Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edmond Demirxhian-një krijues në ritmin e ngjyrave dhe të tingujve

БНР Новини

Në Galerinë “Debut” të Shkollës Kombëtare për arte të bukura “Ilia Petrov” është hapur ekspozita “Ritëm”, kushtuar njërit prej piktorëve më interesantë bullgarë - Edmond Demirxhian /1951-2009/. Sa i përket titullit “Ritëm” - në të pasqyrohet edhe një talent tjetër të krijuesit - krijimi i muzikës me bateri. Në ekspozitën e përkrahur nga Programi “Evropa” të bashkisë së Kryeqytetit dhe nga fondacioni “Edhe pse”, mund të shikohen dhe vepra të patreguara deri tani. Ja sesi e prezantoi njeriun dhe krijuesin Edmond Demirxhian specialistja e artit Maria Vasileva:


Edmondi është rritur në një familje fare të zakonshme. Babai i tij ka punuar si tornitor, kurse nëna e tij ka qenë rrobaqepëse. Familja është edhe shumë e zakonshme, edhe e pazakonshme, sepse këta janë njerëz me një qëndrim shumë preciz ndaj dijeve. Kam dëgjuar një legjendë për mjeshtërinë e nënës së tij. Kështu që mbase ka trashëguar nga prindërit e vet talentin, por asnjë nuk e ka shtyrë të merret me pikturë.

Снимка

Edmond Demerxhian ka mbaruar degën e pikturimit mural në Akademinë Kombëtare Artistike. Akoma si fare i vogël ka treguar një talent muzikor, ku instrumenti i tij i parë i baterisë ka qenë një lëkurë derrash, të shtrirë në kornizën e qëndisjes të gjyshes së tij. Njëkohësisht tregon dhe interes ndaj pikturimit. Kjo është një gjë të cilën ai e ka mbajtur dhe e ka zhvilluar gjatë viteve, thotë Maria Vasileva. Ajo ve në dukje se në kalimin e kohës piktori kalon përmes disa etapave. Ka një periudhë në të cilën ai përbën një interes mjaft të madh për kritikët e artit. Bëhet fjalë për kompozicione figurash, në pamje të parë realiste, por dhe jo kaq, sepse këto janë kombinacione të çuditshme prej njerëzve, rrotave, varëseve, tullumbaceve, të cilat në jetën reale nuk mund ti shikojmë pikërisht kështu. Kurse heronjtë e tij janë të stilizuar në një mënyrë të veçantë në frymën e groteskut.

Снимка

СнимкаGjatë viteve të fundit në punimet e tij historia pothuaj mungonte. Kishte disa motive të dashura e të preferuara-shojzat dhe peshqit e varur. Dhe nuk interesohej kaq nga kjo se çfarë do të tregojë piktura, por nga kjo sesi do ti ndikojë kjo spektatorit përmes gërshetimit të ngjyrave, formave, vijave.

Gjatë vizitës së vet në qytetin Varna gjatë vitit 2008, piktori ka “komentuar” 4 piktura të tij me interpretime muzikore në daulle. Sipas Maria Vasilevës muzika e tij është me një karakter mjaft piktoresk, kurse pikturimi i tij është plot me ritëm dhe kontrast, si dhe me muzikë. Ja sesi piktori i ka gërshetuar interesat e tij të ndryshëm në jetën e përditshme:

Muzika qe pothuajse çdo gjë. Le të themi një dashuri prej 50% ndaj muzikës, një dashuri prej 50% ndaj arteve vizuale. Kohën e vet po kështu e ndante përgjysmë. Gjysmë ditë u binte baterive dhe në përgjithësi merrej me muzikë, sepse nuk mundet vetëm të ekzekutosh, duhet edhe të mësohesh. Ai qe një njeri shumë konsekuent, i cili mësonte në detaje historinë e muzikës dhe më saktë të zhvillimit të baterive.....Edmondi i qe përkushtuar absolutisht artit. Dhe sikurse asgjë tjetër nuk e interesonte. Tek ai nuk kishte asgjë nga këto si ditëlindje, Vit i Ri....- justifikime të tilla tek ai nuk ekzistonin. Çdo ditë ekzekutonte dhe pikturonte. Dhe e bënte këtë me një kënaqësi të madhe.

Edmond Demirxhian i ka adhuruar të rinjtë - piktorë dhe muzikantë, gjithmonë ishte në shoqërinë e tyre, këtu në Bullgari. Një ide e mirë dhe e realizuar me sukses është që ekspozita të prezantohet pokërisht në Shkollën Kombëtare  për arte të bukura, që ku është nisur dhe ai vetë, thotë Maria Vasileva. Kurse që nga viti 2010 , çdo shtator jepet dekorata e përvitshme e fondacionit “Edmond Demirxhian” për piktorë të rinj modernë. Ja sesi kritikja e artit shpjegon krijimtarinë e Demirxhianit:

Снимка

Arti i Edmondit është plotë me energji pozitive, prandaj pëlqehet shumë nga njerëzit. Pikturat e tij tingëllojnë në mënyrë abstrakte, por gjithmonë ka dhe elemente nga realiteti, të cilat i ndihmojnë njerëzit të ndihen në mënyrë komforte. Dhe, për shkak të ngjyrave shumë të theksuara, për shkak të rrezatimit, ai kishte jashtëzakonisht shumë adhurues dhe vazhdon ti ketë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vizatimet e fëmijëve të frymëzuara nga natyra dhe "Pema e dëshirave" do të befasojnë banorët e Plovdivit në ditët në vijim

Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...

botuar më 24-11-24 9.00.PD

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë në Panairin e 27-të të Librit në Tiranë për romanin bullgar "Kohëstrehim"

Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..

botuar më 24-11-19 8.30.MD

Lilija Zaharinova tregon histori përrallore në mjedisin urban

Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..

botuar më 24-11-18 7.35.PD