Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë zgjidhje të shpejtë për kontestin e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë
Në një intervistë për agjencinë kombëtare të lajmeve të Maqedonisë nga Departamenti shtetëror i ShBA-së deklaruan se i përkrahin negociatat me ndërmjetësinë e OKB-së për zgjidhjen e problemit me emrin e Maqedonisë dhe bëjnë thirrje që Parlamenti maqedonas të përqendrohet mbi reformat e domosdoshme. Zëdhënësi i Departamentit Shtetëror ka nënvizuar se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpresojnë se së shpejti do të arrihet zgjidhje për kontestin e emrit”, informoi BGNES. Deklarata ishte bërë vetëm disa orë para vizitës së ministrit të jashtëm të Greqisë Nikos Koxias në Maqedoni për zhvillimin e negociatave me mikpritësit e tij – këto negociata supozohet se mund të jenë vendimtare për zgjidhjen e çështjes.
Dhjetëra ishin të ndaluarit në Turqi në festën e kurdëve Nevruz
Policia në Turqi ndaloi dhjetëra njerëz për hedhjen e parullave dhe për pjesëmarrje në manifestime në përkrahje të rebelëve kurdë gjatë kohës së festimeve të lidhura me Vitin e Ri të kurdëve, të njohur si Nevruz. Zakonisht kurdët e përdorin këtë festë për të deklaruar identitetin e vet dhe të insistojnë për të drejta më të mëdha, shpjegoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Njerëz të ndaluar ka në Stamboll, Izmir dhe Adana. Në qytetin e populluar kryesisht me kurdë Batman policia i ka shpërndarë pjesëmarrësit e një mitingu të palejuar nga autoritetet. Kurdët përbëjnë rreth një të pestën e popullsisë së Turqisë.
Një referendum i anuluar u bë shkak për dorëheqjen e kryeministrit slloven
Parlamenti i Sllovenisë pranoi dorëheqjen e kryeministrit Miro Cerar, i cili do të vazhdojë t’i zbatojë detyrat e kryeministrit derisa formohet qeveria e re. Cerar dha dorëheqjen e tij javën e kaluar, pasi Gjykata e Lartë e shtetit anuloi referendumin për një projekt kyç hekurudhor të qeverisë. Ai deklaroi se dorëheqja e tij është një përpjekje për të ruajtur shtetin nga grupet e interesit dhe të lobimit dhe se “ngjarjet e javëve të fundit nuk janë në interes të prosperitetit të Sllovenisë”. Së fundmi në shtet u organizuan një valë protestash dhe grevash në sektorin shtetëror.
Zoran Zaev: Integrimi i Maqedonisë në NATO nuk është një akt kundër Rusisë
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se dëshira e shtetit të tij për të integruar në NATO nuk do të thotë se Maqedonia zë një pozitë kundër Rusisë. Kjo anëtarësi është dëshira e qytetarëve maqedonas dhe është prioritet strategjik i vendit, i shprehur akoma në vitin 1993. Anëtarësia e vendit të tij në NATO është me rëndësi për stabilitetin dhe sigurinë e Maqedonisë dhe regjionit. Ai shtoi se një qëllim tjetër strategjik i Maqedonisë është përmirësimi i bashkëpunimit me Federatën Ruse.
Serbia po heton kundërshtarët e vaksinimit kundër fruthit
Pasi 12 persona, në këtë numër 2 fëmijë vdiqën nga fruthi, autoritetet përgjegjëse serbe filluan hetime kundër personave publikë, që janë kundërshtarë të vaksinimit. Po diskutohen mundësitë për kërkimin e përgjegjësisë penale nga ta. Një grup prej 270 prindërish akuzuan muajin e kaluar 43 persona publikë, ndër të cilët ka një mjek, për këtë se “shkaktojnë panik” me deklarimet e tyre publike kundër vaksinimit. Vaksinimi është i detyrueshëm për fëmijët në Serbi, por gjykatat rrallë gjobojnë ata, të cilët e refuzojnë. Gjobat e parashikuara nga ligji janë midis 250 dhe 1250 euro.
Maqedonia do të ruajë mbishkrimin bullgar në një kishë në Shkup
Zëdhënësi i Ministrisë maqedonase të kulturës Petrit Saraçini ka thënë në një intervistë për agjencinë BGNES, se Maqedonia do të mbrojë një pllakë mermeri nga kisha e vjetër “Lindja e Hyjlindëses Mari” në Shkup. Mbi këtë pllakë që daton nga viti 1879 është shkruar: “Porta kryesore e Kishës Popullore Bullgare Lindja e Hyjlindëses Mari 20 korrik 1879”. Pllaka është gjetur në një vend të braktisur në qytet dhe mbi të ka shenja zjarri. Supozohet se bëhet fjalë për zjarrin e shkaktuar nga bombardimet e aleatëve mbi Shkup më 5-6 shtator 1944. Dikur në oborrin e kësaj kishe ka pasur një shkollë e njohur si “Shkolla Pedagogjike Bullgare”.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..
Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..
Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në..
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..