Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Presidenti Erdogan justifikoi goditjet me raketa në Siri

Foto: BTA

Sipas Turqisë sulmet e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës të përqendruara në Siri, janë të drejta, sepse “nuk mund të mendojmë se përdorimi i armëve kimike nga ana e regjimit të Asadit mund të mbetet pa përgjigje” - tha presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan. Presidenti e bëri këtë deklaratë pasi diskutoi çështjen me kryeministren britanike Theresa May. Kryeministri i Turqisë Binali Yıldırım i cilësoi sulmet kundër Sirisë si një “hap pozitiv”, por shtoi se ka shumë punë për të bërë për arritjen e paqes së qëndrueshme.


Serbia shpalli neutralitet ushtarak në lidhje me sulmet me raketa kundër Sirisë

Foto: BGNES

Presidenti Aleksandër Vuçiç deklaroi para Ambasadorit amerikan në Beograd Kyle Scott, se Serbia do t’i përmbahet politikës së neutralitetit ushtarak në këtë situatë me goditjet e SHBA-së dhe aleatëve të tyre në Siri. Këtë pozitë kreu i shtetit e zuri pas ftesës e Shteteve të Bashkuara ndaj Serbisë, që ajo të marrë pjesë në hetimin në qytetin sirian Duma. Hetimi zhvillohet nga Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike. Serbia e dënon përdorimin e armëve kimike kudo në botë, por si një shtet i vogël, nuk dëshiron të marrë pjesë në marrëdhëniet mes fuqive të mëdha , shpjegoi presidenti Vuçiç. Më herët ai komentoi se sulmet me raketa të SHBA-së, Britanisë së madhe dhe Francës u ngjajnë shumë bombardimeve të Jugosllavisë.


Shqipëria dhe Kosova përkrahin veprimet e aleatëve kundër regjimit të Asadit

Foto: BGNES

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta shpalli se Tirana e mbështet ndërhyrjen ushtarake të aleatëve perëndimorë kundër regjimit kriminal të Bashar Al Assad. “Mbështesim ndërhyrjen ushtarake të SHBA, Francës e Britanisë ndaj arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit.  Jemi në krah të aleateve tanë dhe mbështesim vendosmërinë e Presidentit Trump në mbrojtje të jetëve të njerëzve, të të drejtave të njeriut dhe të çdo veprimi, i cili jo vetëm ndëshkon akte barbare, por krijon më shumë siguri dhe stabilitet në mbarë botën”, shprehet Meta në mesazhin e tij. Me pozitën e presidentit u solidarizuan gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme dhe Partia Demokratike opozitare. Institucionet e Kosovës dhe partitë politike në Prishtinë gjithashtu i përkrahin goditjet me raketa në Siri. Sulmet kimike kundër qytetarëve nuk mund të justifikohen dhe përpjekjet e shteteve demokratike për të vendosur paqe në këtë shtet është diçka e domosdoshme – nënvizoi Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.


Gjukanoviç fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi

Foto: BGNES

Ish kryeministri dhe ish presidenti i Malit të Zi, i cili është lider i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç shpalli fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale, të cilat u zhvilluan të dielën. Ai premtoi aderimin e shtetit në BE para përfundimit të mandatit të tij. Gjukanoviç fitoi në raundin e parë me 54% prej votave. 56-vjeçari ekonomist e ndau Malin e Zi nga Serbia në vitin 2016 dhe vitin e kaluar shteti i tij u bë pjesë e NATO-së. Tani objektiva e presidentit të ri është perspektiva evropiane dhe për arritjen e saj mund të mbështet në përkrahjen e komuniteteve kroate, shqiptare dhe boshnjake, të cilat përbëjnë 15% të votuesve, pohojnë vëzhguesit politikë.


Zaev: Emri i ri vetëm për përdorim ndërkombëtar pa ndryshimin e Kushtetutës

Foto: vlada.mk

Maqedonia dhe Greqia kurrë nuk kanë qenë aq afër zgjidhjes së kontestit të vjetër për emrin e shtetit, por ato akoma kanë disa pika të mosmarrëveshjes për sa i përket amendamentit kushtetues, të lidhur me përdorimin e emrit të ri, tha kryeministri Zoran Zaev. Është arritur përparim për shumicën e çështjeve kontradiktore, por akoma ka disa paqartësi. Pala greke dëshiron që emri i ri të përdoret nga të gjithët (erga omnes), kurse pala maqedonase insiston që ai të përdoret vetëm jashtë Maqedonisë dhe kështu nuk duhet të bëhen ndryshime në Kushtetutë, sepse përdorimi i brendshëm i emrit nuk ka të bëjë me Greqinë, saktësoi Zaevi.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Vesella Rajçinova nga Bat Jam: Ditët kritike për vendime të rëndësishme janë përpara

Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme ka përqendruar vëmendjen në fushën e diplomacisë dhe mundësinë e shmangies së përshkallëzimit dhe përzierjes së më shumë vendeve në konflikt. "Nga ana e Izraelit, Iranit dhe grupeve terroriste, ne..

botuar më 24-10-04 5.10.MD

Shkencëtarët mbështesin shkollat ​​me mësime mbi mënyrat e jetesës së shëndetshme në mjediset urbane

Cili është niveli i decibelit të një motori avioni ose të një pëshpëritjejе, një bisede normale, të lëvizjes së një makine me shpejtësi 60 km/h, të një koncerti rok dhe cilat janë vlerat e rrezikshme për shëndetin e njerëzve dhe të kafshëve?..

botuar më 24-10-04 5.45.PD

Krerët e shteteve nga Evropa nderuan 70 vjet nga themelimi i CERN-it

Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..

botuar më 24-10-02 10.45.PD