Parlamenti i ri i Turqisë filloi punë
Pas betimit solemn të deputetëve të tij, Parlamenti i ri i Turqisë filloi punë. Në organin e ri legjislativ grupi i Partisë të Drejtësisë dhe Zhvillimit në pushtet përbëhet prej 295 deputetëve dhe ajo bashkë me partnerët e vet të koalicionit nga Partia e Veprimit Nacionalist ka shumicë prej 344 vetave. Themelimi i Parlamentit u bë 2 ditë para ceremonisë së betimit të Presidentit të ri të zgjedhur Rexhep Erdogan, të parashikuar për datën 9 korrik në mbrëmje. Në këtë datë hyn në fuqi dhe sistemi i ri presidencial i Turqisë, i paraqitur përmes një ndryshimi kushtetues, të miratuar nga referendumi i muajit prill 2017. Sipas sistemit të ri, i gjithë pushteti ekzekutiv është në duart e presidentit.
Një gazetë sfidon të drejtën e Vuçiçit të marrë pjesë në Katërshen Ballkanike
Botimi i autoritetshëm i Beogradit “Danas” komenton se, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç merr pjesë një herë në disa muaj në takime të së ashtuquajturës “Katërshe Ballkanike”, bashkë me kryeministrat e Bullgarisë, Greqisë dhe të Rumanisë në një shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të punës së institucioneve shtetërore. Botimi e bëri komentin pas refuzimit të kabinetit të Ana Bërnabiçit t’i përgjigjet pyetjes se përse Presidenti, dhe jo Kryeministri, merr pjesë në këto takime, të cilët janë në një nivel kryeministrash. Sipas “Danas”, Vuçiç ka futur diktaturën, të cilën tanimë nuk e fsheh dhe përmes së cilës që të gjitha organet shtetërore i janë nënshtruar pushtetit të vet.
Një nëpunës i lartë amerikan është për vizitë në Ballkanin Perëndimor
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA dhe Shef i Byrosë për Operacionet e Konflikteve dhe Stabilizimit Pete Marocco është për vizitë në vendet nga Ballkani Perëndimor deri më 18 korrik. Vizita përfshin Maqedoninë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën dhe Serbinë. Qëllimi i vizitave është që të mund të afirmohet dhe angazhimi amerikan për zhvillimin e regjionit. Do të afirmohet dhe përkrahja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësi të shteteve nga Ballkani Perëndimor në Bashkimin Evropian. Bisedat e Pijt Marokos do të prekin po kështu dhe tema, të lidhura me luftën kundra ekstremizmit, dialogut midis feve në regjion, njoftoi departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara.
Në Maqedoni arrestuan shefin e burgut për lidhje me botën kriminale
Gjatë një operacioni special të policisë maqedonase qe arrestuar drejtori i burgut në qytetin Strugë, në pjesën jugperëndimore të vendit. Qe arrestuar dhe një inspektor i policisë. Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se të dy kanë qenë të ndjekur prej mjaft kohe për shkak të shpërdorimit me detyrën dhe përfshirjeve në aktivitete të paligjshme. Sipas një informacioni jozyrtar drejtori i burgut ka pasur lidhje me botën kriminale dhe vazhdimisht ka dështuar veprimet e policisë duke lajmëruar për arrestime të ardhshme.
Nga gëzimi i madh futbollist një kroat hodhi një divan nga dritarja
I rënë në një ekstazë pas fitores së Kroacisë mbi Rusinë në Kampionatin Botëror të Futbollit, një kroat hodhi nga dritarja divan nga dhoma e tij e pritjes në shtëpinë e tij. “Emocioni” dhe gëzimi i të riut janë të incizuar nga shokët e tij dhe videoja është e lëshuar në Twitter. Skuadra kombëtare e Kroacisë u bë gjysmëfinalistja e fundit në kampionatin e 21 Botëror të futbollit ku në Soçi u imponua mbi Rusinë me rezultat 6:5 pas gjuajtjeve të penaltive.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 22 dhe 23 shtator, bullgarët, kryesisht nga Italia Veriore, u mblodhën në qytetin e bukur italian Brunate mbi liqenin e Komos, në sfondin e Alpeve madhështore dhe pamjen e të gjithë luginës së Lombardisë. Për dy ditë me rradhë ata nderuan jo vetëm..
Më 5 tetor 2024 u hap shkolla e parë bullgare e së dielës në fshatin Trebisht të Gollobordës, Shqipëri. Shkolla mban emrin e festës më të bukur bullgare - “24 Maj” - dita në të cilën nderojmë veprën e Shenjtorëve Kirill dhe Metodij, shkrimin dhe..
Motra Meri Grejs është një nga 7 murgeshat në manastirin benediktin në fshatin Carev Brod, Bullgaria Verilindore. Ajo është 27 vjeçe dhe është nga Tanzania. Gjashtë motrat e tjera në manastir janë nga Gjermania, Koreja, Filipinet dhe Bullgaria...
Radosllava Nedyalkova nga Milano u zgjodh "Bullgarja e Vitit 2023" në mesin e 24 bashkatdhetarëve të nominuar nga 19 vende. Dallimi me emrin e..
Sofja është mikpritëse e ekspozitës më të madhe të automobilave në Evropë këtë vit, tha për BTA Aleksandër Kostadinov, kryetar i Bordit Drejtues të..
Observatori Astronomik me Planetar "Sllavej Zllatev" në qytetin Karxhali hapi "hyrjen e lirë" me rastin e festës së qytetit - 21 tetorit. Nëse moti e..