Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Triçkov – mjeshtri i harruar i peizazhit bullgar

БНР Новини

Në galerinë e kryeqytetit “Lloran” deri më 18 maj mund të shikohet një ekspozitë përfaqësive e piktorit Ivan Triçkov /1892-1959/. Në gjusmën e parë të shekullit të XX-të ai është i njohur në Bullgari, pa qenë mes emrave shumë të shquar Më vonë është harruar krejtësisht dhe deri diku i rënë në harresë. Përvjetori i 125 i lindjes së tij e shënuam në vitin 2017. Por ekspozita e tij u organizua tani sepse ka qenë e vështirë të grumbullohen krijimet – të shpërndara në shumë vende.

Ivan Triçkov është i njohur kryesisht si piktor i peizazheve. Bashkëkohësit e tij e quajnë “Mjeshtri i peizazhit malor”– shënon kritikja e artit Marijana Avramova. Kjo shumë qartë mund të shikohet në ekspozitë. Në të ka pamje nga malet Rilla, Pirin, Stara Pllanina, lugina e lumit Marica. Dhe pikërisht për shkak të kësaj, titulli i ekspozitës është “Natyra e bukur e Bullgarisë.”

Fati i jetës i piktorit nuk është nga më të lehtit, tregon akoma Marijana Avramova. Ivan Triçkov ka lindur në qytetin Vraca. Mëson në Akademinë e Arteve. Studimin e tij e ndërpret për arsye sociale dhe etike. Merr pjesë në luftën Ballkanike dhe në Luftën e Parë Botërore dhe pas kësaj përsëri nuk mundet të përfundojë Akademinë. Më tej ka një periudhë mjaft të gjatë, në të cilën punon në institucione të ndryshme shtetërore. Jep mësime në shkollë dhe kalojnë vite të gjata, derisa sa del në praktikë të lirë dhe fillon të sigurojë bukën e gojës vetëm me artin e tij. Në fund  të viteve 30 të shekullit të XX-të tanimë është i njohur, dhe veprat e tij kërkohen. Mes adhuruesve të tij ka dhe njerëz nga elita – përfshi dhe nga pallati mbretëror, ambasadorë, shkrimtarë. Ka qenë një piktor mjaft produktiv, ka të dhëna për 22 ekspozita të tij.

Pas ndryshimeve në Bullgari gjatë viteve 1944-46 (fillimi i socializmit të tipit sovjetik) fati i piktorit përsëri merr një kthesë të madhe. Ai nuk është ndonjë kundërshtar i flaktë i sistemit të ri dhe të “realizmit të tij socialist”, por nuk u përshtatet mjaft atyre. “Fillojnë ta pranojnë në mënyrë polare” – thotë Marijana Avramova.

Disa e pëlqejnë, kurse të tjerët jo. Thonë se arti i tij nuk është edukues. Në çdo një kritikë mbase ka shkak – sepse ka qenë i afërt me Pallatin. Natyrisht që deri në këtë moment  dokumente konkrete nga arkivi nuk ka. Ai bie në harresë. Por në krahasim me fatin e piktorëve të tjerë, nuk hyn në burg, nuk u është i nënshtruar reprezaljeve. Thjesht bie interesi ndaj tij. Dhe ai është detyruar gjatë ditëve të shtunë dhe të diel të trokasë në portat e shokëve të tij dhe të të njohurve, që t’i shesë veprat e tij fare lirë.

Deri në fund të jetës së tij Ivan Triçkov vazhdon të pikturojë. Shkon nëpër të gjithë Bullgarinë, dhe rikrijon atë, e cila i pëlqen atij. Dhe është mes piktorëve , të cilët me ngulm ndjekin ndjenjën e vet ta rikrijojnë natyrën. Ai është unik për nga gjinia, pothuajse nuk ka krijime të tjera  përveç peizazheve. Mundet deri diku ta “lëviz” peizazhin, të përfshijë në të dhe figura të tjera, një farë pranie njerëzore, sepse ka qenë i kritikuar për faktin se në veprat e tij nuk ka lëvizje. Triçkov  nuk bën kompromis me veten e vet si krijues. Pikturat e tij më të vona kanë po këtë rrezatim poetik. Krijimi i tij i fundit është punuar vetëm një vit para vdekjes.

Снимка

Ekspozita e tanishme në Sofje është shoqëruar prej një katalogu, i cili në fakt është i pari për Ivan Triçkovin. “Deri në këtë moment nuk ka botime të tjera për jetën dhe krijimtarinë e tij. Prandaj jemi të kënaqur nga ky kombinacion të ekspozitës me katalogun, sepse mund të japim pak më shumë informacion për autorin” – thotë Marijana Avramova.

Triçkovi zotëron perceptimin e përpiktë dhe të natyrshëm, një ndjenjë të posaçme për motivet natyrore. Krijimet e tij imponojnë ndjenjën e një realiteti pa fund” – shkruan kritikja e artit në këtë libër të parë të vogël, kushtuar piktorit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD