Aleksandër Vuçiç: Serbia është në rrugën drejt Evropës, por i ruajmë marrëdhëniet e mira me Rusinë
Serbia shikon tek Evropa, mirëpo vazhdon politikën e saj të fqinjësisë së mirë dhe të mirëkuptimit me Federatën Ruse, pavarësisht nga presioni që ushtrohet mbi të, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç pas takimit të tij me Sergej Lavrov. Ministri i jashtëm i Rusisë vizitoi Serbinë me rastin e përvjetorit të 180-të nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Vuçiç nënvizoi se Serbia s’ka ndërmend të solidarizohet me sanksionet evropiane kundër Moskës, sepse Rusia kurrë nuk ka vepruar kundër interesave të Serbisë.
Minatorë rumunë protestojnë për të kërkuar paga më të mira
80 minatorë rumunë po ndodhen nën tokën për të protestuar në minierën e kripës “Slanik” në rajonin jugor Prahova, kurse 100 kolegët e tyre mbi tokën i përkrahin. Sipas sindikatës së minatorëve punëtorët marrin paga minimale dhe punojnë duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë. Kushtet për punë janë të këqija, sepse pajiset në minierë janë amortizuar – 40 vjet me radhë nuk janë bërë rinovime. Puna do të mbetet e bllokuar derisa nuk propozohen variante për shpërblimin më të mirë të punës dhe për përmirësimin e kushteve të punës.
17 turq kërkojnë strehim në një ishull grek
Shtatëmbëdhjetë shtetas të Turqisë kanë mbërritur në ishullin grek Inuses (Oinousses) në Detin Egje, afër kufirit turk dhe sipas mediave vendase kanë kërkuar strehim politik. Sipas televizionit “Sky” në grup ka shtatë meshkuj, katër femra dhe shtatë fëmijë. Ata deklarojnë se kanë frikë nga persekutimi në Turqi për shkak të represioneve pas grusht shtetit të dështuar në vitin 2016. Pas tentativës për grushtin e shtetit kundër presidentit Erdogan qindra shtetas kanë larguar nga vendi i tyre në Greqi. Ndër azilkërkuesit janë tetë ushtarakët, të cilët akuzohen për tradhti në Turqi – rasti i tyre u bë arsye për tensionimin e marrëdhënieve mes dy fqinjave.
Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bëhen pjesë e BE-së pas 10 vjetësh, mendon Ministri Bushati
Ministri shqiptar i punëve të jashtme Ditmir Bushati beson se Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të hyjnë në Bashkimin Evropian jo më vonë se 10 vjet. Në një intervistë për “Reuters” Bushati ka thënë se në Shqipëri investimet po shtohen, ka edhe investime nga Japonia, por për të procesi i integrimit evropian s’ka alternativë. Pyetjes se si e vlerëson ai shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë dhe Kinës në regjion, ai i ka përgjigjur: “Ballkani Perëndimor po konsiderohet një tavolinë shahu nga pikëpamja e gjeopolitikës”.
Kosova: Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët
Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët , tha Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Sipas tij Kosova tani është faktor i paqes dhe stabilitetit dhe është ajo shembullore me marrëdhëniet e saj të fqinjësisë së mirë. Në takimin zyrtar me senatorin amerikan Ron Johnson, në të cilin ishin të pranishëm Zëvendëskryeministri serb Dalibor Jevtiq dhe Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie, janë diskutuar situata në Kosovë, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe përkrahja e SHBA-së. “Përkrahja e SHBA-ve është shumë e rëndësishme për ne. Kosova dhe populli i saj do të jetë përherë falënderues për ndihmën që SHBA-të dhe populli amerikan kanë dhënë në të gjitha periudhat”, ka thënë kryeministri Haradinaj. Johnson ka deklaruar se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështetë zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.
Ivica Daçiç: Perëndimi të mos heshtë për deklarata të lidhura me Shqipërinë e Madhe
Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç shprehu indinjatën e tij për shkak të heshtjes së shteteve perëndimore në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në komentin e tij të bërë për TANJUG Daçiç tha se “Perëndimi e fsheh kokën në rërë”. Me rastin e përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Edi Rama lancoi idenë për një politikë të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës dhe bile foli për mundësinë për një president të përbashkët. Më vonë lidhur me komentet e shumta pas fjalimit të tij, kryeministri shqiptar tha se ideja për president të përbashkët “është shkëputur krejt nga konteksti”.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Mbledhja e akademikëve dhe anëtarëve korrespondentë të Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila bashkon të gjithë anëtarët nga drejtimet shkencore dhe krijuese të Akademisë, miratoi një deklaratë në mbështetje të Kishës Ortodokse Bullgare - Patrikanës..
Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formua një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin..