Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Kryeministrat e Greqisë dhe Maqedonisë takohen gjatë kësaj jave në Sofje

Foto: BGNES

Pas bisedimeve të vazhdueshme me ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov, në fund të javës pranë Athinës, ndërmjetësi ndërkombëtar në bisedimet për emrin e Maqedonisë Matju Nimic shpalli, se më 17 maj në Sofje do të takohen edhe kryeministrat e të dy shteteve, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev. Bisedimet në nivel ministrash ndërmjetësi i caktoi si serioze dhe të tensionuara, por në fund të fundit pozitive. Bisedimet e ardhshme midis të dy kryeministrave do të mbahen në kuadrin e takimit të nivelit të lartë BE-ja-Ballkani Perëndimor në kryeqytetin bullgar.


Athina pret zhvillim të mirë të bisedimeve për emrin

Foto: koutipandoras.gr

Qeveria e Greqisë pret zhvillim të mirë të bisedimeve për zgjidhjen e mosmarrëveshjes për emrin e Maqedonisë. Këtë e njoftoi zëdhënësi i saj Dhimitris Canakopullos. Mediat në Greqi komentuan, se në bisedimet e fundit midis zotërinjve Koxijas dhe Dimitrov pozitat e të dy vendeve u përputhën dhe hapën rrugën për takimin e kryeministrave. Ai do të jetë edhe faza përfundimtare e bisedimeve. Pritet që në të në nivel më të lartë të gjenerohen zgjidhje kyçe. 


Media dhe struktura politike në Maqedoni realizojnë propagandë antiperëndimore

Foto: nezavisen.mk

Gjatë vitit 2017 Maqedonia qëndroi para kërcënimeve serioze hibride, të cilat përputheshin me ndërrimin e pushtetit dhe krijimin e marrëdhënieve të reja me shtetet fqinje. Kjo theksohet në raportin vjetor të Agjencisë Maqedonase të Hetimit. Prioritete të agjencisë vjet ishin “zbulimi dhe lokalizimi i ndikimin destruktiv të fuqive të jashtme, të cilat nëpërmjet strukturave mediatike dhe politike në Maqedoni dhe në rajon orvateshin të ndikojnë mbi opinionin e shtetasve, duke formuar pozita antiperëndimore (kundër BE-së dhe NATO-së)” theksohet në raport. Një vëmendje serioze gjatë viteve hetimi u caktonte problemeve të lidhura me migracionin ilegal, ekstremizmin fetar, terrorizmin ndërkombëtar dhe krimin transnacional.


Beogradi nuk pranon anëtarësimin e Kosovës në OKB-në kundrejt Bashkimit të Komunave Serbe

Foto: novosti.rs

Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB-në kundrejt krijimit të Bashkimit të Komunave Serbe. Këtë e shpalli kryetari i komisionit parlamentar për Kosovën Millovan Drecun. Para kësaj deklarate disa media serbe u njoftuan, se vendet perëndimore mendojnë variant për ndryshimin e formës së dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës. Sipas Agjencisë Tanjug mendohet përfshirja e më shumë ndërmjetësve në bisedimet dhe miratimi i shpejtë i gjërave të papranueshme për Serbinë. Gazeta “Srëbski Telegraf” boton 11 “pika kyçe” të një dokumenti të quajtur “Plan për përkrahje të integrimit ndërkombëtar të Kosovës”, i cili sipas deklaratave në Uashington u miratua nga SHBA-ja, Gjermania, Franca, Britania e Madhe dhe Italia.


Erdogani insiston që në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të ketë një shtet islamik

Foto: akparti.org.tr

Në një forum ndërkombëtar studentor në Stamboll, organizuar nga Federata e Asociacioneve Ndërkombëtare Studentore, presidenti i Turqisë Rexhep Erdogan deklaroi, se OKB-ja duhet të riorganizohet. Duke siguruar, se Turqia është për çdo platformë, e cila do të bëjë botën më të drejtë, presidenti ripohoi qëndrimin, se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nuk ka asnjë shtet mysliman dhe duhet të vendoset një drejtësi. Përfshirja e një shteti mysliman në këshill sipas kreut të shtetit turk, do të ndihmojë për përballimin e atmosferës së frikës nga pesë anëtarët e tanishëm të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.


Hetojnë ish ministrin shqiptar të punëve të brendshme për trafik droge

Foto: gazeta-shqip.com

Gjykata në Tiranë imponoi masën “Arrest shtëpiak” të ish ministrit të punëve të brendshme Saimir Tahiri, i cili është bashkëpunëtor shumëvjeçar i kryeministrit Edi Rama. Tahiri ishte ministër i punëve të brendshme nga viti 2013 deri në vitin 2017. Javën e kaluar ai dha dorëheqje si deputet. Kundër tij u ngrit akuzë për pjesëmarrje në një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të sasive të mëdha të kanabisit, në krye të të cilit qëndron një i afërm i Tahirit arrestuar në Itali. Ish ministri shpall se është i pafajshëm dhe se do të kërkojë drejtësi me ndihmën e autoriteteve gjyqësore, duke persekutuar të gjithë të cilët drejtuan akuza kundër tij.

Përpilues: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD