Kohët e fundit Instituti për studimin e popullsisë dhe të njeriut pranë Akademisë Bullgare të Shkencave shpalli një raport sipas të cilit deri në vitin 2040 bullgarët do të pakësohen me akoma 20-25%. E formuar në bazë të të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikës, Evrostatit, OKB-së dhe Bankës Botërore, prognoza ishte prezantuar për shqyrtim para qeverisë bullgare.
Agjencia “BGNES” ia kushton temën një artikulli të posaçëm, në të thuhet se kur më 2 prill 1962 lindi bullgari 8 milionësh, afro 24 orë fotografët nuk pushonin ta fotografonin atë bashkë me nënën e tij. Vitet 60 të shekullit të 20 janë kohë, kur në çdo 9 minuta në vend ka lindur nga 1 bebe...
Duke e krahasuar situatën e atëhershme me situatën e sotme, autori i materialit shënon se 56 vjet më vonë popullsia e Bullgarisë është shkrirë deri më rreth 7 milionë veta.Që nga fillimi i tranzicionit gjatë vitit 1989, vendi ka humbur pothuajse 2 milionë veta, pjesa më e madhe e të cilëve kanë emigruar jashtë shtetit dhe probabiliteti që ata të kthehen në atdhe është pothuaj zero.
Përveç se e kërkojnë lumturinë jashtë shtetit, bullgarët janë dhe mes rekordmenëve për nga mortaliteti – 14,5 veta në 1 mijë. Sipas të dhënave të CIA-s për vitin 2017. Bullgaria është në vendin e tretë për nga ky tregues, bashkë me shtetet baltike dhe ato afrikane. Pritjet janë se pjesa e njerëzve të rinj deri në moshën 20 vjeçare do të ruhet, kurse e atyre në moshën më të pjekur mbi 65 vjeç do të rritet në mënyrë të konsiderueshme. Kjo përcakton dhe pakësimin e numrit të pjesës së popullsisë në moshë aktive. Ulja e numrit të popullsisë në bazë të parimit territorial përfshin pothuajse të gjitha krahinat bullgare, pa kryeqytetin dhe mbase ky proces do të jetë i gjatë.
Bullgaria nuk bën një përjashtim në Evropë, ku pothuajse në gjysmën e vendeve nga Bashkimi Evropian pritet një pakësim të popullsisë. Kjo do të bëhet në pothuajse akoma 11 shtete të tjera – Letoni, Lituani, Rumani, Greqi, Kroaci, Portugali, Poloni, Hungari, Estoni, Itali dhe Sllovaki.
Popullsia e vendeve fqinje (Serbia dhe Greqia) do të pakësohet me ritme të ngjashme. Pritet që deri në vitin 2041, popullsia në serbi do të ulet 23% dhedo të bëhet 5,5 milionë veta. Fuqia punëtore në vend do të plaket mjaft dhe do të ngushtohet me 21%, paralajmërojnë nga UNICEF-i. Edhe Serbia është para një tendence tepër negative demografike dhe mungesës së krahut të punës.
Në Greqi situata është e njëjtë. Ajo është një nga shtetet në Bashkimin Evropian, ku plakja e popullsisë është shumë e madhe 21% prej grekëve janë në moshë mbi 65 vjeç. Deri në vitin 2030 popullsia e këtij shteti ballkanik do të pakësohet deri më 9,9 milionë veta, kurse deri në vitin 2050 - deri në 8,9 milionë, duke pasur parasysh se sot ajo është 10,6 milionë veta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e..
Këtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të..