Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Portretet e piktorit Zllatju Bojaxhiev – një botë e panjohur

БНР Новини
6
Bojan Radev dhe dy prej tablove të preferuara: “Hebre” (nga periudha e hershme e piktorit Zllatju Bojaxhiev) dhe “Rom” (1968)

Ndër emrat më të dalluar të artit figurativ bullgar padyshim është ai i piktorit Zllatju Bojaxhiev (1903-1976). Një ekspozitë me portrete të pikturuara prej tij u rregullua në Galerinë Kombëtare. Veprat janë pronë e koleksionistit Bojan Radev.

Prapë prezantojmë autorë të dashur bullgarë. Ndoshta Zllatju Bojaxhiev është një nga piktorët më karakteristikë bullgarë – tha në hapjen e ekspozitës drejtoresha e Galerisë Sllava Ivanova. – Shumë prej nesh nuk menduan, se ky krijues bullgar ka pikturuar edhe portrete. Bojan Radevi i ka grumbulluar njeri pas tjetrit me durim, ndjenje dhe pasion, virtyte këto të cilat posedon çdo koleksionist. Në sallat tona mund të shihen portrete të intelektualëve, shkrimtarëve, piktorëve, artistëve. Krahas tyre qëndrojnë edhe fytyrat e njerëzve të zakonshëm. Dhe të gjitha ato janë të rikrijuara ashtu siç vetëm Zllatju Bojaxhievi mund të pikturojë. Në to duket ky psikologjizëm i thellë, të cilin vetëm ai mund të nxirrte nga pamja e njeriut. Dëshiroj ta falënderoj Bojan Radevin për bujarinë të prezantojë koleksionin e tij të mrekullueshëm dhe të pasur para një rreth të gjerë njerëzish. Jam e bindur, se ekspozita tjetër me vepra nga koleksioni i tij do të jetë edhe më tërheqëse dhe do t’ua kënaqë syrin e mijëra vizituesve.”

Portret i shkrimtarit St.C.Daskallov dhe i bashkëshortes së tij – poeteshës Liana Daskallova (1962)

Gjatë periudhës së parë krijuese, e cila zgjati deri në vitin 1951, Zllatju Bojaxhievi prezantonte perceptimet e tij krijuese në kuadrin e traditave klasike. Nga periudha më e hershme e krijimtarisë së tij është “Portreti i damës” (1932). Në vitin 1951 si rezultat i një insulti u paralizua dora e tij e djathtë. Dukej sikur rruga e tij krijuese do të përfundonte, por së shpejti ai filloi të pikturojë me dorën e majtë. Si rezultat stili dhe teknika e tij u ndryshuan rrënjësisht. Pikturonte tablo të mëdha me kolorit origjinal dhe me imagjinatë të pasur. Ato vepra fituan njohjen si të publikut, ashtu edhe të kritikës. Në to ka groteskë, simbolikë, pak naivitet, art dekorativ, realizëm magjik... Mirëpo, sikur përcaktimi i stilit nuk është me aq rëndësi, pasi tablotë e tij tërhoqën vëmendjen e adhuruesve të artit figurativ.

Portretet e tij nga periudha më e vonshme për një kohë të gjatë qëndruan nën hijen e simfonive të tij të mëdha laramane, kështu siç kuartetet e fundit me tela të Beethovenit vite të tëra ishin nën hijen e Simfonisë së 9-të dhe “Odës së Gëzimit”. Portretet e Zllatju Bojaxhievit ishin karakteristik për gjeniun e tij. Në to duket një fantazi krijuese të gërshetuar me prezantim të thelluar të personaliteteve konkrete, shumica prej tyre të njohura mirë. Koloriti, kompozimi origjinal, detajet e theksuara i kthejnë portretet e tij në vepra të jashtëzakonshme dhe karakteristike. Një shembull për këtë origjinalitet është portreti i artistes së njohur Katja Paskaleva, pikturuar në vitet 60-të të shekullit të kaluar. Veprat në fakt janë tre dhe u krijuan në periudha të ndryshme të jetës së saj duke treguar tipare të ndryshme të karakterit të saj në varësi të moshës.

Artistja Katja Paskaleva – triptik portretesh (vitet 60)

Koleksionisti Bojan Radev gjithashtu është një njeri me fat interesnat. Ai është sportisti më i mirë bullgar i mundjes stil klasik, dy herë kampion olimpik – në vitet 1964 dhe 1968. Pas përfundimit të karrierës sportive dashuria ndaj artit figurativ u kthye në një pasion prej koleksionisti. Më vonë u bë edhe dhurues i madh. Muzeu Kombëtar Historik e shpalli dhuruesin e vet numër një, ndërsa një nga sallat e muzeut mban emrin e tij.

Krenohem, se pronësoj një pjesë prej veprave të piktorit të madh bullgar Zllatju Bojaxhiev – tha Bojan Radevi në hapjen e ekspozitës. – Populli bullgar duhet të jetë ballëlartë se ka personalitete të tilla të mëdha. Krenohuni me piktorin Zllatju Bojaxhiev, jini krenar se jeni bullgarë. Duhet të ketë më shumë bullgarë të tillë, të cilët të ngrenë flamurin e Bullgarisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Ekspozita e përhershme “Zllatju Bojaxhiev”, Instituti Bashkiak “Plovdivi i Vjetër”, Galeria Kombëtare dhe Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lutierë nga e gjithë bota do të mblidhen në Kazanllëk në vitin 2025

Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..

botuar më 24-08-25 7.30.PD

Një shkollë grafiti në Varna përmbys idetë e njerëzve për këtë lloj arti

Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..

botuar më 24-08-18 10.15.PD

Valle indiane në Kopshtin e Detit në Burgas

Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..

botuar më 24-08-14 7.05.PD