Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Para me erë trëndafili

БНР Новини
Prodhuesit e trëndafilave nga qyteti Kazanlak bllokuan rrugën për në Stara Zagora dhe i hodhën lulet në asfalt në shenjë proteste kundër çmimit të ulët të prodhimit të tyre.
Foto: BGNES

Shpesh një nga gjërat e para, të cilat të huajte mësojnë për Bullgarinë është fakti se ajo është vendi i trëndafilave. Bile kemi një luginë në Bullgari Jugore, e njohur si Lugina e trëndafilave.

Në fakt trëndafilat sigurojnë jo vetëm reklamë turistike dhe imazh të mirë mediatik për shtetin tonë, por edhe bukën e gojës të fermerëve dhe ndërmarrësve, që punojnë në fushën e distilimit të vajit të trëndafilit. Në Bullgari për prodhimin e këtij vaji kultivohet një varietet vajor (Rosa kazanlika V.T.) nga familja e trëndafilit të shquar Rosa damascena. Informacionet e para dokumentare për rritjen e trëndafilave në trojet bullgare janë nga fillimi i shekullit të XVIII. Vaji i trëndafilit është i shquar në tërë botën dhe përdoret si lënda e parë nga të gjitha kompanitë botërore për prodhimin e parfumeve dhe kozmetikës.

Por situata, në të cilën sot ndodhen prodhuesit dhe përpunuesit e trëndafilave është tepër shqetësuese. Ata që pësojnë më shumë humbje janë fermerët, për të cilët tani është kulmi i sezonit dhe të cilët në orën 5 të mëngjesit dalin në fushë për t’i mbledhur lulet. Sivjet nga njëra anë ata kanë të korra të bollshme, por në anën tjetër janë kërcënuar nga gjendja e paaftësisë paguese apo falimentimi për shkak të çmimeve të ulëta, me të cilat blihet prodhimi i tyre. Në ditët e para të mbledhjes së trëndafilave çmimi ishte 1,5 euro për kilogram. Kjo u bë arsyeja për zemërimin e fermerëve, sepse çmimi është i pamjaftueshëm për mbulimin e shpenzimeve të tyre dhe bile nuk mund flasin për fitim. Pothuaj çdo ditë ata protestojnë, duke bllokuar lëvizjen e automjeteve të rrugët e regjionit. Përpjekje për të gjetur një zgjidhje të krizës bëri vetë Ministri i bujqësisë Rumen Porozhanov, por çmimet jo vetëm se nuk u përmirësuan për prodhuesit, por bele shënuan ulje, duke arritur 0.60 euro për kilogram. Duhet pasur parasysh se çmimi i vajit të trëndafilit në tregjet ndërkombëtare është 5-6 mijë euro për kilogram.

Kush mund t’i ndihmojë fermerët të marrin më shumë para për lulet e tyre? Tani për tani nuk është e qartë. Qeveria nuk mund të ndikojë çmimet e tregut. Prodhuesit e regjistruar të trëndafilave do të kompensohen për shkak të çmimeve të ulëta të blerjes me subvencionim “de minimis” – premtoi Rumen Porozhanov. Vetë prodhuesit e trëndafilave nuk mund të negociojnë me tregtarët me shumicë, sepse duhet shumë shpejtë t’i shesin lulet. Në se nuk e bëjnë këtë trëndafilat do të humbin vlerën e tyre, sepse nuk do të mund të përdoren për distilimin e vajit. Pozita e tregtarëve është e shpjegueshme – ata përpiqen të japin sa më pak para për një mall që prishet shpejt. Dhe pikërisht këtu shumë njerëz e kërkojnë shkakun për çmimet jashtëzakonisht të ulëta të trëndafilave vajore. Avokatja e popullit Maja Manollova  dhe disa ekspertë janë të mendimit se ka kartel, d.m.th. çmimet për blerjen e prodhimit janë bashkërenduar paraprakisht nga firmat e përpunimit. E kjo është në kundërshtim me parimet e konkurrencës së lirë. Por a është kështu? Kjo nuk mund të provohet lehtë. Dhe për hetimin e rrethanave ka nevojë për kohë, derisa prodhuesit nuk mund të presin, sepse trëndafilat e tyre veniten. Duket se ky sezon do të jetë “i humbur” për ta, sepse të korrat e tyre nuk do të sjellin fitim, bile nuk do të mbulojnë shpenzimet e bëra.

Por është e sigurt se duhet bërë diçka, sepse në këtë situatë tërë industria e prodhimit të trëndafilave është kërcënuar – diçka që do të jetë absurde, duke pasur parasysh se ajo është një nga simbolet e vendit tonë. Ndoshta hapa konkrete do të bëhen në mënyrë legjislative me përcaktimin e çmimeve minimale të blerjes së luleve. Dhe do të jetë mirë, po të bëhet kështu – komentojnë prodhuesit, por njëkohësisht paralajmërojnë se në se masat nuk merren së shpejti, prodhimi i trëndafilave mund të zhduket nga harta ekonomike e shtetit.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga mesatare në Sofje është 3388 leva /1732 euro/

Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave për muajin dhjetor 2024. Për shkak të pagave në..

botuar më 25-02-15 10.45.PD

Bullgarët janë masivisht të pakënaqur me pagat e tyre, ¼ e tyre janë të varfër që punojnë

94% e punëtorëve në Bullgari nuk janë të kënaqur me shumën e pagës së tyre. Këtë e tregon një anketë e sindikatës “Podkrepa” për shpërblimin e punës në vend, 91 për qind e të anketuarve në sondazhin përfaqësues kanë treguar se marrin të ardhura neto prej më..

botuar më 25-02-12 9.36.PD

Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në BE

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Bullgaria ka pagën minimale më të ulët në janar - 551 euro. Sipas të dhënave të Eurostat-it, më e larta është në Luksemburg – 2638 euro. Për dhjetë vitet e fundit që nga viti 2015 paga minimale në vendin tonë është..

botuar më 25-02-06 2.31.MD