Më 4 prill në Sofje, këngëtarja e xhazit Mirosllava Kacarova do të prezantojë projektin e saj më të ri muzikor me titull “April in Paris”. Në të ajo përsëri është në skenë me trion e saj – Mirosllav Turijski (piano), Hristo Jocov (bateri) dhe Veselin Veselinov-Eko (kontrabas).
“Programi është në frëngjisht, por kompozicioni i vetëm, i cili do të tingëllojë në gjuhën angleze është kënga klasike e xhazit – tregon këngëtarja. Ajo i jep dhe titullin e koncertit. “April in Paris” është një këngë e vjetër, nga viti 1932. Në të i këndohet bukurisë së kryeqytetit francez gjatë kësaj periudhe kaq të bukur të vitit. Përveç kësaj në të këndohet , se “April in Paris” është një gjendje e shpirtit – një ndjenjë, të cilën njeriu nuk mund ta krahasojë me asgjë tjetër. Që këtu vjen dhe dëshira ime, e pikërisht – të bëjmë së bashku një udhëtim muzikor në kohë dhe në hapësirë drejt një gjendjeje të veçantë të shpirtit, që përmbahet në muzikën franceze. Që të gjitha këngët e tjera janë në gjuhën franceze dhe janë emblematike për epokën e shansonit. Në program kam përfshirë dhe kompozicione të reja. Kur u bashkuam me Mirosllav Turijskin, i cili është dhe autor i aranzhimeve, i vumë një qëllim vetes ta ruajmë autenticitetin e muzikës franceze dhe njëkohësisht të tregojmë dhe stilin tonë personal.”
Projekti “April in Paris” përmban 14 këngë. Adhuruesit e muzikës së xhazit dhe të shnosnit francez, do të dëgjojnë 2 nga këngët më të dashura të damës së parë të muzikës franceze Edith Piaf – “Non, je ne ne regrette dе rien“ dhe „La vie en rose“. „Et la Mer“ të Michel Legrand po kështu është një këngë e shkëlqyer franceze, e cila ka gjetur vendin e vet në program. Mbase nuk ka njeri, i cili të mos të ketë dëgjuar një nga këngët klasike franceze nga vitet 60 – „Les Champs-Elysees“ të Joe Dassin. Titujt e tjerë jo më pak të rëndësishëm në program janë „Ne me quitte pas“ të Jacques Brel dhe „Que reste-t-il de nos amours“ të Charles Trenet. Në frëngjisht do të tingëllojë dhe „Les eaux de Mars“ (Waters of March).
“Mes këngëve relativisht më të reja, të cilat i kam zgjedhur është „Voyage Voyage“ të Dezirles, e cila është nga vitet 80. Kjo është këngë, e cila shumë fort ilustron “new wave”-in e atëhershëm në Francë. Por unë, mezi tani e vlerësova, mezi tani ajo më preku. E kemi përgatitur në një mënyre të re. Kemi përfshirë jo vetëm kompozitorë dhe këngëtarë francez, por dhe krijues të cilët zotërojnë gjuhën franceze si Jacques Brel dhe Claude Nougaro. Asgjë e re në muzikë nuk mund të zbulohet tanimë. E mira është se mund të bëhet një sintezë e bukur midis dy temave tashmë të njohura.”
Të gjitha tekstet e këngëve nga koncerti “April in Paris” janë përfshirë në një libër të vogël, në të cilin Mirosllava Kacarova ka përshkruar dhe qëndrimin dhe lidhjen e saj me kulturën franceze, gjuhën dhe mënyrën e jetesës në këtë vend evropian. Në librin e këtij projekti, të cilin do ta marrin që të gjithë të pranishmit në koncertet, janë përfshirë dhe fotografitë e këngëtares të bërë nga fotografi Pavel Chervenkov. Pas prezantimit të projektit francez “April in Paris” në kryeqytet dhe në qytetin e Plovdivit, Mirosllava Kacarova, bashkë me trion e saj të muzikës xhaz do të realizojë një turne verore qytetet e ndryshme të vendit.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Pas 17 takimesh të suksesshme në Evropë, formati i njohur letrar "Kutia postare për përralla" vazhdon turneun evropian me 11 vende të tjera. Ai paraqet një repertor tekstesh të reja dhe të preferuara nga publiku, të shkruara posaçërisht për..
Edicioni i dytë i festivalit për muzikën e rrugës dhe kulturën autentike urbane Street Music Fest pret fansat e tij nga 27 deri më 29 shtator në sheshin "Sllavejkov" të kryeqytetit. Forumi gazmor plot ngjyra do të mbledhë muzikantët e rrugës së..
Muzikantët nga DEEP ZONE Project na ofrojnë përsëri një kombinim të tingullit të klubit me atë të folklorit bullgar në këngën e tyre "Diçka më e mirë", këtë herë së bashku me Bisera dhe Lidija. Kur Dian Savov, i njohur si DJ Dian Solo, i kërkoi dy..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga..