Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dinka Ruseva – me dashuri dhe mirënjohje

БНР Новини
Foto: arkiv

Këngëtarja e njohur popullore Dinka Ruseva vdiq disa ditë pasi mbushi 70 vjet. Humbja e madhe na privojë nga një njeri shumë i mirë dhe me zemër të madhe, një zë i jashtëzakonshëm nga diapazoni tepër i larmishëm trak. Një zë, timbri i pastër i të cilit kthente çdo një shfaqje të saj në një festë muzikore për dëgjuesin. Një talent, i njohur nga kolegët, vlerësuesit, njohësit e stilit trak të interpretimit, një nga emblemat e lavdisë folklorike bullgare. Koha e ndjek ecurinë e vet përpara, por trashëgimia e saj e të kënduarit nuk do të harrohet.




Dinka Ruseva ka lindur në fshatin Pet Mogili, rrethi i qytetit Sliven. Akoma si fëmijë fare e vogël dëgjon meloditë e babait të saj në fyell dhe shpesh këndon nën shoqërimin e tij. Prezantimi saj i shkëlqyer gjatë vitit 1968 në Tubimin në “Aglikina Poljana” në Ballkanin e Slivenit, ku është e dekoruar me medalje të artë, hap rrugën e popullaritetit të saj si këngëtare. Pasojnë ftesa të shumta për të marrë pjesë në dasma, tubime dhe koncerte. Gjatë vitit 1980 me rekomandim të muzikantit të njohur e virtuoz Atanas Vëllçev, këngëtarja incizon  në Radion Kombëtare një pjesë  nga këngët e saj trakase. Shoqërimi është i grupit të tij instrumental, kurse më vonë regjistron këngë dhe me Orkestrën për Këngë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Me entuziazëm e mirëpresin adhuruesit e folklorit trakas, kur me zërin e vet të kumbueshëm ajo këndon në dasma, tubime, panaire nëpër Traki. Ajo është një soliste e preferuar e orkestrave dasmore “Avligite, “Trakia”, “Konushenska grupa”, “Trakijski solisti”. Çdo verë  në qytetin Radnevo zhvillohet Festivali i Muzikës Dasmore “Nasledstvoto”, në kuadrin e të cilit organizohet dhe Konkursi “Me këngët e Dinka Rusevës”. Ky është një shkak i shkëlqyer të mblidhen orkestrat e Trakisë, kurse njerëzit e mbledhur t’i përkushtohen ritmit të valleve të cilat luhen në disa rrethe koncentrike ose në një spirale.




Kujtimet e veta për Dinka Rusevën na i tregon adhuruesi i saj i madh dhe mik i familjes Todor Todorov.

Me Dinka Rusevën më njohu muzikanti i njohur Atanas Vëllçev. Më mori në telefon dhe më tha: ”Zbulova një këngëtare të shkëlqyer në një dasmë në Traki”. Kjo qe Dinka Ruseva. Ajo i binte shumë mirë fizarmonikës, përveç kësaj, ajo këndonte këngët e primadonës së muzikës pop bullgare Lili Ivanova. Kënga e parë e cila më bëri një përshtypje të madhe ishte “Nikolla i flet Petrankës”. Për të kënduarit e saj është folur shumë dhe mund të pohoj se ajo do të mbetet e papërsëritshme. Shumë këngëtare mundohen ta imitojnë, por ato nuk mund të arrijnë ato lëkundje në lartësinë tonale e cila i jepte asaj këtë të kënduar “të ëmbël”. Çdo një fjalë e saj dëgjohet, kur ajo këndon, gjë e cila është shumë e rëndësishme për dëgjuesit. Kam kujtime të shumta. Unë njoh familjen e saj, fëmijët e saj. Djali i saj i madh Dragia është fizarmonicist dhe tani punon në Zvicër, ndërsa djali i vogël i bie klarinetës dhe saksofonit në grupin e Ivo Papazovit, kurse tani – në orkestrën “Juzhni ritmi” të Todor Kozhuharovit. Më tepër Dinka Ruseva këndonte në festa të ndryshme, dasma, pagëzime, përurime të shtëpive, tubime të ndryshme. Mjerisht ajo nuk ka një disk të vet, përveç një pllake të vetme të gramafonit nga kompania “Ballkanton” të botuar përpara më shumë se 30 vjetëve. Shpresoj të gjendet ndokush, i cili të bëjë një disk me këngët e saj, që të mund njerëzit ta dëgjojnë, kurse të rinjtë të mund të mësohen prej saj.




Ajo u gëzohej shumë fëmijëve , të cilët këndojnë këngët e saj, si për shembull Donko Markov nga qyteti Varna. Dinka qe një njeri i qeshur, një njeri pozitiv. Tek ajo nuk kishte thashetheme. Ajo i pëlqente dhe i donte që të gjithë kolegët e vet. Për nga profesioni ajo qe një zooteknike dhe do t’ju tregoj një kujtim interesant dhe shumë gazmor. E dija se kishte vajtur në një fermë delesh dhe aty e kishin sulmuar qenë. Fill pas këtij rasti unë u ndodha në koncert në qytetin Çirpan. Në një nga këngët, të cilën ajo e këndonte thuhet: “Moj Dobro, moj bukuroshe, qentë nuk më njohën, filluan të më lehin, prandaj moj Dobro, po vrapoj që të ik.” Kur më pa mes publikut, ajo duket u kujtua për rastin, filloi të qeshë dhe nuk mundi të përfundojë këngën. Ajo ka marr pjesë në shumë festime të miat familjare: në ditët e ditëlindjeve, në dasmën e vajzës sime. Bashkë i kemi shkuar njëri-tjetrit për vizitë. U prehtë në paqe! Dinka ka një këngë “Ndriço lart, moj yll”. Shpresoj që ajo të ndriçojë gjerësisht nga lart. Dhe kujtimet e adhuruesve të saj do të mbeten përgjithmonë. Derisa të ekzistojë Bullgaria dhe folklori bullgar, do të flitet për Dinka Rusevën. Shpresoj që një ditë këngë të saj të përfshihen në librat shkollorë të muzikës.”




Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Holandezja Esther Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..

botuar më 24-08-18 7.35.PD

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë

Mbrëmjet e kulturës bullgare në Shqipëri po vazhdojnë edhe në muajin gusht. Shfaqjet e para ishin në qershor, kur grupe folklorike nga Bullgaria prezantuan kostume, valle dhe këngë popullore bullgare para teatrit "Aleksandër Moisiu" në qytetin e..

botuar më 24-08-11 10.15.PD

Tingulli i gajdeve do të dëgjohet mbi livadhet e Ilindenit me rastin e tubimit në fshatin Gella

Me rastin e tubimit tradicional në fshatin Gella , nga sot, 2 gusht, deri në të dielën, 4 gusht, në livadhet e Ilindenit do të tingëllojë një program pesëmbëdhjetëorësh me muzikë autentike të Rodopeve. Pritet që eventi të tërheqë mijëra..

botuar më 24-08-02 8.05.PD