Fshati Vërbica ndodhet në pjesën qendrore të Bullgarisë Veriore. Infrastruktura e regjionit është në gjendje të keqe, koha i ka rrëzuar shumë prej shtëpive në fshat, në të cilat prej vitesh askush nuk jeton. Ndërtesat e shkollës dhe kopshtit të fëmijëve janë të mëdha, por fëmijët në to çdo vit bëhen më pak. Ndoshta ky vit shkollor do të jetë i fundit për shkollën e fshatit, pastaj edhe godina e saj do të boshatiset. Gjysma e popullsisë së Vërbicës janë bullgarë, gjysma tjetër – romë – rreth 500 vetash, е shumica prej tyre janë pensionistë. Të rinjtë ikin në qytetet e mëdha apo jashtë shtetit dhe rrallë kthehen. Larg fshatit i rritin fëmijët e tyre. Rruga e keqe, e cila e çon udhëtarin deri tek Vërbica është akoma një pengesë për vendasit dhe për vizituesit. Fshati nuk është larg qyteteve më të mëdha – vetëm 25 kilometra është distanca deri në Gorna Orjanocica dhe Veliko Tërnovo.
Dëshirën dhe ambicien për të gjallëruar jetën e fshatrave i shikojmë në idenë për një festival të ri, të propozuar nga Anelija Dimitrova – drejtoresha e Vatrës vendore të kulturës. “Toka e fshatit Vërbica është e madhe dhe shumë pjellore. Këtu rrisim misër, grurë, sojë, bizele dhe kultura të tjera. Pothuaj s’kemi vite të këqija bujqësore” – tregon Anelia Dimitrova. Që nga fillimi i punës së saj në vatrën e kulturës ajo nuk pushon të mendojë për këtë se si mund ta bëjë jetën e njerëzve më të mirë dhe më të lumtur. Është e bindur se jeta në fshatin e tyre nuk është e mërzitshme dhe vendasit kanë nevojë për pak inkurajim. Ata kanë nevojë vetëm t’i tregojnë dikujt punën dhe aftësitë e tyre. Kështu shfaqi ideja për një festival, kushtuar gatesës më të parapëlqyer bullgare – byrekut. Secili e di se byreku më i mirë është ai i bërë në shtëpi, me kore të plasaritur, e cila kërcet në gojë, dhe prandaj me pak humor e kanë quajtur ngjarjen e tyre “Festivali i byrekut llacaman”. “Në fshatin tonë byreku bëhet me raste të ndryshme – që nga Krishtlindjet deri në ditën e Shën Pjetrit, kur kemi djathë të freskët” – tregoi Anelia Dimitrova.
“Gratë vetë i gatuajnë petat në mënyra të ndryshme – i hapin, i tëhollin, i shtrijnë, i tërheqin. Mund të jenë të holla apo të trasha. Dhe shija e byrekut gjithmonë është e mrekullueshme. S’ka asgjë më të mirë se ushqimi i gatuar në shtëpi nga duart e bullgarit. Në Vërbica s’kemi një recetë karakteristike për byrek, por secila nikoqire përpiqet ta bëjë byrekun më të mirë dhe eksperimenton. Dëshironim të bënim diçka të ndryshme, të mos jemi si të tjerët – zakonisht festivalet janë muzikore apo folklorike. E përfshimë këtë element kulinar. Dhe pse jo, pasi byreku është aq i parapëlqyer në Bullgari. Ai mbretëron në tryezën tonë gjatë të gjitha stinëve të vitit."
Sivjet Festivali i byrekut rreckaman u zhvillua për herë të pestë në pjesën e dytë të muajit maj. Në vitet e para kanë marrë pjesë vetëm mjeshtre nga fshati, por pak nga pak festivali është bërë më i madh dhe më i larmishëm. Vitin e kaluar në të kanë marrë pjesë 14 ansamble nga 8 bashki të Bullgarisë. Duket se rruga është e drejtë dhe kjo është mënyra, në të cilën mund të gjallërohet fshati. “Gjithmonë para festës lutemi për mot të mirë, sepse një aktivitet i tillë nuk mund të zhvillohet në ambient të mbyllur” – tha Anelia dhe vazhdoi:
“Kur janë shtruar tryezat e gjata, kur ka skenë për folklor autentik, kur njerëzit hedhin valle, siç është tradita bullgare, atëherë ndiejmë atmosferën e festës. Ndoshta shumë njerëz nuk do të më besojnë, por unë jam e bindur se njerëzit në fshat jetojmë më mirë sesa ata në qytetin e madh. Njerëzit këtu ndihmojnë më shumë njëri-tjetrin, mblidhen shpesh, punojnë dhe argëtojnë së bashku, por e keqja është se ata bëhen gjithnjë e më pak” – tha drejtoresha e vatrës së kulturës në fshatin Vërbica Anelia Dimitrova.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Në bazën bullgare të Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” janë instaluar pajisje matëse që mbledhin të dhëna të vlefshme për aktivitetin diellor dhe lidhjen e tij me fushën magnetike të Tokës për dy muaj. Studimet po kryhen në kuadër të projektit të..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi mes 224 të diplomuarve bullgarë në vitin 2024 në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e..
“Trakët, vera dhe kultura” është tema e seminarit në kompleksin arkeologjik “Lugina e mbretërve trakë” pranë Kazanllëkut, i cili do të mbledhë së bashku shkencëtarë dhe studiues nga e gjithë Bullgaria më 22 shkurt. Ky është edicioni i nëntë i..
Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore..
Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë..
Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një..