Fondacioni “Fëmija dhe Folklori” tashmë disponon disa libra të bukur me proverba dhe gjëegjëza bullgare, të përkthyera nga bullgarët e vegjël jashtë shtetit në gjuhë të ndryshme. Është duke u përgatitur botimi i katërt. Për fëmijët, krijimtarinë e tyre dhe planet e tyre të ardhshme na tregon Lilia Stareva – folkloriste dhe përpiluese e kësaj pasurie bullgare:
“Ky është një varg botimesh i fondacionit “Fëmija dhe Folklori” bashkë me Agjencinë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Shtetit. Mendoj se është me rëndësi që t’i zhytim fëmijët në urtësinë e popullit tonë dhe ta paraqesim këtë urtësi nëpërmjet tyre. Në fakt pikërisht ata mund ta kuptojnë më mirë përrallën, ku kanë marrë pjesë stërgjyshërit tanë. Fëmijët nuk pushojnë të bëjnë pyetje – kush, pse, si? Prandaj folklori mund të kuptohet më mirë pikërisht nga fëmijët, sepse pikërisht në folklorin tonë ka më shumë kureshtje dhe interes më të madh ndaj botës, ka shumë mesazhe të rëndësishme. Jam shumë e lumtur duke e parë gatishmërinë e madhe të fëmijëve. Së pari për të marrë pjesë në një konkurs, i cili zhvillohet nga fondacioni tashmë më shumë se 15 vjet - “Urtësia e popullit tonë” – një konkurs për ilustrimin e imazheve folklorike, miteve, legjendave, përrallave, proverbave dhe gjëegjëzave. Fëmijët pikturojnë dhe në të njëjtën kohë rriten. Jo vetëm se mësohen, por edhe fillojnë ta pëlqejnë dhe ta respektojnë folklorin tonë.”
Fëmijët bullgarë jashtë shtetit janë jo vetëm piktorë të së bukurës, ata janë ambasadorë të kulturës bullgare dhe përkthyes. Ata e përhapin kulturën tonë folklorike në botë dhe nëpërmjet saj kanë një sedër të re dhe të fortë.
“Shumë tronditëse janë takimet tona me diasporën bullgare. Ata e vlerësojnë më lart krijimtarinë dhe folklorin tonë, sesa ne këtu. Kjo është kështu, sepse janë shkëputur nga atdheu dhe janë larg – na thotë Lilia Stareva. – Gjëegjëzat tona janë përkthyer në pesë gjuhë evropiane, kurse deri tani ka proverba të përkthyer në 12 gjuhë. Në fakt ky është një komunikim ndërkulturor dhe fëmijët tanë mësojnë paralelisht dy kultura – të vendit ku rriten dhe të Bullgarisë. Fëmijët identifikohen me kulturën bullgare, por e konstatojnë të mirën edhe në krijimtarinë e popujve të tjerë. Ata kuptojnë se ngjajmë njëri me tjetrin, por edhe se jemi të ndryshëm. Ata kuptojnë se morali ekziston kudo në botë. Në botën e fëmijëve gjithçka është më e thjeshtë. Vogëlushit pikturojnë, përkthejnë, marrin pjesë në konkurse, e shikojnë veten në libra të bukur dhe ndihen të lumtur. Vetëm duhet t’u tregoni atyre përrallën dhe t’u thoni: merrni pjesë! ”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: prikazensviat.com
Tetë tradita autentike bullgare dhe aftësi të përcjella brez pas brezi nga pjesë të ndryshme të vendit u bënë pjesë e Listës Përfaqësuese Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale dhe kështu u bënë pjesë e "Thesareve të gjalla njerëzore" të..
Anabell Casaboff është një nga mijëra pasardhësit e bullgarëve në Argjentinë që nuk flasin gjuhën e gjyshërve të tyre, por Bullgaria është çdo ditë e pranishme në jetën e tyre. Ajo është një balerinë e mrekullueshme, kërcen dhe jep mësim baletin klasik, por..
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos..