Erdogani përsëri kritikoi NATO-n
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e akuzoi NATO-n, se nuk e përkrah operacionin ushtarak turk “Dega e Ullirit” kundra luftëtarëve sirianë kurdë në Sirinë Veriore. Ai e akuzoi Aleancën në standarde të dyfishta, duke vënë në dukje se, Turqia ka dërguar ushtarë të vet në zonat e konfliktit, kur kjo është kërkuar nga NATO-ja, por kur nevojitet që asaj t’i jepet ndihmë, një përkrahje e tillë mungon. Operacioni “Dega e Ullirit” filloj më 20 janar. Në rajonin e Afrinit, ku zhvillohet ai, jetojnë rreth 1,5 milionë kurdë dhe refugjatë nga krahina të tjera të Sirisë.
Grekët besojnë se, zgjidhja e mosmarrëveshjes do të jetë më afër pozitës maqedonase
57.1% nga grekët besojnë se, zgjidhja e mosmarrëveshjes lidhur me emrin do të jetë më afër pozitave maqedonase dhe vetëm 26.9% presin që të jetë më afër atyre greke. 16% nuk mundin ose nuk duan që t’i përgjigjen kësaj pyetjeje, tregon një studim i zhvilluar për televizionin grek “Action 24”. 57.1% nga ata të cilët janë përgjigjur, se vendimi do të jetë më afër kërkesave maqedonase, në zgjedhjet e fundit parlamentare gjatë muajit shtator 2015, kanë votuar për Demokracinë e Re opozitare, kurse 39.7% për SIRIZËN. Anketimi tregon, se gjatë zgjedhjeve eventuale sot Demokracia e Re do të ketë përparësi përpara SIRIZËS që është në pushtet.
VMRO-DPMNE do të përkrahë qeverinë, në qoftë se ajo heq dorë nga ligji për gjuhët
Lideri i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski i propozoi kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev një përkrahje pa kushte të qeverisë në të gjitha reformat, në qoftë se partia e Zaevit /Bashkimi Social Demokratik i Maqedonisë/ heq dorë nga ligji për gjuhët. Në një intervistë për TV 24 ambasadori i Francës Kristian Timonie, duke iu referuar një pozite të komisionarit evropian Johanes Han, komentoi se ky ligj nuk është me prioritet për Bashkimin Evropian. Ambasadori citoi po kështu një deklaratë të liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, se shqiptarët kanë pritur për këtë ligj 150 vjet dhe mund të presin edhe pak.
Shtet e Bashkuara kanë përgatitur plan prej 4 pikave për Kosovën
Gazeta “Novosti” njoftoi se Shtetet e Bashkuara kanë përgatitur një paketë të posaçme prej 4 pikëve për Kosovën, e cila gjatë javëve të ardhshme do t’i paraqitet fillimisht presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Një variant pune i “paketës kosovare” mundet të prezantohet në Beograd gjatë ditës së martë, 13 mars, nga ndihmës sekretari i ri amerikan i shtetit për Evropën dhe Eurazinë Ues Miçëll. Dokumenti ka parashikuar që Asociacioni i Komuniteteve Serbe në Kosovë të fitojë autorizime më të mëdha ekzekutive dhe të forcojë kompetencat e veta në shëndetësi, arsim dhe kulturë. Në këmbim të kësaj, nga Beogradi pritet që t’i lejojë Prishtinës të bashkohet ndaj organizatave ndërkombëtare.
Opozita e Malit të Zi ngriti kandidatin e vet për president
Pjesa më e madhe e partive opozitare të Malit të Zi caktuan ekonomistin dhe deputet Mlladen Bojaniç kandidat të tyre për zgjedhjet presidenciale në republikë, të cilat duhet të zhvillohen më 15 prill. Kandidatura bashkon opozitën kundra Partisë Demokratike të Socialistëve në drejtim. Vet pushtetarët akoma nuk kanë ngritur kandidatin e vet, por pritet që ky të jetë lideri i tyre Millo Xhukanoviç, ish president dhe gjashtë herë kryeministër i Malit të Zi.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..
Kujtimet e Bullgarisë në 100 vitet e fundit mund t'i tregojnë 300 gra dhe 96 burra. Në Sofje ka më shumë njëqindvjeçarë, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave me rastin e 1 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Moshuarve. 1 731 039..
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në..
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..