Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ndikimi i Rusisë në Ballkan

A ndodhet Ballkani nën ndikimin e Rusisë? Dhe se çfarë do të thotë kjo për integrimin e shumëpritur euroatlantik të Ballkanit Perëndimor? Këto pyetje përsëri janë në rendin e ditës për shkak të një skandali befasishëm politik mes Rusisë dhe Greqisë. Qeveria në Athinë mori vendim të dëbojë dy diplomatë rusë nga shteti dhe të ndalojë hyrjen e dy të tjerëve në vend. Masat e palës greke janë provokuar nga informacioni se diplomatët në fjalë kanë bërë shumë përpjekje të bashkërenduara për rritjen e ndikimit të Rusisë në Greqi gjatë zgjidhjes së kontestit me emrin e Maqedonisë. Pikërisht arritja e marrëveshjes për emrin ishte një nga kushtet për hapjen e rrugës së integrimit evropian dhe euroatlantik para Maqedonisë.

Rusia komentoi skandalin diplomatik si “provokim brutal”, i cili ndoshta nuk vjen vetëm nga Greqia.Kuptohet se bëhet fjalë për ndërhyrje nga jashtë” – është i bindur përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë në BE Vladimir Çizhov. Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë Marija Zaharova i cilësoi akuzat e Greqisë si fjalë të pabazë. Ekspertët komentonin se tensionet nxiten nga mbrojtja e interesave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në regjion. Dhe ato janë lidhur drejtpërsëdrejti me zgjerimin e NATO-së në Ballkan – një tendencë që nuk është në favor të Rusisë.

Analizatori Dimitër Beçev, njohës i proceseve në Ballkan dhe Rusisë dhe këshilltar në Këshillin Atlantik në Uashington, e cilësoi rezistencën e Rusisë kundër pranimit të shteteve ballkanike në Aleancën e Atlantikut Verior si konjukturale.

СнимкаNuk janë prekur interesat strategjike të palës ruse, këta nuk janë fqinj të drejtpërdrejtë të Federatës Ruse, siguria e Rusisë nuk është kërcënuar në njëfarë mënyre. Këtu flasim për një nga fushat e konfrontimit me Perëndimin – një tendencë që vëzhgohet që nga vitet 2013-2014 dhe kriza në Ukrainë. Rusia i përdor të gjitha mundësitë për të penguar politikën e NATO-së dhe BE-së në regjionin tonë dhe për fat të keq kushtet janë të përshtatshme për veprime të tilla – ka shumë drejtime, në të cilat Rusia mund të përqendrojë politikën e saj”, mendon Beçevi. Sipas tij beteja kryesore për Ballkanin nuk është gjeopolitike, por është lidhur me politikën e brendshme:

Ajo është lidhur me problemet, të cilat i kemi edhe në Bullgari – deri në çfarë mase demokracia mund të rrënjoset në shoqëri, a mund të funksionojë epërsia e ligjit, sa të lirë janë mediat dhe në çfarë mase shoqëria civile mund të ndikojë veprimet e elitave politike.”

Por jo e tillë është pikëpamja e diplomatit Valentin Radomirski, i cili i ndjek ngjarjet në Ballkan dhe e njoh nga afër Rusinë.

СнимкаInteresat historike të Rusisë ndaj Ballkanit janë fakt – gjithmonë do të ketë të tilla, por aktualisht sipas meje Rusia nuk ka mundësi të jetë aq aktive, siç mendojnë disa kolegë të mi analizatorë, të cilët flasin për kërcënimet nga ana e Rusisë.

Sipas Radomirskit Rusia e dobësuar tani mund t’i ndjekë interesat e saj vetëm në ashtuquajturën “hapësirë pas-sovjetike” në Azi.

Sipas meje Rusia është një forcë gjeopolitike botërore, një nga tri qendrat e reja në botën tonë shumëpolare. Por ajo është xhuxh ekonomik dhe financiar. Për këtë arsye ajo është introverte” – mendon Valentin Radomirski.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti bëri thirrje për përfundimin e shpejtë të terminalit të Aleksandropulis

Presidenti Rumen Radev zhvilloi një takim pune me kryeministrin grek Kiriakos Micotakis. Në Athinë ata diskutuan aktivizimin urgjent të punës për projektet strategjike dypalëshe. Në një konferencë për mediat Radev shpjegoi se një projekt i tillë..

botuar më 24-07-03 11.35.PD
Dimitër Gllavçev

Qeveria e përkohshme po përgatitet të dorëzojë pushtetin dhe raportoi aktivitetet e saj

Qeveria e përkohshme e përmbushi me sukses detyrën e saj kryesore – organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe transparente për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian. Të gjitha aktivitetet janë kryer në mënyrë transparente dhe me kohë, njoftoi..

botuar më 24-07-02 11.19.PD
Ali Ahmeti

Maqedonia e Veriut mund të bëhet shtet me dy popuj me shtetësi bullgare dhe shqiptare

Maqedonia e Veriut nuk ka politika të qëndrueshme ndaj fqinjëve të saj, tha Ali Ahmeti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Bashkimit Demokratik për Integrim, transmeton BTA. Kryetari i partisë më të madhe shqiptare, Ali Ahmeti, theksoi, se..

botuar më 24-07-01 5.04.MD