Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Masat sociale janë ndër prioritetet e politikës së kohezionit të Komisionit Evropian pas vitit 2020

БНР Новини
Ministrja e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së Liljana Pavllova (majtas), ministri i financave Vlladisllav Goranov (djathtas) dhe kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgari Vasill Velev (në mes) në kohën e konferencës.
Foto: BTA

Në Sofje u mbajt një Konferencë Ndërkombëtare të Qendrës Evropiane të Punëdhënësve dhe Ndërmarrjeve të cilat sigurojnë shërbime të interesit të përgjithshëm. Veprimtaria ishte pjesë e programit të Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së. Që në fillim u vu në dukje dinamika e ndryshimit të rrethanave në BE-në, në thelbin e së cilës është përgatitja e një shteti të braktisë bashkimin dhe problemet e lindura me vendin partner jashtë oqeanit.

Megjithëkëtë, BE-ja shikon në të ardhmen dhe përpiqet të formulojë politikat, të cilat do të garantojnë sigurinë, efektivitetin e punës dhe standardin jetik të shtetasve evropianë. Kjo realizohet nëpërmjet shërbimeve të interesit të përbashkët, të cilat mund të ndahen në dy grupe. “Në grupin e parë janë interesat jo ekonomike, të cilat tradicionalisht janë angazhim i shtetit si policia, drejtësia, struktura e sigurisë kombëtare. Ato nuk janë objekt i legjislacionit të BE-së dhe nuk ndikojnë mbi tregun e brendshëm dhe konkurrencën” – shpjegoi ministri i financave Vlladisllav Goranov, i cili e hapi konferencën. Ai saktësoi, se shërbimet e interesit të përgjithshëm janë me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për jetën e përditshme dhe janë ndër faktorët kryesorë për afrim social dhe ekonomik në kuadrin e BE-së.

Me më shumë rëndësi për ne janë shërbimet e interesit të përgjithshëm ekonomik, të cilat sigurohen dhe organizohen në përputhje me urdhëresat për tregjet e brendshme dhe konkurrencës në BE-në. Vitet e fundit kërkimi i shërbimeve të interesit të përgjithshëm dhe mënyrat, në të cilat ato ofrohen, u ndryshuan rrënjësisht. Shërbime, të cilat shteti siguronte në mënyrë të drejtpërdrejtë, tani gjithnjë e më shpesh u besohen organeve kombëtare dhe rajonale dhe strukturave të sektorit privat me qëllime ekonomike ose jofitimprurëse. Fondet strukturore janë një vegël e fuqishme për përkrahjen e shtetit, si në shërbimet e interesit të përgjithshëm ekonomi, ashtu edhe në shërbimet jotregtare – arsim dhe punësim. Fondet strukturore evropiane kanë për qëllim të sigurojnë shërbime me cilësore dhe më të volitshme për popullsinë në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Komisioni Evropian botoi para disa ditësh propozimet për një pako legjislative në politikën e kohezionit për periudhën programore 2020 – 2027. Aty parashikohen masa për thjeshtësimin e rregullave në lëshimin e mjeteve. Në politikat e afrimit një theks special vihet mbi partneritetin social dhe organizatat, të cilat kujdesen për shoqërinë civile, barazinë midis sekseve dhe të drejtat e njerëzve me aftësi të kufizuara.”

Ministri financiar parashikoi, se ndoshta në kohën e presidencës së Gjermanisë të Këshillit të BE-së do të miratohen suazat e reja shumëvjeçare financiare të bashkisë. Ai theksoi, se kjo nuk mund të ndodhë në kohën e presidencës së Bullgarisë, të Austrisë dhe të Rumanisë. Në se para 100 vitesh ishim qendra e zhvillimit ekonomik botëror, sot jemi një pjesë e vogël e ekonomisë së përbashkët. Megjithëkëtë në Evropë gjenerojmë 35 për qind prej të gjitha shpenzimeve sociale në përmasë botërore. Përsa i përket aftësisë konkurruese të ekonomisë evropiane, sot ajo qëndron para shumë sfidave të reja dhe kjo imponon që të veprojmë në mënyrë krejt të re.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për Surva në Ellovdoll

Të gjitha ritualet bullgare të maskaradës e kanë origjinën nga rituali koleduvane dhe lindja e diellit në Janar. Me adoptimin e krishterimit, për të mos hedhur hije mbi Zotin e porsalindur, zakoni filloi të zbehej. Në Bullgarinë Perëndimore, në kohën kur..

botuar më 25-01-23 7.30.PD
Foto: Qendra kulturore

Sekretet e hallvës së bardhë dhe si një ëmbëlsirë ruan zakonet e vjetra bullgare

Hallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..

botuar më 25-01-18 9.10.PD

Riti “Larja e dhëndurëve” kryhet në Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo

Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..

botuar më 25-01-07 2.34.MD