Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë nuk dimë për rakinë

БНР Новини
Svetlin dhe Gergana Mirçevi

Rakia është një pije e fortë tradicionale alkoolike, e përgatitur përmes distilimit të frutave të fermentuara, që konsiderohet si tradicionale dhe kombëtare në Bullgari dhe në vendet e tjera Ballkanike. Por a e dinë vetë bullgarët sesi t’i gërshetojnë llojet e ndryshme të rakisë me mezet e përshtatshme dhe se si ta konsumojnë më drejt? Përgjigjen e këtyre pyetjeve e japin Gergana dhe Svetlin Mirçevi në punëtoritë e krijuara prej tyre kushtuar rakisë.

СнимкаDeri në idenë për një punëtori të rakisë u arrit përpara 3 vjetëve, tregon Svetlin Mirçev. Për çdo një raki kemi përshtatur meze të veçantë, krijojmë dhe variacione të këtyre mezeve, mundohemi që të gjitha ato të jenë interesante. Ngjarjet tona, në ndryshim nga degustimet klasike, ku thjesht provohet alkooli, janë shumë dëfryese, e arsimuese e edukuese. Qëllimi ynë është që t’i mësojmë njerëzit sesi degustohet alkooli dhe më konkretisht alkooli prej frutsh, siç është rakia. I’u drejtojmë apel njerëzve të kombinojmë drejtë ushqimin me pijen e përshtatshme. Punëtoritë e ndryshme të rakisë çdo një herë kanë tema të ndryshme – zgjidhet ndonjë kombinimi të caktuar rakie, për shembull raki të llojeve të ndryshme verore ose të tilla dimërore, ose të vjetëruara mirë, ose vetëm prej kumbulle ose vetëm prej rrushi e kështu me radhë.

Nuk ka meze tradicionale për rakinë, është më se kategorik Svetlin. Ka meze tradicionale për llojet e veçanta të rakisë. Shumë herë kam thënë se nga pikëpamja ime, “sallata shope” e preferuar nga bullgarët nuk është një meze e përshtatshme për rakinë, sepse në të ka domate, të cilat kanë një tharti të lartë, kurse rakia po kështu zakonisht është një pije me tharti të lartë. Dhe kjo nga pikëpamja thjesht estetike, shijore dhe logjike nuk është kombinimi më i mirë.

Cilat janë kombinimet më të përshtatshme? Rakia prej kajsie konsumohen me produkte jeshile - spinaq, lëpjetë, sallata jeshile, dhe po kështu dhe me djathëra shume të lehta - si djathi i freskët, mocarela dhe vezë. Rakia prej kumbulle tradicionalisht është e staxhionuar dhe zakonisht është më e rëndë. Për të janë të përshtatshme mishrat e thata, kurse për rakit të pa staxhionuara prej kumbulle – pastërma derri, zhigla dhe ndonjë ushqim tjetër më të yndyrshëm. Raka më e lehtë prej rrushi përshtatet më mirë me çdo lloj sallatash, në të cilat ka ndonjë farë mishi ose proshutë. Ato më të staxhionuara - me djathëra të pjekur dhe me mish jo shumë të thatë. Kurse rakia prej ftoi, tek e cila vështirë mund të gabohet mezja: çfarëdo që të ofrohet ndaj saj, gjithë është e përshtatshme, mjaft të mos të ketë një sasi të lartë të thartësirës. Rakia prej dardhe është zakonisht për aperitiv, por dhe ajo kërkon meze më të lehta - djathëra më të lehtë. Disa raki prej dardhe përshtaten shumë mirë me djathë të mykur, kurse të tjerë me proshutë.

Снимка
A ka një stinë të caktuar për pirjen e rakisë?

Ne mundohemi të tregojmë, se nuk ka – përgjigjet Gjergana Mirçeva. – Të gjithë thonë se, kur vjen vera, nuk është kohë më për raki, se stina e rakisë është dimri. Por, ka dhe shumë raki, të cilat pihen në periudhën e verës-e freskët prej rrushi jo e staxhionuar, e freskët prej ftoi, raki kajsie. Për stinën e ngrohtë shumë e përshtatshme është rakia prej dardhe, por po kështu dhe rakia prej molle me një mjaltë të shtuar prej shtëpie (medovinë), e cila kur është e ftohur shumë mirë është shumë e këndshme për periudhën e verës. Ajo është 25 gradë, realisht  është një liker, por mbi bazën e rakisë.

Gjëja tjetër e rëndësishme është temperatura e saktë e konsumimit. Alkoolet prej frutave konsumohen në një temperaturë midis 12 dhe 20 gradë. Në qoftë se rakia mbahet në një frigorifer të zakonshëm, në momentin në të cilin shtihet në gotë, ajo arrin temperaturën optimale për konsumim. E ngrirë pihet vetëm rakia e keqe, nënvizon Svetlin.

Me rëndësi është që njerëzit të dinë se çfarë i hahet dhe se cili është kombinimi i drejtë i ushqimit dhe i rakisë, sepse kjo ndryshon përjetimin e plotë. Kurse këshilla ime është të pinë rakinë ashtu siç i pëlqen, thotë Svetlin. Por, përpara se të hedhin copën e akullit ose ta hollojnë, është mirë ta provojnë shijen e saj origjinale. Sepse rakia  ka një mesazh  i cili duhet t’u transmetohet njerëzve. Teknologu i cili e ka bërë, ka arritur një balancë të caktuar në të dhe është mirë kjo të mund të ndihet.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD