Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në qytetin Nesebar u inaugurua Konsullata e Nderit e Republikës së Kosovës

БНР Новини
Plamen Kopchev - Konsulli i Nderit i Republikës së Kosovës në Nesebar

„Dialogu politik ndërmjet Bullgarisë dhe Kosovës zhvillohet gjithnjë e më intensivisht gjatë gjysmë vitit të fundit dhe kjo krijon premisa për aktivizimin e marrëdhënieve ekonomike në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, infrastrukturës, telekomunikacioneve, kulturës. Inaugurimi i Konsullatës së Nderit të Republikës së Kosovës tek ne do të përshpejtojë akoma më shumë bashkëpunimin bilateral” – është shkruar në vendimin e Këshillit të Ministrave nga janari i këtij vitit, me të cilin u miratua propozimi për hapjen e Konsullatës së Republikës së Kosovës në qytetin Nesebar.

Ambasadori i RKS Shpend Kallaba dhe Konsulli i Nderit Plamen KopchevDuke njohur rolin e pa-kontestuar që mund të luajë Konsulli i Nderit në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje ka kënaqësinë që për herë të parë në cilësinë e Konsullit të Nderit të Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë ta ketë z. Plamen Kopchev” – tha ambasadori i RKS-së në Sofje z. Shpend Kallaba.

Në ceremoninë e hapjes solemne të Konsullatës në Nesebar bashkë me ambasadorin ishte i pranishëm stafi i   Ambasadës së RKS-së në Sofje – Delfin Pllana, Lulzim Rifaj, Lekë Daka, Bujar Deskaj, Bubulina Krasniqi, Arjenta Dimo, Vasil Shano.

Plamen Kopchev ka përvojë të madhe profesionale në fushat e turizmit, tregtisë së produkteve të naftës, kështu edhe në fushën e teknologjive të larta. Është anëtar i Këshillit të Bordit të Drejtuesve të Bashkimit të pronarëve të hoteleve në vendpushimin Sllënçev Brjag. Ka përvojë si udhëheqës administrativ në Hekurudhat e Bullgarisë.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Konsullatës, ai i falënderoi ambasadorit të Republikës së Kosovës z. Shpend Kallaba për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm, angazhimin njerëzor dhe përpjekjet e shumta me qëllim realizimin e “ëndrrës së quajtur Konsullata e Nderit e Republikës së Kosovës në Bullgari”.


Ambasadori Kallaba, Konsulli Kopchev (në mes) dhe zv.Kryebashkiaku i Nesebarit Lazar JapaxhievNga tani e tutje z, Kopchev, respektivisht konsullata e nderit ne Nesebar, do te jete një adrese me tepër për te gjithë ata shkencëtare, afariste, sportistë te rajonit te Detit te Zi, te cilët janë te interesuar për bashkëpunim kulturor, ekonomik, tregtare ndërmjet te dyja vendeve – tha Shkëlqesia e tij z. Shpend Kallaba. Nesebari është qytet i njohur turistik duke marrë parasysh se brenda ditës frekuentojnë diku rreth 40.000 turistë nga e gjithë bota, dhe është në mbrojtje të UNESCO-s. Propozimi për emërimin e z. Kopchev, u bë edhe sipas rekomandimit të Kryetarit të Komunës se Nesebarit, z. Nikolai Dimitrov, ku z. Kopchev po ashtu ka shërbyer si këshilltar i Këshillit Komunal prej vitit 2003 deri ne vitin 2007. Pra me emërimin të z. Kopchev Konsull Nderi të RKS-së, do të themelohet edhe zyra reprezentative konsullore në qytetin turistik të Nesebarit, përmes së cilës do të fuqizohet edhe më tej ekonomia, turizmi dhe kultura kosovare, do të ketë shkëmbime arsimore dhe të biznesit si dhe do të institucionalizohet Asociacioni i Miqësisë mes dy vendeve, pjesë e të cilit do të jenë njerëz nga elita politike, ekonomike e kulturore e Bullgarisë.”

Sot me inaugurimin e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës, ne kuptojmë mirë sfidat e rënda para nesh – të gjithët që jetojmë në Ballkan. Dua të theksoj edhe rolin e jashtëzakonshëm të qeverisë bullgare me qëllim që kjo fuçi baruti – Ballkani, të kthehet në një territor të paqes, harmonisë, bashkëpunimit dhe prosperitetit” – tha zoti Plamen Kopchev.

Foto: Ambasada e Republikës së Kosovës në Sofje



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB

Paraqita  një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..

botuar më 25-10-29 11.05.PD

Qeveritarët ranë dakord për rotacionin e kryetarit të parlamentit

Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..

botuar më 25-10-28 3.26.MD
 Драгош Пъслару

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..

botuar më 25-10-25 9.00.PD