Optimizëm, por i matur, përmbahet në parashikimin trevjeçar buxhetor miratuar këto ditë nga qeveria bashkë me parametrat kryesorë makroekonomikë për periudhën deri në 2020. Në të njëjtën kohë ekspertët e bankës më të madhe të Bullgarisë, deklaruan, se viti 2018 do të jetë një vit me rritje rekorde ekonomike nga 4.4 për qind. Mirëpo, sipas qeverisë kjo rritje do të jetë mezi 3.9 për qind. Sidoqoftë, kjo do të vërë Bullgarinë në treshen kryesore të BE-së. I përafërt është qëndrimi i Bankës Popullore Bullgare, e cila gjithashtu shpreh optimizëm për rritje ekonomike gjatë këtij viti nga 4.2 për qind. Të gjithë specialistët janë të mendimit, se pas kësaj rritjeje do të fillojë një ulje me ritme të ngadalta nga 3.8 dhe 3.7 për qind gjatë dy viteve të ardhshme.
Gjatë këtij viti dhe deri në përfundimin e periudhës së parashikuar trevjeçare inflacioni do të përshpejtohet pa kërcënuar aftësinë blerëse dhe nivelin jetik të popullsisë, sepse nuk do të tejkalojë 1.9 për qind në fund të periudhës së lartpërmendur. Ky nivel është i mirë për ekonominë, sidomos në sfondin e deflacionit të deritanishëm i cili dekurajonte biznesin. Bashkë me inflacionin dhe rritjen e produktit të brendshëm bruto do të rriten edhe rrogat, më saktë rroga minimale e cila caktohet nga qeveria. Nga 260 euro tani, nga data 1 janar i vitit 2021 rroga minimale duhet të bëhet 305 euro për muaj. Rritja automatikisht çon edhe te rritja e pagesave sociale dhe e rrogave në sektorin joqeveritar. Deri tashti ato rriteshin me afro 10 për qind për vit dhe supozohet se kjo përqindje do të ruhet, sepse diferenca në pagat e punës në Bullgari dhe në Evropë është 1:5. Sipas logjikës ekonomike kjo mbetje prapa duhet të kapërcehet. Në këtë drejtim është me rëndësi të theksohet, se kuota e buxhetit të konsoliduar shtetëror në produktin e brendshëm bruto, domethënë mjetet të cilat shteti merr si tatime dhe taksa nga biznesi dhe shtetasit dhe pas kësaj rindajë si subvencionime shtetërore dhe ndihma, gradualisht do të ulen dhe do të arrijnë deri në 36.1 për qind. Kjo do të thotë, se shteti do t’u japë një liri më të madhe biznesit dhe shtetasve të menaxhojnë financat e tyre. Kjo është një tendencë pozitive, sidomos në sfondin e ruajtjes së nivelit të tatimeve të deritanishme ose më saktë të tatimit unik të sheshtë nga 10 për qind për biznesin dhe personat fizike.
Një zhvillim pozitiv pritet edhe në drejtim të borxhit shtetëror, i cili gradualisht do të ulet deri në 18 për qind nga produkti i brendshëm bruto. Kjo është një arritje e mirë ekonomike e cila e radhit Bullgarinë në krye të listës së vendeve evropiane me më pak borxhlinj. Ekspertët janë të mendimit, se edhe rejtingu e kreditimit të shtetit duhet të shtohet. Për më tepër se edhe deficiti buxhetor gradualisht do të zhduket plotësisht gjatë vitit 2020. Atëherë të ardhurat dhe shpenzimet e shtetit do të barazohen.
Parashikimet më të matura të qeverisë për zhvillimin e ekonomisë shpjegohen me sosjen e mundësive që konsumimi i brendshëm të nxisë produktin e brendshëm bruto. Kjo lidhet ngushtë me një nga problemet kryesore, për të cilat mezi tani do të kërkohet zgjidhje. Bëhet fjalë për mungesën e krahut të punës. Pritet që papunësia të arrijë 5.7 për qind. Vitin e fundit të parashikimit afatmesëm pritet ajo të ulë deri në 5.4 për qind. Rritja ekonomike zakonisht shoqërohet si me rritjen e kapitalit, ashtu edhe me shtimin e punësimit. Mirëpo, del, që në Bullgari tashmë nuk ka krah të lirë të punës, i cili të sigurojë rritjen e mëtejshme. Për këtë arsye pushtetarët e vendit janë optimist të matur për të ardhmen e ekonomisë kombëtare.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Inflacioni vjetor në gusht ishte 5.3%, i njëjtë me atë të korrikut, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Rritja mujore e kostos së jetesës në gusht ra në 0.1%, ndërsa në korrik krahasuar me qershorin ishte 1.7%. Inflacioni i..
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme..
Kryeministri Rosen Zhiljazkov dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev anuluan mbledhjen e planifikuar për sot të Këshillit Kombëtar Trepalësh për..