Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkolla e orientuar ndaj komunitetit

Në shkollën “Hristo Botev” në qytetin Kubrat nxënësit, mësuesit dhe prindërit punojnë bashkërisht dhe bëhen pjesë nga jeta shoqërore në qytet

БНР Новини

Shkolla si qendër e komunitetit” është një projekt kureshtar  i lëvizjes civile Rrjeti Kombëtar për Fëmijët, mbi të cilin punon shkolla “Hristo Botev” në qytetin Kubrat. Ideja, e cila realizohet në dy etapa, është drejtuar drejt zhvillimit të shkollës  si një qendër e cila krijon, mirëmban dhe e lidh komunitetin e nxënësve, mësuesve, prindërve dhe pjesëmarrësve të tjerë në jetën shoqërore të qytetit. Qëllimi i programit është që me sukses të aplikojë modelin “community school” në 33 shkolla në të gjithë Bullgarinë.

Shkolla “Hristo Botev” organizon iniciativa të ndryshme me ndihmën e organizatës joqeveritare “Ekuilibri” nga qyteti Ruse. “Qëllimi kryesor është të shtohet aktiviteti i prindërve në jetën shkollore me përkrahjen e sektorit joqeveritar, për lidhje më të mira me bashkësinë vendase dhe në një atmosferë më të mirë mësimore” – thotë Nurshen Halillova, mësuese e arsimit fillor, e cila përmendi disa nga aktivitetet:

Снимка

Atelieja për prindërit – “A di mami aq sa unë”, “A e njoh mirë fëmijën tim” dhe lojëra zbavitëse fëmijë-prindër, janë një pjesë nga veprimtaritë mbi projektin. Organizuam arsim të prindërve në “Përnderimin pozitiv” përmes teatrit të hijeve. Kishim dhe një kurs për prindërit e  nxënësve të klasës së parë “Përgatitja e fëmijës për shkollën”. Organizuam një koncert bamirës për pacientët e vegjël të repartit të fëmijëve të spitalit në qytetin Kubrat me qëllim blerjen e teknikës së nevojshme për repartin, si dhe takime të përmuajshme të nxënësve  me fëmijët të cilët shërohen atje.

Gjatë muajit qershor 12 mësues nga shkolla “Hristo Botev” në Kubrat vizituan shkollën e mesme inovative “Ljuben Karavellov” në qytetin Varna. Vizita qe dhe përfundimi i fazës së dytë të projektit “Shkolla si qendër e komunitetit”.

СнимкаPër praktikat, të cilat me sukses e konsolidojnë komunitetin, mësuesja Nurshen Halillova tregon:

Nxënësit e klasës së shtatë i provokuan prindërit e vet në një ndeshje inteligjente me titull “A di mami sa unë” – a e njohin ata materialin mësimor të cilin e mësojnë fëmijët e tyre. Të ndarë në dy skuadra – prindër përball fëmijëve, kujdestarja e klasës bënte pyetje nga të gjitha lëndët e mësuara në klasën e shtatë. Rezultati qe 1:1. Pasoi sfida nga ana e prindërve ndaj fëmijëve–“A do të njohësh krijimin tim”. Kjo ishte një lojë zbavitëse, në të cilën në bazë të fjalëve të dhëna prindërit punonin figura prej plastelinë, kurse fëmijët duhej t’i njohin. Nënat e nxënësve po kështu qenë të sfiduara të njohin fëmijën e vet me sy të lidhura dhe vetëm duke i prekur fëmijët në fytyrë. Nuk kishte nënë e cila të mos të njohë fëmijën e vet! Dita e kaluar bashkërisht prindër-fëmijë-mësues qe shumë e gëzueshme  dhe e përmbushur me premtime për akoma takime të tjera dhe veprimtari të përbashkëta.

Dhe në qoftë se fëmijët nga klasat fillore përfshihen me dëshirë në “Punishten e gëzuar” për punimin e zbukurimeve të ndryshme, nxënësit nga klasa e 8 i shtyjnë prindërit e vet në iniciativën nën titullin “A e njoh mirë fëmijën tim”: “Mësuesja kujdestare u drejtonte pyetje prindërve, të zgjedhura paraprakisht nga fëmijët për belara dhe histori nga fëmijëria e nxënësve. Që të gjithë prindërit i njohën historitë e fëmijës së vet. Kjo zgjoi tek ta momente të reja dëfryese, të cilat u treguan me shumë hare. Por, mësuesja nuk pushoi – duke i provokuar prindërit e klasës të njohin cilësitë, mjeshtëritë dhe arritjet e fëmijëve të vet. Këtu po kështu me lot prej gëzimi në sy prindërit patën sukses” – tregoi Nurshen Halillova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: shkolla “Hristo Botev” në Kubrat



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD