Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sukseset bullgare në Lojërat olimpike dimërore

БНР Новини
Ekaterina Dafovska

Për pjesëmarrjen e bullgarëve në Lojërat olimpike dimërore mund të thuhen shumë gjëra. Për shembull, se nuk jemi ndër “ato kombet”, të cilat “janë abonuar” me medaljet. Nga një këndvështrim tjetër mund të thuhet se arritjet tona në “sportet e bardha” nuk janë pak për një shtet të vogël, që nuk është i pasur.

Babai i lëvizjes olimpike baron De Kuberten (Pierre de Coubertin) ka thënë se më e rëndësishmja në jetë nuk është triumfi, por beteja, jo të fitosh, por të luftosh me dinjitet. Duke folur për rezultatet e sportistëve bullgarë, mund të them se ato janë fryti i përpjekjeve të denja dhe të punës këmbëngulëse. Duke e respektuar parimin olimpik për pjesëmarrje sipas forcave dhe mundësive të tyre bullgarët marrin pjesë në Lojërat olimpike dimërore rregullisht e pa ndërprerje që nga viti 1936 deri më sot. Dhe po të flasim për sukses, me siguri më parë mendojmë për medaljet e fituara e posaçërisht për ato të arta.

Ivan LebanovNjerëzit që interesohen më shumë për sport kuptojnë mirë, se arritjen e 6, 10, 20 vendeve të para gjithashtu mund të thuhet se është sukses i madh, posaçërisht në disa disiplina konkrete.

Me siguri mund të flasim për sukses duke përmendur vetin 1964 dhe stafetën për gra 3 x 5 kilometra në disiplinën vrapim me ski. Atëherë sportistet bullgare Roza Dimova, Nadezhda Vasileva dhe Krëstana Stoeva arrijnë vendin e pestë.

Pastaj duhet përmendur vitin 1980 dhe slalomin e Lojërave olimpike në Salt Lake City, kur Petër Popangellov u klasifikua në vend të shtete. Në të njëjtin vit një bullgar tjetër – Ivan Lebanov fitoi medaljen e bronztë në vrapim me ski 30 kilomtra. Kjo ishte dhe medalja e parë për vendin tonë në Lojrat olimpike dimërore. Popangellovi arriti të njëjtin rezultat katër vjet më vonë në Sarajevë.

Në Alberville në vitin 1992 pjesëmarrja bullgare ishte  më e fortë në disiplinën biatlon. Nadezhda Aleksieva potuaj fitoi medaljen e bronztë, mirëpo mbeti në vendin e katërt në distancën 7,5 kilometra. Ajo u bë e katërta në stafetën 3 x 7,5 km. bashkë me Iva Shkodreva dhe Sillvana Bllagoeva.

Dhe ja cili është çasti më i lumtur për Bullgarinë! Pikërisht përpara 20 vjetësh në Lojërat olimpike në Nagano të Japonisë Ekaterina Dafovska fitoi medaljen e artë në disiplinën biatlon në distancën prej 15 kilometrash.  Në të njëjtën disiplinë Pavlina Filipova zuri vendin e katërt vetëm dy të qindtat pas mbajtëses së medaljes së bronztë.

Evgenia RadanovaMbresëlënëse ishte dhe pjesëmarrja e Bullgarisë në Salt Lake City në vitin 2002, sepse atëherë për herë të parë sportistët tanë fituan më shumë se një medalje në kuadrin e një olimpiade. Evgenia Radanova në short-track fitoi medaljen e agjendtë në distancën 500 metra, dhe medaljen e bronztë në 1500 metra. Përsëri atje biatlonistja Irina Nikullçina mori medaljen e argjendtë në distancën 10 kilometra. Stafeta bullgare me pjesëmarrjen e sportisteve Pavlina Filipova, Irina Nikullçina Iva Karagjozova dhe Ekaterina Dafovska arriti vendin e katërt. Dhe përsëri në Salt Lake City çifti ynë i patinazhit artistik Albena Denkovska dhe Maksim Stavijski u klasifikua në vendin e shtatë.

Në Torino në vitin 2006 Evgenia Radanova në disiplinën short-track në distancën 500 metra fitoi medaljen e argjendtë. Kështu ajo u bë sportistja më e suksesshme bullgare, që ka marrë pjesë në Lojrat olimpike dimërore.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sportistë të shquar bullgarë u dekoruan me Medaljen e Nderit të Presidentit

Kreu i shtetit Rumen Radev dekoroi sportistë të shquar bullgarë me Medaljen e Nderit të Presidentit. Në një ceremoni në Presidencë çmime morën Nonka Matova, qitëse sportive që mori pjesë shtatë herë në Lojërat Olimpike dhe fitoi mbi 600 medalje në..

botuar më 24-12-03 5.58.MD

Futbolli bullgar shënoi 100 vjetorin e tij

Është koha që Bullgaria të ketë një stadium modern që mund të presë finalet e turneve evropiane të klubeve. Rreth këtij mendimi u bashkuan njerëzit më të rëndësishëm në futboll - presidentët e FIFA-së dhe UEFA-së - Xhanni Infantino dhe Aleksandër..

botuar më 24-12-03 10.15.PD
Grigor Dimitrov

Grigor Dimitrov përshkruan dashurinë e tij për tenisin në një letër

Ylli bullgar i tenisit, Grigor Dimitrov, shfrytëzoi fjalë emocionuese, duke dërguar mesazhin e tij të dashurisë për sportin e tij të preferuar në rubrikën "Letër dashurie për tenis" të Shoqatës së Tenistëve Profesionistë, njofton Gong.bg. “Të..

botuar më 24-12-02 5.31.MD