Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas Samitit BE-Turqi në qytetin Varna mosmarrëveshjet mbeten, por dialogu po vazhdon

БНР Новини
Foto: BTA

Samiti i mbajtur të hënën në qytetin bregdetar bullgar Varnë i liderëve të BE-së dhe Turqisë ua dha përgjigjen e pritur shumë pritjeve, supozimeve dhe rezervave. Për shembull para disa ditësh kishte supozime se samiti mund të mos zhvillohej për shkak të mosmarrëveshjeve të ashpra ndërmjet palëve negociuese.

Qëllimi i vetëm i Kryeministrit bullgar Bojko Borisov, si iniciator i ngjarjes – të sigurohet vazhdimi i Marrëveshjes për migracionin mes BE-së dhe Turqisë, ishte arritur. Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk pohoi se në Varnë BE-ja dhe Turqia nuk kanë arritur vendime apo kompromise, por nga deklaratat e pjesëmarrësve u bë e qartë se pavarësisht nga pozitat e ndryshme, dialogu do të vazhdojë. Do të vazhdojë, por përsëri në një situatë të vështirë dhe kontradiktore. 

Para se të vijë në Varnë, në Stamboll Presidenti Rexhep Erdogan tha se Turqia dëshiron që negociatat për anëtarësinë e shtetit të tij në BE të vazhdojnë. Pas Samitit Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker u përgjigj se ai është kundër ndërprerjes së negociatave për anëtarësinë e Turqisë dhe se vetë ai garanton vazhdimin e tyre. Fjalët e Junckerit dëshmojnë për mosmarrëveshjet e brendshme në BE, sepse para pak kohe, përsëri në Sofje kancelari austriak Sebastian Kurtz deklaroi se tani për tani Turqia nuk mund t’i mbulojë kriteret për vazhdimin e negociatave.

Presidenti Erdogan vuri në dukje disa pretendime, për të cilat BE-ja nuk është gati të reagojë pozitivisht. Për zhvillimin sa më të favorshëm të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian Ankaraja pret liberalizimin sa më të shpejtë të regjimit të vizave për shtetasit e Turqisë. Përveç kësaj pala turke pret se Bashkimi Evropian jo vetëm se do të ndalojë kritikat e lidhura me operacionet e saj kundër disa organizatave terroriste jashtë kufijve të saj, por gjithashtu do t'i japë atyre një mbështetje të fortë. Pretendimi i fundit duket tepër i pamundshëm, posaçërisht për veprimet e Turqisë në Siri. Pas Samitit në Varnë Bashkimi Evropian vazhdon të insistojë për respektimin e të drejtave të njeriut në Turqi dhe për përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Qipron, kështu edhe për lirimin e dy ushtarëve grekë të ndaluar para pak kohe. 

Pavarësisht nga mosmarrëveshjet e komplikuara ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë për disa tema të rendit të ditës së marrëdhënieve bilaterale, mund të presim se dialogu i tyre do të vazhdojë dhe se në të ardhmen do të bëhet më konstruktiv. Një nga premisat për këtë është pohimi nga ana e liderëve evropianë se Turqia po zbaton marrëveshjen e saj me BE për migrantët dhe falë saj presioni nga ana e migrantëve është pothuaj zero. Për sa u përket kritikave të Ankarasë se BE-ja nuk respekton angazhimet e tij financiare në kuadrin e kësaj marrëveshjeje, kryetari i KE-së Jean Claude Juncker ishte kategorik se nuk duhet pasur dyshime për faktin se Bashkimi do të ofrojë pjesën tjetër të ndihmës së premtuar prej 1,2 miliona euro.

Sipas Kryeministrit Borisov takimi i liderëve BE – Turqi në qytetin Varna kishte gjithashtu një efekt pozitiv në politikën e brendshme. Kryeministri përfitoi nga forumi që të shtrojë para palës turke disa probleme me kërkesë të opozitës. Sidomos e ndërlikuar është ajo për dëmshpërblimet për pronësitë e patundshme të të shpërngulurve nga Trakia e Edrenesë. Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje Presidenti turk nga ana e vet shtroi kërkesa lidhur me problemin e pronësisë së patundshme të Kryesisë së Komunitetit Mysliman në Bulgari, me shpërnguljen e turqve gjatë viteve 70 dhe 80 të shekullit të kaluar, me pensionet e të shpërngulurve nga Bullgaria në Turqi, me administrimin e ujërave. Siç duket këto çështje gjithashtu supozojnë një dialog të vështirë dhe të vazhdueshëm. Kryeministri bullgar Bojko Borisov pret që deri në mes të vitit të zhvillohet një takim dypalësh me palën turke kushtuar pikërisht këtyre problemeve.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të jetë i përfaqësuar politikisht - shpresa e pashpresë e votuesit bullgar

Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..

botuar më 24-10-27 9.25.PD
Абдуллах Йоджалан

Ngjarjet me adresë ballkanike

Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..

botuar më 24-10-26 2.00.MD

Fushata e dobët zgjedhore dhe pritshmëria për një tjetër votim të parakohshëm vitin e ardhshëm

Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..

botuar më 24-10-25 1.22.MD