Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Negociata intensive para takimit Zaev – Cipras në Sofje

Foto: BGNES

Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e “problemit maqedonas” pritet se do të arrihet në takimin e kryeministrave të Maqedonisë dhe Greqisë Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, të planifikuar më 17 maj gjatë kohës së Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Sofje – informoi agjencia maqedonase MIA. Çështjet e lidhura me emrin e Maqedonisë do të jenë objekt i negociatave intensive një javë para samitit. Sipas burimeve diplomatike pavarësisht nga vështirësitë ekzistuese, për pjesën më të madhe prej temave është arritur përparim i konsiderueshëm.


Qiproja, Izralei dhe Greqia kërkojnë përshpejtimin e punës në lidhje me “East Med”

Foto: timesofisrael.com

Liderët e Qipros, Izraelit dhe Greqisë deklaruan se dëshirojnë përshpejtimin e planeve për konstruksionin e gazsjellësit, i cili do të furnizojë gaz natyror nga Mesdheu Lindor deri në Evropë. Presidenti i Qipros Nikos Anastasiadis deklaroi se tri shtetet kanë si qëllim të nënshkruajnë marrëveshje deri në fund të këtij viti. Kryeministri grek Aleksis Cipras e cilësoi projektin si “emblematik” për bashkëpunimin trepalësh. Gazsjellësi i Mesdheut Lindor është “projekt me interes të përbashkët” , i cili do të rrisë sigurinë energjetike të Bashkësisë, duke qenë një burim alternativ i gazit për Evropë dhe duke pakësuar varësinë e saj nga Rusia. Bullgaria mund të përfshihet në këtë projekt, i cili sipas planeve do të jetë gati deri në vitin 2025, nëpërmjet interkoneksionit midis sistemeve të gazit të Bullgarisë dhe Greqisë.

.
Një deputete nga Partia Demoktarike e Popujve u dënua me kusht në Turqi

Foto: haberler.com

Një deputete nga partia prokurde Partia Demokratike e Popujve (HDP)  e Turqisë u dënua me një vit e tetë muaj burg me kusht për propagandë terroriste. Arsyeja për akuzën kundër Dilan Tashdemir u bë prania e saj në ceremoninë e varrimit të një terroristi  nga Partia Punëtore e Kurdistanit (PKK). Deputetja u dënua nga Gjykata e qytetit Erzurum me periudhë prove 5 vjet. Mijëra anëtarë të Partisë Demokratike të Popujve janë prapa hekurave , përfshin dhe 9 persona, që ishin zgjedhur për përfaqësues të popullit në Parlament në zgjedhjet e fundit të vitit 2015. Qeveria e akuzon HDP-në për lidhje me Partinë Punëtore të Kurdistanit, të cilën ajo e konsideron të jashtëligjshme.


Bosnjë e Hercegovina mori pohim zyrtar për vizitën e Erdoganit në Sarajevë

Foto: BGNES

Ministria e Punëve të Jashtme e Bosnjë e Hercegovinës mori nga Ambasada turke në Sarajevë pohim zyrtar për vizitën e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në kryeqytetin boshnjak më 20 maj. Kjo vizitë do të përqendrohet rreth ekonomisë, tregtisë, investimeve dhe bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet të dyja shteteve, ka deklaruar Ambasadori turk. Më herët mediat informuan se më 20 maj Erdogani do të organizojë në Sarajevë një miting të Partisë së tij të Drejtësisë dhe Zhvillimit. Disa shtete perëndimore tashmë u ndaluan politikanëve turq të zhvillojnë fushata zgjedhore në territoret e tyre.


Kosova po pret liberalizimin e vizave

Foto: BGNES

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se për herë të fundit shteti i tij shënon Ditën e Evropës – 9 maj pa liberalizimin e regjimit të vizave. Ai tha se deri në fund të vjeshtës kosovarët do të mund të udhëtojnë lirisht. Presim se gjatë qershorit Bashkimi Evropian do të pohojë zbatimin e të gjitha kritereve të lidhura me liberalizimin e regjimit të vizave” – sqaroi kryeministri i Republikës së Kosovës. Por për heqjen e vizave shteti më i ri i Evropës duhet të marrë pëlqimin e shteteve përkatëse të BE-së dhe për këtë proces ka nevojë për kohë.


Një gazetare malazeze u plagos nga persona të panjohur

Foto: euractiv.com

Një gazetare investigative, e cila shkruan për kriminalitetin dhe korrupsionin në shtetin e vogël ballkanik, u plagos në këmbë nga persona të panjohur, njoftoi policia malazeze. 49-vjeçarja Olivera Lakiç është gazetare që punon në gazetën “Vijesti”. Sulmi kundër saj u krye para shtëpisë së saj në kryeqytetin Podgorica. Lakiç u çua në spital pa rrezik për jetën e saj. Gjashtë vjet më parë ajo u rrah për shkak të artikujve të saj të lidhura me marrëveshjet jotransparente të një fabrike të përpunimit të duhanit.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Simeon Sakskoburggotski: Bullgarët e rinj dhe studiozë janë pasuria e vendit në ditët e sotme

Një vit paqëndrueshmërie politike dhe konfrontimesh jo aq sa i përket ideve për të dalë nga enigma e kahershme e pushtetit në të cilën ndodhet Bullgaria, por më tepër për egon dhe hesapet personale. Kështu dukej politikisht viti 2024. Si rezultat i punës..

botuar më 25-01-14 7.25.PD

Nëse Google mund të fliste - për çfarë ishim të emocionuar në 2024

Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë dhe në vendin tonë. Sportistët tanë edhe një herë dëshmuan se dinë të frymëzojnë dhe të ngjallin..

botuar më 25-01-10 7.05.PD

Aplikacioni turistik "Go Dimitrovgrad" nis nga puna në Caribrod

Organizata turistike "Caribrod" njofton bashkëqytetarët, vizitorët dhe turistët në territorin e komunës së Caribrodit se nisi nga puna aplikacioni i ri - "Go Dimitrovgrad". Këtë e bën të ditur portali multimedial në gjuhën bullgare dhe serbe FAR,..

botuar më 25-01-09 11.22.PD