Donald Tusk fillon turin e tij ballkanik
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk do të vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 24 deri më 27 prill. Në kuadrin e turit ai do të vizitojë Shqipërinë, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën, Kosovën dhe Maqedoninë. Nga zyra e tij informuan se qëllimi i vizitave është lidhur me përgatitjen e Samitit të ardhshëm për Ballkanin Perëndimor që do të zhvillohet më 17 maj në Sofje.
Turqia dëshiron të dyfishojë rritjen e vet ekonomike deri më 2023
Presidenti Rexhep Taip Erdogan deklaroi në Stamboll para Mbledhjes së Përgjithshme të Këshillit për marrëdhënie të jashtme ekonomike se Turqia do të përpiqet të dyfishojë volumin e tregtisë së vet të jashtme deri në vitin 2023, duke arritur shifrën 1 trilionë dollarë, kurse Produkti i Brendshëm Bruto do të arrijë 2 trilionë dollarë. Sipas të dhënave të fundit zyrtare statistikore ekonomia turke është rritur 7.4% - ky është shtimi më i shpejtë pas katër viteve të rritjes së fortë në sferat e industrisë, ndërtimit dhe shërbimeve dhe rritja më e madhe e PBB-së që nga viti 2013 e këtej.
Greqia refuzon shkëmbimin e ushtarëve me Turqinë
Presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos hodhi poshtë propozimin për shkëmbimin e dy ushtarëve grekë, të ndaluar në territorin e Turqisë, me ushtarët turq të akuzuar nga Ankaraja për pjesëmarrje në grushtin e dështuar shtetëror gjatë vitit 2016, të cilët morën strehim në Greqi. Presidenti turk Rexhep Erdogan deklaroi se qeveria e tij do të shqyrtojë çështjen e grekëve të ndaluar vetëm në se Athina i ekstradon turqit në fjalë. Sipas fjalëve të Pavlopulosit “Shkëmbimi i tetë ushtarëve turq që janë në Greqi me dy ushtarët grekë që mbahen të burgosur nga Turqia, as që vihet në diskutim”. Ushtarët grekë u ndaluan në fillimin e marsit të këtij viti, pasi kanë kaluar kufirin gabimisht, sipas fjalëve të tyre – pasi kanë humbur rrugën e tyre në mjegull. Tetë ushtarët turq kërkuan strehim në Greqi për arsye politike dhe vazhdojnë të refuzojnë pohimet e Ankarasë.
Ministri serb i mbrojtjes nuk është i mirëseardhur në Kroaci
Ministria kroate e punëve të jashtme njoftoi zyrtarisht se është kundër vizitës së ministrit serb të mbrojtjes Aleksandër Vulin në Kroaci. Në një notë drejtuar Ambasadës së Serbisë në Zagreb Ministraia kroate e punëve të jashtme dënoi ashpër deklaratën e Aleksandër Vulinit, në të cilën ai pretendonte se për ardhjen e tij në Kroaci, mund të vendosë komandanti suprem i Ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e për këtë akses nuk mundet të vendosin ministrat kroatë. Në njoftimin zyrtar për reagimin e Zagrebit thuhet se “Kroacia është një shtet sovran, një anëtar i Bashkimit Evropian dhe NATO-s, në të cilën hyrja e të huajve është vendosur nga institucionet kompetente kroate, në pajtim me ligjin kroat”. Në deklaratë thuhet gjithashtu se “përmendja e komandantit suprem të Ushtrisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, si personi që vendos për ardhjen e dikujt në Kroaci, është e papërshtatshme dhe e papranueshme përpjekje mohimi i sovranitetit të kroat. Prandaj Vulini nuk është i mirëseardhur në Kroaci”,.
Kryeministri i Maqedonisë është optimist për zgjidhjen e kontestit të emrit
Maqedonia kurrë nuk ka qenë më afër zgjidhjes së mosmarrëveshjes së saj 25-vjeçare për emrin e shtetit me Greqinë, por edhe në se Shkupi dështon në këto negociata, ai do të vazhdojë integrimin evropian, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev para agjencisë AFP. Në negociatat bilaterale ishte arritur përparim, pasi në shenjë të vullnetit të mirë Maqedonia ndryshoi emrin e aeroportit “Aleksandri i Madh”, i cili sot quhet “Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit”. Sipas mendimit të Zaevit deri në verë mund të arrihet marrëveshja.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e lejon, vizitorët mund të vëzhgojnë Diellin dhe njollat e diellit - shpjegon drejtori i..
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e Shenjtores Zllata Mëglenska u dorëzua sot në një ceremoni solemne në Universitetin e ekonomisë Kombëtare dhe..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave. Nga 18 deri në 27 tetorit në Inter Expo Center, "Salloni..
Mbrojtja e kafshëve dhe fëmijëve të pafavorizuar, si dhe promovimi i nismave të ndryshme kulturore, janë thelbësore për përmirësimin e mjedisit jetësor në..
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..