Sot Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) shënon Ditën Botërore të radios me moto “Radioja dhe Sporti”. Në paradhomën qendrore u prezantuan eksponate të lidhura me historinë e “Shtëpisë së Vjetës”, siç është e njohur radioja jonë. Drejtori i Fondit Arkivor të Radios Kojmbëtare Bullgare Anton Mitov na tregoi më shumë për këtë ekspozitë:
“Në të mund të shihen eksponate interesante. Mund të fillojmë me kimononë e dhuruar Korit të Fëmijëve nga prefektura e qytetit Kanazava të Japonisë, ku Kori ka pasur disa koncerte. Është punuar me dorë dhe është shumë e bukur. Një fakt interesant është se para pak kohe në radio erdhi gruaja e kryeministrit japonez. Asaj i bëri përshtypje të madhe kimonoja në ekspozitën tonë të përhershme. Ka një vitrinë të posaçme, kushtuar drejtorit të parë të “Shtëpisë së Vjetër” Sirak Skitnik. Mund të kuptoni më shumë për biografinë e tij dhe do të shikoni sendet e tij personale. Vitrina tjetër tregon për spikerët e parë dhe për reportazhin e parë. Tregojmë edhe personat e njohur të lidhur me Radion Kombëtare Bullgare – këta janë kryesisht kompozitorë që kanë punuar këtu. Natyrisht ka edhe sende karakteristike për radion nga e kaluara e afërt – mikrofon, pllaka gramafoni, shirita regjistrimi. Ka vend edhe për çmimet e marra nga radioja gjatë viteve të kaluara, siç edhe për dekoratën “Sirak Skitnik” që dorëzohet çdo vit për arritje të konsiderueshme fushën e gazetarisë.”
Sivjet Fondi Arkivor i BNR-së mori çmimin “Sirak Skitnik” për projekt multimedial. Më shumë për të na tregoi përsëri drejtori i tij Anton Mitov:
“Ky projekt është ueb-faqja e Fondit Arkivor të radios në internet. Gjithçka që është mbledhur gjatë viteve mund të gjejë vend në të – fotografi, incizime, tekste, informacione. Dhe kjo është etapa e parë e projektit. Më vonë përdoruesit tanë do të mund të shkarkojnë audio kundrejt pagimit. Kjo është mënyra më e mirë që të ofrojmë akses tek arkivi ynë, në mënyrë që sa më shumë njerëz të mund të përdorin përmbajtjen tonë tingullore dhe muzikore. Në arkivin tonë kemi incizime të bëra me raste të ndryshme dhe secili do të ketë mundësi t’i përdorë sipas nevojave të veta.”
Thonë se radioja e bën botën një fshat të madh dhe është shpikja më revolucionare e së kaluarës së afërt. Tani, në shekullin e 21-rë çfarë është për ju radioja?
“Sot me anë të internetit dëgjova një radio në Ishujt e Sejshelleve. Tani, kur përdorim internet në të vërtet më duket se jetojmë në një fshat të madh. Edhe BNR-ja nëpërmjet internetit mund të dëgjohet në çdo kënd të botës. Disponoj me statistikë se na dëgjojnë edhe në Sejshellet” – tha Anton Mitov.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin 2026, kur të dy vendet do të ftojnë zyrtarisht qytetet e tyre për të përgatitur ofertat. Kandidatët..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet e fundit numri i personave të cilëve u është dhënë shtetësia bullgare kalon 16 000 veta. Kjo la..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve në zonën e " Kompleksit Mandra-Poda " pranë Burgasit. Ky është..
“Vendi në Francë ku së bashku vizatojmë të ardhmen bullgare të fëmijëve tanë” – kështu e përshkroi Janeta Dimitrova vendin e saj të punës – Shkollën..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkit, i cili do të mbledhë së..