Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn komentoi për Radion Kombëtare Bullgare ambicien e Bullgarisë që t’i japë një perspektivë evropiane Ballkanit Perëndimor gjatë kohës së Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian:
„Falënderoj Bullgarinë për samitin e planifikuar gjatë majit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor – kjo do të jetë ngjarja e parë e këtij niveli pas asaj të Selanikut në vitin 2003. Momenti është shumë i rëndësishëm. Vitin e kaluar krijuam premisat – e kam parasysh deklaratën e krerëve të shteteve dhe të qeverive dhe fjalimin e Jean-Claude Juncker për të ardhmen e Bashkimit. Kështu që me rëndësi është të përdorim inercinë e momentit për integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe ta zhvillojmë atë më tej. Është e qartë se shtetet e ndryshme në Ballkan ndodhen në etapa të ndryshme të përgatitjes së tyre. Duhet ta kemi parasysh përparimin e tyre dhe ta vlerësojmë.”
Sipas Johannes Hahn statistika nuk tregon humbje të besimit tek BE-ja ndër qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Si një shembull i mirë për këtë ai përmendi Serbinë, ku besimi në Bashkim është duke u rritur. “Kjo përkrahje varret nga kjo në çfarë mase shtetet e ndryshme i ndiejnë përparësitë e anëtarësisë në BE. Me fillimin e negociatave me Serbinë investimet e huaja në shtet shënuan një rritje të konsiderueshme. Dhe po flasim jo vetëm për investitorë nga Evropa, por nga tërë bota. Biznesi e ndien në mënyrë të saktë se negociatat përparojnë dhe se perspektivat janë të mira. Epërsia e ligjit është gjithashtu një aspekt i rëndësishëm. Të gjithë këto janë premisat që pak nga pak krijojnë vende të reja pune dhe që përmirësojnë standardin e jetesës.”
Si rezultat i krizës ekonomike, financiare dhe migratore në Evropë po vëzhgohet një lodhje nga anëtarësimet e reja – tha për Radion Kombëtare Bullgare Johannes Hahn. „E dimë këtë dhe mendojmë se politika e zgjerimit duhet të shpjegohet jo vetëm në shtetet-kandidate, por edhe në shtetet e BE-së. Sipas meje bëhet fjalë për këtë a dëshirojmë të eksportojmë siguri dhe stabilitet, apo dëshirojmë të importojmë pasiguri dhe paqëndrueshmëri në BE.”
Si “avokati” i Ballkanit Bullgaria është angazhuar me normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë – kjo është një temë e ndërlikuar, nënvizoi Komisioneri Hahn dhe shpjegoi:
„Bashkimi Evropian di mirë se Turqia është një partnere e rëndësishme. Përveç kësaj në shumë sektorë bashkëpunimi me të është në nivel shumë të përparuar. Nga pikëpamja e Bashkimit Evropian duhet të deklarojmë qartë se Turqia nuk është Erdogan. Shumë njerëz në Turqi janë pro-evropianë dhe dëshirojnë anëtarësi në Bashkim. Mendoj se akoma është herët të spekulojmë me këtë se çfarë partneritet mund të krijojmë me Turqinë. Përshëndesim përpjekjet e Turqisë gjatë muajve të fundit për normalizimin e marrëdhënieve. Sepse kjo është në interes edhe të Turqisë, edhe të Evropës.”
Tema për integrimin e Ballkanit Perëndimor do të mbetet në rendin e ditës të BE-së edhe pas Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, komentoi zoti Hahn:
„Ballkani perëndimor do të mbetet në fokusin e BE-së për një kohë të gjatë, sepse pas Bullgarisë në krye të Presidencës së Këshillit do të jetë Austria, pastaj – Rumania. Përveç kësaj presim një përparim në politikën digjitale. Komisionerja evropiane nga Bullgaria Maria Gabriel është shumë aktive. Gjatë Presidencës bullgare me siguri do të kemi përparim edhe në fusha të tjera si sigurimi dhe politika energjetike. Të mos harrojmë dhe propozimin e ardhshëm të Komisionit Evropian për kornizën financiare shumëvjeçare.“ Sipas Komisionerit Hahn diskutimi për kornizën financiare është lidhur me aksentët në zhvillimin e afatgjatë të BE-së.
“Ndoshta migracioni do të jetë tema kryesore e shekullit të 21-të. Duhet të vëzhgojmë me vëmendje proceset në Afrikë. Presim se deri në mesin e shekullit popullsia e këtij kontinenti do të dyfishohet, ndoshta deri në fundin e tij rritja do të jetë e katërfishtë. Evropa duhet të angazhohet me zhvillimin ekonomik të Afrikës, të krijojmë perspektiva për njerëzit atje. Duhet të ndihmojmë përforcimin e instuitucioneve e kjo mund të bëhet me para. D.m.th. – po flas për një angazhim të përbashkët për ne të gjithë, kështu që ta evitojmë fluksin e refugjatëve në Evropë.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..