Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Huben Çerkellov e pasqyron të kaluarën dhe të tanishmen përmes pikturave dhe parave të vjetra

БНР Новини

Deri më 11 mars në Sofje mund të shikohet ekspozita e piktorit bullgar i cili punon në Shtetet e Bashkuara Huben Çerkellov. Ajo është prezantimi i tij i parë në tokën bullgare prej 18 vjetëve e këtej nën patronazhin e Ekaterina Zaharievës, zëvendëskryeministre dhe ministre e punëve të jashtme të Bullgarisë. Mikpritës i ekspozitës është Muzeu i artit modern – Arsenali i Sofjes pranë Galerisë Kombëtare Artistike.

Emërtimi i ekspozitës “Imane” është i pasur për nga nënteksti – piktori ka parasysh kuptimin e ndryshëm të kësaj fjale, në varësi nga theksi – si “pronësi, përmbajtje” dhe si “thesar”. Por çdo një kuptim përputhet me përmbajtjen e saj. Huben Çerkellov prezanton piktura të mjeshtërve të mëdhenj bullgar si Mëkviçka, Anton Mitov, Jarosllav Veshin, Ivan Milev, të pikturuar mbi kartëmonedhat e vjetra. Është më se e logjikshme pyetja drejtuar piktorit nëse e frymëzojnë paratë prej letre si art.

“100 leva”. Në bazë të “Një grup fshatarësh në Pazar në Sofje” nga Anton Mitov. Kartëmonedha është e shtypur nga Braddbury, Wilkinson&Co, Londër 1925

Jo kaq si art, sesa si simbol i besimit në vlerë. Njeriu duhet të besojë në vlerën e vet dhe atëherë do të ketë sukses” – thotë Çerkellov dhe shton : “Ata janë të vënë mbi kartëmonedhat bullgare. Kjo qe e rëndësishme për mua, jo vetë krijimet. Në fillim të shekullit të 20 kanë vendosur për të vënë krijime të tyre mbi kartëmonedha. Unë i mora këto imazhe nga kartëmonedhat...dhe i riktheva mbrapsht në variantin e pikturave.

Sllava Ivanova, drejtoreshë e Galerisë Kombëtare, rikujtoi se viti 2018 është shpallur Vit Evropian i trashëgimisë kulturore.

Natyrisht që “Imane” ka të bëjë dhe me këtë aspekt të ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Në një mënyrë individuale Huben vazhdimisht e studion rrugën e vet të zhvillimit dhe unë gëzohem se na befason me një ekspozitë, e cila sjell imazhe dhe ka qëndrim ndaj trashëgimisë kulturore bullgare. Një pjesë nga imazhet, të cilat do ti shikoni, janë jo vetëm imazhe të kartëmonedhave, por janë dhe të krijimeve, pronë e Galerisë Kombëtare. Kështu që konteksti i kësaj ekspozite është shumë i pasur, shumë i gjerë.

“500 leva”. Në bazë të pikturës së Jarosllav Veshin “Oraçi” /punëtorë ferme/. Kartëmonedha është e shtypur nga Wilkinson&Co, Londër 1925

Në përshëndetjen në emër të ministres Zaharieva thuhet: “Është me rëndësi se kjo ekspozitë rastis pikërisht në kohën e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, sepse me ngjarje të këtij lloji, mund të tregojmë fytyrën e ndryshme të Bullgarisë, atë fytyrë e cila na bën të krenohemi dhe jo vetëm se ruan por dhe shpërndan mesazhet më të rëndësishme të vendit tonë, se bullgarët janë të talentuar, punëdashës dhe japin kontributin e vet për kulturën dhe artin në Evropë dhe në botë.

Huben Çerkellov drejton një vështrim drejt së kaluarës, duke përdorur kartëmonedhat, mbi të cilat janë ilustruar krijime të artit, të cilët gjatë asaj kohe – gjatë viteve 20 të shekullit të 20 kanë qenë art modern – tha kritikja e artit Nadezhda Xhakova, kuratore e ekspozitës. Ato kanë qenë të vlefshme për bashkëkohësit e vet dhe shikojmë se po vazhdojnë të marrin pjesë dhe sot në historinë e artit. Kështu që ai ve një çështje shumë të rëndësishme: ku është arti modern, nëse ai është një pjesë nga historia jonë dhe cila është e ardhmja e tij.

“200 leva”. Në bazë të “Atit Pajisij” nga Ivan Mërkviçka. Kartëmonedha është e shtypur nga Thomas de la Rue&Co, Londër 1929

Huben Çerkellov ka lindur në vitin 1970 në qytetin Kërxhali. Pas vitit 2000 jeton dhe punon në Nju Jork. Sipas kritikëve të artit, krijimet e tij gërshetojnë në një mënyrë origjinale traditat bullgare dhe pop artin amerikan. Sipas fjalëve të tij, ai është shumë i zënë, por tanimë synon më shpesh të kthehet në Bullgari: “Tani fillova të vij më shpesh, të paktën një herë në vit. Mundohem, ja tani me ekspozita...Këto janë shkaqe të mira. Shpresoj që gjatë ardhjes sime tjetër të mund të kem më shumë kohë për të udhëtuar.”

Projekti tjetër i piktorit quhet “120 fytyra” por Huben Çerkellovi akoma nuk po jep hollësira për të.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: sofiaarsenal-mca.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD