Të jetosh në një fshat, i cili mban emrin lidhur me 1 majin – Dita e punës dhe e solidaritetit ndërkombëtar të punonjësve, fare nuk është shaka. Por, të jesh banor i fshatit Përvomajci në rrethin e Gornoorjahovos është një privilegj i vërtetë. Toka është e begatshme, kurse natyra është e hirshme ndaj vendasve, të cilët jetojnë në një harmoni me të dhe shijojnë pamjet e bukura, të cilat hapen nëpër rrjedhën e lumit Jantra. Fshati Përvomajci është formuar gjatë vitit 1955 nga bashkimi i dy fshatrave – Temnishko dhe Sergjuvec. Historia e këtyre vendeve të populluara fillon rreth shekullit të 12. Dëshmitë e para me shkrim datojnë nga viti 1347, kur mbreti bullgar Ivan Aleksandër firmosi një dokument, në të cilin përmendet për ekzistencën e këtyre fshatrave në këtë vend.
Sipas banuesve të Përvomajcit, periudha pas bashkimit të të dyja fshatrave ka qenë koha e një ngritjeje ekonomike dhe sociale. Janë ndërtuar disa godina shoqërore, janë hapur vende pune dhe janë ndërtuar shtëpi të reja. Sot, fshati është më i madhi në krahinën e Velikotërnovos me popullsi mbi 2600 veta. Kriza demografike nuk është e madhe - në fshat ka kopsht, shkollë dhe vatër kulturore, е cila zhvillon një veprimtari të pasur. Tubimi i fshatit është në ditën e Ngritjes së Zotit në Qiell – një festë, e cila shënohet në ditën e 40 pas Pashkës, kurse populli e quan Ditën e Spasit /sivjet më 17 maj/.
“Fshati Përvomajci është shumë aktiv në veprimtarinë e vet lidhur me festivalet. Përveç festivaleve të vjeshtës, kushtuar traditave për begati, gjatë tubimit të fshatit zhvillojmë dhe një festival kulturor“ – thotë Teodora Minovska, sekretare e vatrës së kulturës në fshatin Përvomajci.
“Festa i kushtohet një gjelle vendase , të quajtur “razsoll” – një gjellë, të cilën këtu e përgatisim posaçërisht për tubimin e ditës së Spasit. Kjo është mish qengji, i cili ndahet në porcione, i shtohet ujë, miell, piper i kuq, i zi dhe erëza të tjera. Sipër i hidhet një letër varaku dhe piqet në furë. Është shumë e shijshme dhe përgatitet vetëm për festa. Vjeshta në vatrën e kulturës vjen me një festival të madh të klubeve fshatare për valle popullore – “Po tundet vallja rreth lumit Jantra”. Kështu duam t’u japim mundësi klubeve më të vogla në vend të prezantohen me të paktën një valle nga Bullgaria Veriore. Një pjesë nga festivali është ekspozita e kollanëve për veshje popullore nga krahina jonë, të thurur në bazë të një teknologjie të vjetër. Veshjet tona popullore janë me këmisha të bardha pa asnjë lloj qëndisje, kurse fundet po kështu janë me një ngjyrë. Kollani i punuar posaçërisht është gjëja e vetme e cila spikat mbi veshjen popullore. Mjerisht këtu asnjë nuk mban mend sesi thuren këta kollanë të vjetër. Prandaj në festivalin e mëparshëm tek ne erdhi për vizitë mjeshtrja e thurjes nga qyteti Sofja Marieta Nedkova, që të na tregojë modele dhe skema për punimin e tyre.”
Në fshatin Përvomajci jetojnë shumë njerëz të rinj, vijnë dhe familje të tjera të reja, sepse kushtet janë të mira. Përvomajci është shumë afër deri tek qytetet e mëdha - Gorna Orjahovica dhe Veliko Tërnovo. “Në fshat jetohet shumë mirë, sepse mund të kesh shtëpi me oborr dhe kopsht dhe aty mund të risësh çdo lloj frutash dhe perimesh” – thotë Teodora Minovska. Kopshtaria gjithmonë ka qenë mjet jetese kryesore e popullit nga kjo krahinë. Diçka më tepër, kopshtarët nga fshati Përvomajci, të cilët kanë ikur për kurbet në Austri, Hungari dhe Çeki përpara një shekulli, kanë krijuar disa nga kopshtet më të mira në Evropën Perëndimore.
“Një nga librat në vatrën tonë të kulturës i kushtohet kopshtarisë. Ajo është me autor Angell Këpinski – një kopshtar nga fshati ynë, i cili ka ikur për në Vjenë në fillim të shekullit të kaluar. Aty ai ka bërë një kopsht të madh, i cili mirëmbahet dhe në këtë moment. Ai ka qenë prej një fisi kopshtarësh. Fillimisht gjyshi i tij ka ikur për në Rumani , kurse pas kësaj babai dhe xhaxhallarët e tij nisen për në Vjenë, ku pas kohe e tërheqin dhe atë. Që të gjithë ata kanë krijuar dhe përpunojnë kopshte në zemër të Evropës. Në fillim kanë filluar me perime.Angell Kapinski bile ka qenë i dekoruar nga qeveria austriake për kontributin e tij në kopshtari, tregon Teodora Minovska dhe vazhdon: Në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20, austriakët nuk i kanë zotëruar me imtësi sekretet e bujqësisë. Në librin e tij Angell Këpinski përshkruan me hollësi sesi bullgarët i fusin aty inovacionet. Pavarësisht se ka pasur arsim tetëvjeçar, ky njeri ka qenë me interesa mjaft të thelluara. Është interesuar shumë nga rritja e bimëve. Shpresoj që të vijë momenti, kur bujqësia përsëri të rinovohet në krahinën tonë, sepse njerëzit kanë ndjenjë ndaj saj. Bujqësia ka një potencial të kthehet në një mënyrë bazë jetese , më në veçanti për njerëzit e rinj dhe njerëzit e punës”.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaFotografitë janë dorëzuar nga Marieta Nedkova
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..