Gjatë muajve të fundit roli i grave në kinema kthehet në një temë kryesore për botën e Artit të Shtatë. Që nga viti 1993 e këtej një festival i filmave në Milano – “Sguardi Altrove” e drejton vëmendjen e publikut drejt shiritave të prodhuara prej zonjave. Edicioni i tij i 25 zhvillohet nga data 11 deri më 18 mars, kurse Bullgaria është një mike e posaçme:
“Sivjet Bullgaria ka kënaqësinë të marrë pjesë me 6 tituj në kuadrin e festivalit – tregon Borisllava Çakrinova, bashkëpunëtore në Institutin Kulturor Bullgar në Romë. – Me ne u lidh drejtoresha artistike e festivalit Patricia Rapaco, e cila kërkoi të vëmë një theks të posaçëm mbi kinemanë bullgare të krijuar prej grave, kinema kjo e cila akoma nuk është dhe aq e njohur në Itali. Prezantojmë 4 filma bullgarë: “Bezbog” /Pa Zot/ të Ralica Petrovës, “Vojvoda” të Zornica Sofias, “Divorc shqiptar” – një film dokumentar i Adella Peevës, kurse “Prokurori, mbrojtësi, babai dhe djali i tij” i Iglika Trifonovës paraqitet për herë të dytë në këtë qytet, pasi vjet qe treguar gjatë kohës së edicionit të parë të Festës së Kinemasë Bullgare në Milano. Jemi shumë të lumtur se organizatorët kanë vendosur të projektojnë dhe një prodhim të përbashkët bullgaro-gjerman “Uestërn”, si dhe filmin “Drejtime” të Stefan Komandarevit.”
Për një ekzistencë çerekshekullore festivali ka vendin e vet të afirmuar, kurse kinemaja bullgare është në një kompani shumë interesante: “Në programin kryesor figurojnë shumë nga filmat, të cilët kanë fituar çmime në festivalet më prestigjioze gjatë vitit të fundit. Kështu që programi është shumë interesant dhe është krejtësisht i drejtuar drejt grave dhe vendit të tyre në kinema-gra regjisore dhe tematikë grash në filmat. Patjetër që ka se çfarë të shikohet dhe prandaj gëzohem se Bullgaria është një mike e posaçme”, shton Çakrinova.
Vëmendja mbi Bullgarinë u përqendrua edhe gjatë tryezës së posaçme të rrumbullakët kushtuar kinemasë në Evropën Lindore në zyrën e Parlamentit Evropian në Milano. Drejtori i Qendrës së Parlamentit Evropian Bruno Marasa dhe konsulli i përgjithshëm i Bullgarisë Rosen Rufev shprehën kënaqësi se periudha e Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian ofron mundësi të reja për takime me kulturën bullgare, e cila akoma nuk është mjaft e njohur në Itali. Në kuadrin e tryezës së rrumbullakët, regjisorja Adella Peeva, e cila është dhe autore e studimit kushtuar rolit të grave në kinemanë bullgare, prezantoi sajtin e krijuar posaçërisht për të /www.jeni-bg-kino.com/, i cili ofron një informacion të hollësishëm për punën e 29 grave bullgare regjisore. Historitë e veta dhe përvojën e fituar ndanë po kështu Zornica Sofia, skenariste dhe regjisore, dhe Teodora Filipova, karikaturiste dhe pedagoge në Institutin Evropian për Dizajn në qytetin Milano. Një qëndrim ndaj kinemasë bullgare shprehu dhe kritiku italian i filmave Nikolla Falçinela, i cili përgjithësoi disa nga sukseset më të rëndësishme të filmave bullgarë gjatë viteve të fundit në festivale të ndryshme dhe theksoi interesin ndërkombëtar i cili po shtohet gjatë viteve të fundit ndaj kinematografisë tonë, në të cilën gratë gjithmonë kanë pasur një vend të konsiderueshëm. Sa i përket kureshtjes së publikut italian ndaj filmave bullgarë Borisllava Çakrinova shtoi:
“Interesi gjatë viteve të fundit nuk është vetëm në Itali, ai është evropian. Për mua është një gëzim i madh se, filmat bullgarë filluan jo vetëm të prezantohen, por dhe të fitojnë dekorata në festivale prestigjioze të kinemasë. Ja, filmi “Pa Zot” i regjisores dhe skenariste Ralica Petrova fitoj “Leopardin e Artë” në Festivalin e 69 në Lokarno /Zvicër/, që fare nuk është pak. Ky sukses padyshim që ndikon mbi publikun dhe mbi interesin e tij këtu, meqenëse arrijnë lajme për Bullgarinë. Përveç kësaj, publiku është kureshtar të zbulojë atë, e cila rastis në vendin tonë gjatë viteve të fundit, kurse ne kemi mundësinë t’ia propozojmë.”
Sa i përket shkakut që festivali në Milano të zgjedhë Bullgarinë për një mike të posaçme, bashkëbiseduesja jonë ia përkushton interesit më të gjerë ndaj shteteve nga Evropa Lindore: “Ka traditë që në vitet e ndryshme theksi të vihet mbi vende të ndryshme. Ky vit përkon me Presidencën Evropiane të Bullgarisë, por jo vetëm kjo. Ftesa është si pasojë e interesit dhe dëshirës për zgjerimin e vështrimit ndaj shteteve, të cilat nuk kanë qenë kaq të njohura deri tani” – tha përpara Radio Bullgarisë Borisllava Çakrinova nga Instituti Kulturor Bullgar në Romë, me ndihmën e të cilit kinematografia jonë prezantohet në Festivalin Sguardi Altrove në Milano.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..