Japonezi Kenta Sugaj zbuloi gjuhën bullgare përderisa studionte në Universitetin e Gjuhëve të Huaja në Tokio, ku në fillim mësonte filologji ruse. Si linguist filloi të interesohet për veçoritë gramatikore të gjuhës bullgare. I përkushtohet studimit të dialekteve bullgare të të shpërngulurve në Rumani. Dy vjet specializoi gjuhën bullgare në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” dhe mbrojti një disertacion doktori. Tani Kenta Sugaj jep mësime të gjuhëve bullgare dhe ruse në Universitetin Shtetëror Cukuva në Tokio. Sipas tij japonezët shfaqin interes të theksuar ndaj gjuhës bullgare.
“Në orët mësimore të gjuhës bullgare, të cilat janë të hapur edhe për dëgjues jashtë universitetit, mblidhen shumë njerëz, të cilët shfaqin interes për gjuhën, për Bullgarinë, për kulturën bullgare, për vallet dhe muzikën bullgare. Disa edhe këndojnë në kor dhe vijnë posaçërisht për të mësuar bullgarishten” – tregon Kenta Sugaj.
Ai e do Bullgarinë, e pëlqen mënyrën e jetës, e cila dallohet nga ritmi i përshpejtuar në Tokio. Mendon se bullgarët janë shumë të zellshëm dhe punëdashës. Kujton vetëm një moment i pakëndshëm, kur ishte e domosdoshme të pret një muaj të tërë për një dokument, të cilin në Japoni do të merrte menjëherë. I dhënë pas historisë së pasur bullgare, zotit Sugaj i pëlqen të vizitojë qytete si Veliko Tërnovo dhe Pllovdiv.
Pasi studioi të folurit bullgarë në Rumani, të përhapur rreth Bukureshtit, dhe i krahasoi me gjuhën në krahinën e qytetit bullgar Silistra, tani Kenta interesohet për dialektet bullgare në Besarabi. Në qendrën e vëmendjes së tij është fshati më i madh bullgar jashtë kufijve të Bullgarisë – Parkani, i cili shtrihet në Transdnjestri. Tashmë disa herë gjuhëtari japonez frekuenton fshatin, mbledh materiale dhe shpreson të hasë përkrahjen e studiuesve bullgarë dhe të huaj. Në Leximet e XIV-ta Ndërkombëtare Sllave në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid” në fund të prillit Kenta Sugaj paraqiti një kumtesë për elementet ruse në të folurin bullgar në fshatin Parkani.
“Ndoshta më tej do të studioj edhe të folurit e tjerë bullgarë të përhapura në Ukrainë dhe në Moldavi. Nga pikëpamja krahasuese ndoshta do të jetë shumë interesante të analizohet gjendja e tyre të tanishme, se si u ndryshuan pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.”
Kenta Sugaj thekson, se pas studimeve të shumta të linguistëve sovjetikë dhe pas botimit të “Atlasit të të folurit bullgarë në Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike” në vitin 1958, sot gjendja e dialekteve bullgare në Besarabi është një temë pak e studiuar. Përveç për ndikim të gjuhëve ruse, ukrainase dhe moldaviane, tani mund të flitet edhe për reflektimin e gjuhës letrare bullgare mbi të folurin besarab, pasi bullgarët në Besarabi tashmë kanë kontakte me Bullgarinë dhe mësojnë në universitete bullgare.
Mirëpo, a ka lidhje linguistike midis gjuhës së bullgarëve në Rumani dhe asaj në Besarabi?
“Shumica e ardhësve në Besarabi kanë kaluar përmes Rumanisë, Vllahisë dhe Moldavisë. Ja përse midis tyre ka një lidhje dialektike – shpjegon Kenta Sugaj. – Shumica e të shpërngulurve erdhën nga pjesa lindore e Bullgarisë. Duke analizuar dyfishimin e kundrinës, një nga ballkanizmat sintaksorë vura re, se të folurit bullgarë në Rumani pranuan modelin rumun. Në të folurit bullgarë në Moldavi ose në Besarabi nuk shihet një tendencë e tillë, sepse në gjuhën ruse ky dyfishim nuk ekziston. Mirëpo në nivele të tjera gjuhësore – morfologji, fonetikë, leksikologji, sigurisht ka mjaftë gjëra të formuara nën ndikimin e gjuhës ruse ose ukrainase, për shembull në të folurin në Parkani shpesh shfrytëzohet fjala “zaraz” nga gjuha ukrainase, gjë që do të thotë “sega” (tani), si dhe shumë fjalë të tjera ruse. Kështu që do të studioj interferencën midis gjuhëve” – tha në përfundim gjuhëtari japonez Kenta Sugaj.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personalMe iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..