Turqia përsëri kërcënon Qipron për shkak të kërkimeve për gaz
Kryeministri turk Binali Jëlldërëm për herë të radhës kërcënoi Qipron për shkak të punimeve kërkimore për gaz natyror afër brigjeve të ishullit. Turqia është kundër shpimeve të “njëanshme” për gaz, të cilat sipas saj i shkelin të drejtat e turqve të Qipros, të lidhura me resurset natyrore të ishullit. Duke komentuar informacionin se një anije e kompanisë amerikane “ExxonMobil” është nisur për në Mesdheun Lindor me qëllim kërkime për hidrokarbure, Jëlldërëm paralajmëroi se “veprimet provokuese do ta kenë përgjigjen përkatëse”. Muajin e kaluar anijet ushtarake turke nuk e lejuan anijen kërkimore të arrijë deri në një rajon në juglindje të Qipros, ku kompania italiane “Eni” planifikonte punime kërkimore për gaz.
Këshilli i Bashkimit Evropian shpreson se rojet kufitare greke, të ndaluar në Turqi të lirohen sa më shpejtë
Komisionerja evropiane për politikën e jashtme dhe sigurinë Federica Mogherini tha se Këshilli i Bashkimit Evropian shpreson se sa më shpejtë do të lërohen ushtarët grekë të ndaluar në Turqi. Më 1 mars sivjet dy policët e Rojeve Kufitare greke – Angelos Mitretodis dhe Dimitris Kuklaxis, duke patrulluar pranë kufirit me Turqinë, për shkak të motit të keq pa dashje kanë hyrë në territorin e Turqisë dhe atje janë ndaluar nga autoritetet përgjegjëse turke. Ata janë dyshuar për spiunazh.
Policët gjermanë dhe kolegët e tyre rumunë zbuluan një rrjet për trafikimin e qenieve njerëzore
Policë gjermanë dhe rumunë zhvilluan një aksion në shtëpi të banimit dhe në hotele në dy shtetet me qëllim zbulimin e një rrjeti të trafikimit të migrantëve. Sipas të dhënave ky është rrjeti më i madh i tillë në Evropë. Udhëheqësit e tij janë me prejardhje arabe. Organizata kriminele ka organizuar akomodimin dhe transportimin e refugjatëve dhe emigrantëve në territorin e Turqisë, Bullgarisë, Serbisë, Rumanisë, Hungarisë, Austrisë dhe Gjermanisë. Migrantët u kanë paguar trafikantëve nga 4000-5000 euro për person.
Protestat në Shkup kundër ndryshimit të emrit të Maqedonisë nuk pushojnë
Shkupi përsëri është skena e protestave kundër ndërrimit të emrit kushtetues të Maqedonisë. Protestat, në të cilat u përfshinë disa mijë veta, u organizuan nga lëvizja “Me jemi Maqedonia”. Sipas mediave vendase protesta të tilla ka pasur në Australi, Zelandën e Re, SHBA-në, Holandën, Suedinë, dhe Britaninë e Madhe.
Turqia fillon t’i kthejë refugjatët sirianë në atdheun e tyre
Turqia po bën hapat e para për kthimin e një pjese prej 3,5 milionë refugjatëve sirianë, të cilët po ndodhen në territorin e saj. Gjysmëhëna e Kuqe turke dhe Drejtoria për menaxhimin e fatkeqësive dhe rasteve të emergjencës filluan ndërtimin e nëntë kampeve për 170 mijë veta në rajonet e pastruara nga terroristët nga DAESH-i gjatë kohës së operacionit “Mburoja e Efratit”, kështu edhe në rajonin Idlib.
Zhytës nga Bullgaria marrin pjesë në një stërvitje ushtarake në Rumani
Tetë zhytës bullgarë, të specializuar në çaktivizimin e municioneve, nga Forcat detare Bullgare marrin pjesë në stërvitjen “Stuhia pranverore 2018” ("Spring storm - 2018"). Ajo zhvillohet nga 5 deri më 12 mars në rajonin e qytetit Konstanca dhe poligonit Kapu Midia në Rumani. Zhytësit bullgarë, bashkë me rojet bregdetare të Gjeorgjisë dhe me kolegët e tyre nga Rumania dhe SHBA-ja stërviten për kërkimin sa më efektiv të minave dhe heqjen e tyre nga ujërat e cekëta pranë bregdetit.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara, thotë psikiatri dr. Vlladimir Simov, i cili prej shumë vitesh e ushtron profesionin e tij jashtë..
Sevlievo është "mbretëria e kungujve". Fruta e shijshme rritet me bollëk në këtë pjesë të Bullgarisë Veriore. Jo rastësisht vendasit i kanë kushtuar një festival të veçantë, i cili zhvillohet në kuadër të panairit vjeshtor të Sevlievos. Këtë vit..
27-vjeçari Cvetan Ivanov-Çoni - fitues i European Street Food Awards, konkursi i ushqimit në rrugë Bulgaria mori titullin "Sandviçi më i mirë" në finalen e garës evropiane në Saarbrucken të Gjermanisë, në konkurrencën e pjesëmarrësve nga 17 vende,..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në..
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..