Bashkimi Evropian përjashtoi mundësinë për hapjen e kapitullit të ri në negociatat me Turqinë
Bashkimi Evropian hodhi poshtë mundësinë për hapjen e kapitullit të ri në bisedimet për aderimin e Turqisë. “Turqia është vend kandidat, partner i rëndësishëm i Bashkimit Evropian dhe lojtar kyç, por nuk ka ardhur momenti për hapjen e kapitullit të ri në bisedimet”, tha Përfaqësuesja e tanishme e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Federika Mogerini. “Analiza jonë tregon se vendi vazhdon të largohet me hapa të mëdhenj nga Bashkimi Evropian, më konkretisht në fushën e superioritetit të ligjit dhe të të drejtave themelore”, shtoi Komisionari Austriak Evropian Johanes Han, i cili përgjigjet për politikën e integrimit evropian. Bisedimet me Ankaranë filluan më 3 tetor 2005, por deri tani janë hapur 16 nga 33 kapitujt.
Ramush Haradinaj: Shtetet e Bashkuara po e zhvillojnë politikën tonë të jashtme, nuk më vjen turp që ta pohoj
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka deklaruar se autoritetet në Prishtinë nuk kanë politikë të jashtme, sepse ajo përcaktohet nga “klubi i udhëhequr nga Amerika”. “Ne jemi pjesë e Evropës dhe bashkëpunojmë me Brukselin dhe Berlinin. Por, kur bëhet fjalë për politikë të jashtme, ne jemi pjesë e klubit, i cili udhëhiqet nga Shtetet e Bashkuara dhe për ne ky nuk është problem. Ne nuk kemi kohë që të merremi me problemet botërore”, ka thënë Haradinaj në një intervistë televizive.
Në Turqi do të zhvillohen zgjedhje para afatit më 24 qershor
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan shpalli se më 24 qershor në vend do të zhvillohen zgjedhje para afatit. Vendimi është marrë pas konsultimeve të tij me liderin e Partisë së veprimit nacionalist Devlet Bahçeli. Në këtë datë do të ketë dhe zgjedhje presidenciale dhe parlamentare. Fillimisht planifikohej që ato të ishin më 3 nëntor 2019. Zgjedhjet janë me rëndësi të madhe, sepse pas realizimit të tyre do të hyjë në fuqi pjesa më e madhe e ndryshimeve kushtetuese, të cilat forcojnë autoritetin dhe fuqinë e Kreut të Shtetit, të miratuara në referendumin gjatë prillit të vitit 2017.
Kandidatët e porsaardhur nga Turqia, të cilët kandidojnë për strehim, do të mund të lëvizin lirshëm nëpër vend
Drejtësia greke u lejoi azilkërkuesve të sapo ardhur në det nga Turqia, të cilët janë kandidatë për strehim, të lëvizin lirisht nëpër të gjithë Greqinë në pritje të rezultatit nga kërkesa e tyre për një të tillë. Ky vendim qe marrë në përgjigje të ankesës, të dhënë nga Këshilli grek i refugjatëve, i cili kritikon ndalimin e kandidatëve azilkërkues në ishujt në afërsi me Turqinë, ku tani janë grumbulluar rreth 15 000 veta. Vendimi do të aplikohet vetëm për të sapoardhurit.
Në Rumani për herë të parë u bë transplantim i mushkërive
Për herë të parë në Rumani u bë një transplantim i mushkërive, kurse operacioni i cili u bë në spitalin “Shën Mëria” në Bukuresht, ka zgjatur 7 orë. Udhëheqësi i ekipit i cili ka bërë transplantimin, është doktori Igor Tudorake, shef i Qendrës për transplantim të mushkërive në Hanover, i cili ka mbërritur me fluturim me avion nga Gjermania gjatë natës. Pacienti ndihet mirë dhe gjendet nën mbikëqyrje.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Komuna e Varnës organizon një festë për 150 vjetorin e lindjes së arkitektit të madh Dabko Dabkov (21 janar 1875 - 8 prill 1945). Përvjetori do të shënohet me një bisedë me temën "Njeriu - Arkitek Dabko Dabkov" nga Hristijan Obllakov - autor i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen..
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së..