Desi Andonova është një nga personat e njohur të skenës bullgare. Emri i saj është lidhur me disa projekte muzikore, ndër të cilat janë Phuture Shock dhe Sentimental Swingers. Gjatë muajve të fundit ajo punon me disa muzikantë të shkëlqyer, me të cilët incizon albumin e saj të parë. Me ta këngëtarja do të japë koncert në një nga klubet e njohura të natës në Sofje më 14 shkurt. Atëherë tek ne kemi të paktën dy arsye për festim – në këtë datë sipas kalendarit të vjetër julian kremtojmë Shën Trifon dhe ditën tradicionale të verës, kurse të rinjtë festojnë ditën e dashurisë. Titulli i koncertit është Love Sounds with Desy.
“Për mua dashuria është themeli i jetës dhe ndoshta kjo ndihet në muzikën time – tha Desi. Mbase kjo është arsyeja, për të cilën më kanë fituar të këndoj pikërisht në Ditën e dashurisë. Sipas meje dashurinë duhet ta festojmë çdo ditë, jo vetëm një herë në vit. Kjo është një ndjenjë e mrekullueshme, ka aq shumë dimensione dhe unë kënaqem me secilin prej tyre. Sipas meje arti është një nga aspektet e dashurisë dhe ndoshta është ai më i rëndësishmi. Në koncertin tim kam përfshirë muzikë të krijuar nga unë gjatë viteve të fundit. Ajo tingëllon në mënyrë magjepsëse në pranin e muzikantëve, me të cilët po punoj: Vasill Vutev (perkusione), Bozhidar Vasilev (trombon), Dimitër Gorçakov (piano) dhe Georgi Donçev (kontrabas). Secili prej tyre për mua është special dhe jam shumë e lumtur për këtë se jemi së bashku në studion e incizimeve. Me ta po punoj mbi albumin tim të parë dhe prania e tyre pranë meje është një frymëzim i vërtetë. Kuptoj sa e rëndësishme është që të ndodhesh në me momentin e duhur pranë njerëzve të duhur. Muajit e fundit ishin të vështirë sepse humbëm Ronin (Andronia Popova) – me të ishin mike që nga fëmijëria, këndonim së bashku në duon Sentimental Swingers. Ishte një goditje e fortë për të gjithë ne, për mua ishte një katharsis personal. Pas vdekjes së saj shkrova një këngë. Për tekstin më ndihmoi një miku im i huaj që dhe më duket se u bë shumë i bukur. Titulli është “One of the Stars”.
Me siguri fakti se kënga “One of the Stars” është në gjuhën angleze nuk është një barrierë ndërmjet këngëtares dhe publikut të saj. Në fakt pothuaj të gjitha këngët e Desi Andonovës janë në anglisht, kështu është edhe në albumin e ri.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Kënga "Dashuria dhe vera" u interpretua nga ylli i muzikës pop bullgare Jordanka Hristova në vitin 2023, disa ditë para 14 shkurtit. Si data, ashtu edhe kënga bashkojnë dy festa - të verës dhe të dashurisë: “ Çfarë është vera pa dashuri? Çfarë është..
"Një koncert me muzikë origjinale është një mënyrë e shkëlqyer për të festuar ditëlindjen," thotë me buzëqeshje një nga muzikantët më të shquar dhe krijues të xhazit në skenën bullgare, perkusionisti Hristo Jocov. Një fjalë e thënë, një gur i hedhur (Që..
Rreth dhjetë vjet më parë, një vajzë e vogël me një zë të madh u shfaq në një shfaqje televizive. 15-vjeçarja e atëhershme Mihaella Marinova tani është një këngëtare e njohur që vazhdon të zhvillohet si artiste. Gjatë kësaj kohe, ajo arriti të fitojë një..
Viktoria Gllavçeva këndon që nga mosha 4-vjeçare dhe ka fituar një sërë çmimesh, por një popullaritet të veçantë fitoi pas pjesëmarrjes në formatin..
Orkestra e Muzikës Popullore e Radios Kombëtare Bullgare, e drejtuar nga maestro Dimitër Hristov , po përgatit një turne pranveror në mars. Të..