Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vizita e presidentit bullgar në Rusi dhe marrëdhëniet e pritura pas saj

БНР Новини
Foto: BTA

Më 21 dhe 22 maj presidenti i Bullgarisë Rumen Radev bëri një vizitë në Rusi. Që në njoftimet paraprake u theksua se ajo i jep fund pauzës dhjetëvjeçare në dialogun dypalësh të nivelit më të lartë. Pas takimit me kreun e shtetit bullgar presidenti i Rusisë Vlladimir Putin caktoi bisedimet e radhës si “një sinjal i mirë për rimëkëmbjen e marrëdhënieve ruso-bullgare në formatin e tyre të plotë”. Presidenti Radev gjithashtu shprehu optimizëm, por në të njëjtën kohë komentoi, se është e vështirë të flitet për mirëbesim në marrëdhëniet dypalëshe pasi tri projekte të mëdha janë të pezulluara, pasi ekziston një regjim kufizues dhe sanksione, dhe pas deklaratave jolargpamëse politike vitet e fundit.

Në korrik të vitit 2016 në një koment të Radio Bullgarisë nën titull “Çfarë “normalizim” të presim në marrëdhëniet midis Sofjes dhe Moskës” me skepticizëm theksuam, se në atë moment “normalizim” konkret të marrëdhënieve me Rusinë nuk mund të pritet dhe se ai nuk është vetëm një urim i mirë. Vallë, a nuk ka ardhur tani momenti i normalizimit?

Më parë me kryeministrin Dmitrij Medveved dhe pas kësaj edhe me presidentin Vlladimir Putin, presidenti Rumen Radev foli për organizimin e sesionit të 16-të të Komisionit Ndërqeveritar të bashkëpunimit ekonomik dhe tekniko-shkencor i cili shtyhet prej vitesh. Ndoshta komisioni do të mblidhet në tetor të këtij viti. Rendi i ditës mezi tani do të saktësohet, por vështirë nuk do të përfshijë deklaratat e zotit Radev për furnizime direkte të gazit rus dhe për rimëkëmbjen e projektit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”.

Gjatë vizitës presidenciale u njoftua, se kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov në kohë të afërt do të takohet me presidentin rus Vlladimir Putin. Pritet, që në takim të diskutohet rivendosja e besimit dhe bashkëpunimit të gjithanshëm midis të dy shteteve pas pezullimit të projekteve të Centrali Atomik Elektrik “Belene”, të gazsjellësit “Rryma Jugore” dhe të naftësjellësit “Burgas-Aleksandrupolis”. Nga Këshilli i Ministrave njoftojnë se vizita e kryeministrit bullgar do të realizohet deri në fund të muajit, ndërsa sipas burimeve jozyrtare ai po përgatitet pothuajse që prej tri javësh. Del pyetja në se vërtetë është ashtu, pse vizita e kryeministrit u shpall që në kohën e vizitës së presidenti Rumen Radev. Në sfondin e episodeve të shpeshta të tensionit midis presidentit dhe qeverisë ka bazë të bëhet kjo pyetje. Mirëpo, me siguri ajo nuk është me rëndësi kaq të madhe. Kohët e fundit në një bisedë telefonike me presidentin Putin lidhur me rastin “Skripall” kryeministri Borisov shtyri ftesën për vizitë në Rusi. Dihet se zoti Borisov refuzoi të vizitojë Rusinë edhe në kohën e fushatës paraelektorale të zotit Putin gjatë marsit. U vendos që kjo të bëhet pas takimit të nivelit të lartë për Ballkanin Perëndimor më 17 maj, i cili u organizua nga Bullgaria si kryetare e Këshillit të BE-së. Ndonjë datë konkrete për vizitën e ardhshme akoma nuk është e saktësuar, por zoti Putin tha se ajo do të realizohet “ditët e afërta”. Sipas burimeve diplomatike ka të ngjarë që kjo të ndodhë midis datave 30 maj dhe 1 qershor.

Momenti i vizitës së ardhshme duket i favorshëm për kapërcimin e të paktën një pjese të pengesave për arritjen e normalizimit të dëshiruar të marrëdhënieve. Pritet që Parlamenti bullgar të votojë propozimin e qeverisë për ristartimin e projektit të Centralit Atomik Elektrik “Belene”. Ministrja e energjetikës Temenuzhka Petkova paraqiti variante për shfrytëzimin e pajisjeve të prodhuara për këtë central, të cilat përfshijnë hapjen e projektit dhe shpalljen e tenderit për investitor strategjik. Ditën e mërkurë shefi i “Rosatom”-it rus Aleksej Lihaçov tha, se kompania e tij është gati të marrë pjesë në një tender të tillë. Ideja e paraqitur nga presidenti Rumen Radev në Rusi për furnizime të drejtpërdrejta të gazit rus për Bullgarinë duket e afër ndaj asaj të kabinetit “Borisov” për krijimin e një qendre ndarëse “Ballkan” në territorin bullgar. Vjet Komisioni Evropian miratoi financimin e studimit paraprak të një projekti të tillë, ndërsa këtë vit u nënshkrua një kontratë për realizimin e studimit. Deri tashti Rusia gjithnjë e shtynte temën për ristartimin e gazsjellësit “Rryma Jugore” përmes Bullgarisë për shkak të mungesës së garancive nga Komisioni Evropian. Edhe tani, pas takimit midis presidentëve Radev dhe Putin, ministri energjetik rus Aleksandër Novak komentoi, se në parim Rusia nuk heq dorë nga bashkëpunimi dhe është gati në çdo variant, në se ka garanci për blerësit e gazit dhe se projekti është në përputhje me kërkesat e legjislacionit evropian. Në kontekstin e urimeve më të reja të shprehura nga pala bullgare dhe të gatishmërisë së palës ruse t’u përgjigjet pozitivisht atyre, prapë u bë e qartë, se realizimi po vazhdon të jetë në varësi të Brukselit.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD