Nikolla Dimitrov: Historia u buzëqeshi Bullgarisë dhe Maqedonisë
"Simbolika e 14 shkurtit më lejon të them se në këtë ditë historia u buzëqeshi Bullgarisë dhe Maqedonisë dhe e ardhmja është para nesh”. Këtë e tha në Sofje Ministri i punëve të jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov pas shkëmbimit të dokumenteve të ratifikimit, me të cilat hyn në fuqi Traktati i miqësisë, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë. “Kemi marrëdhënie krejtësisht të ndryshme”, komentoi ai. Dimitrov nënvizoi se kemi shumë interesa të përbashkëta, të cilët na lidhin.
Binali Jëlldërëm: Ankaraja është gati për të bërë hap radikal ndaj përmirësimit të marrëdhënieve me Gjermaninë
Kryeministri turk Binali Jëlldërëm tha se Ankaraja është gati të bëjë hapa përpara drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Gjeramaninë. Për Televizionin publik gjerman ARD Jëlldërëm shprehu shpresë se gazetari Deniz Juxhel nga gazeta “Welt”, i ndaluar nga autoritetet turke me akuzë për terrorizëm, së shpejti do të lirohet. Qeveria gjermane është kategorike se nuk mund të flitet për normalizimin e marrëdhënieve, derisa në Turqi vazhdojnë arrestimet e shumta të oponentëve të presidentit Rexhep Erdogan.
Zoran Zaev: Me Greqinë arritëm mirëkuptim për 3 prej 7 çështjeve të lidhura me emrin e Maqedonisë
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev deklaroi se tri prej shtatë çështjeve të lidhura me emrin e Republikës së Maqedonisë janë zgjidhur. Zaevi nënvizoi se qeveria e Maqedonisë bën çmos për të arritur konsensus brenda shtetit për një zgjidhje përfundimtare të kontestit të emrit të Maqedonisë – një problem që nuk mund të gjejë rrugëdaljen e vet tashmë 25 vjet. Kryeministri shpreson se në dy vendet do të fitojë pragmatizmi dhe zgjidhja e mundshme do të pohohet me referendum.
Kryebashkiaku i qytetit të Selanikut kërkon ndryshimin e emrit të aeroportit “Maqedonia”, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij
Kryebashkiaku i qytetit grek Selanik Janis Butaris provokoi protesta, pasi shpalli publikisht se emri i aeroportit “Maqedonia” duhet ndryshuar. Kështu ai tregoi respekt dhe miqësi ndaj Shkupit. Protestuesit para ndërtesës së bashkisë së Selanikut kërkuan dorëheqjen e tij, sepse me fjalët e tij ai “e ka provokuar ndjenjën kombëtare të grekëve”. Kryebashkiaku i Selanikut komentoi se “nuk ka ndër mend ta pushtojë qytetin”. Para pak kohe ai përsëri bëri deklaratë provokuese, kësaj here për maqedonasit, duke thënë se ata janë bullgarë dhe nuk ka gjuhë maqedonase, informoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në Greqi Katja Peeva.
Mësuesit në Slloveni protestojnë për rroga më të larta
Shumica e shkollave Slloveni janë mbyllur për shkak të grevës së 38 000 mësuesve, të cilët kërkojnë rritjen e pagave të tyre. “Insistojmë që niveli mesatar i pagës së mësuesve të afrohet tek ai në sektorët e tjerë, që kërkojnë kualifikim analogjik – për shembull mjekët dhe nëpunësit në administratën shtetërore” – tha zëdhënësi i sindikatës SVIZ Sandi Modrian. Muajin e kaluar me kërkesë për paga më të larta protestuan 30 mijë nëpunës në sektorin publik, të hënën – policët, kurse të martën infermierët ndërprenë punë për dy orë me të njëjtat pretendime, informoi gazeta “Dnevnik”.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për kushtet dhe rendin e dhënies së vizave dhe përcaktimin e regjimit të vizave nga viti 2011. Me të, korniza rregullative sinkronizohet me kërkesat e procedurës së..
Organizata bullgare e hotelerisë dhe restoranteve prezantoi çmimet e saj vjetore për arritjet profesionale në fushën e turizmit, duke vlerësuar punën e zviceranes Elizabeth Bleiker për popullarizimin e vendit tonë si destinacion turistik në tre vende -..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin..