Një ekspozitë e madhe dhe mbresëlënëse u hap në “Pallatin” e Galerisë kombëtare. Ky është në të vërtetë pallati i parë i princave bullgarë (Aleksandër Batenberg dhe Ferdinand) pas Çlirimit të Bullgarisë në vitin 1878. Tani një pjesë prej sallave të tij janë plot me frymë festive dhe me veprat e piktorëve më të mëdhenj bullgarë. Pikturat janë ofruar nga koleksionuesi, sportisti dhe mecenati Bojan Radev.
Dhe me këtë ekspozitë Radevi shënon jubileun e fitores së titullit të tij të dytë olimpik nga Meksika e vitit 1968. Sipas fjalëve të sportistit të madh në këtë rast vendin e parë e meriton arti. Në rrethet sportive përvjetori i fitores së medaljes së artë olimpike do të shënohet gjatë shtatorit.
Me duartrokitje të stuhishme të pranueshmit në ceremoninë e çeljes së ekspozitës i përshëndetën Bojan Radevin dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative Sllava Ivanova.
„Mënyra, në të cilën e përshëndetën Bojan Radevin, është në vetvete treguese”, tha Sllava Ivanova. “Natyrisht emri Bojan Radev është një shenjë: është simbol i krenarisë, i fitores, i qëndrueshmërisë, i këmbënguljes dhe vetëmohimit. Sot për të gjithë ne është një festë e veçantë. Galeria kombëtare i hap dyert e një ekspozite, në të cilën për herë të parë tregon koleksionin e pasur të koleksionuesit Bojan Radev. Të gjithët kemi dëgjuar për kampionin tonë të madh. Ai vetë bën shaka duke thënë “Unë jam pasuri kombëtare”. Po, kjo është e vërtetë – ai është një pasuri e madhe kombëtare. Dy herë ka qenë kampion i lojërave olimpike, një herë – kampion botëror. Por kjo është vetëm një pjesë e rrugës së tij jetike. Pjesa tjetër i është kushtuar artit. Arti është jeta e tij aktuale – nga çasti kur i hap sytë në mëngjes, deri në çastin kur bie në gjumë dhe ndoshta i ëndërron pikturat e mrekullueshme. Këtu në Galerinë kombëtare gjithmonë kemi pohuar se çdo një koleksion privat është pjesë e koleksionit kombëtar – prandaj dyert tona janë të hapura për ekspozita të tilla.”
Pavarësisht se është shumë e madhe, ekspozita i ka theksat e vet tematik. Njëri prej tyre është krijimtaria e grupit artistik të quajtur “Baracite”. Këta janë piktorët Vasill Barakov (1902-1991), David Perec (1906-1982) dhe Zllatju Bojaxhiev (1903-1986). Në krijimtarinë e tyre tradita e artit figurativ bullgar në mënyrë origjinale gjen shprehjen e vet moderne.
Sallat e ndryshme janë plot me kryeveprat e piktorëve më të mëdhenj bullgarë, të cilët përbëjnë shkollën tonë klasike: Vasill Stoillov (1904-1990), Benço Obreshkov (1899-1970), Ilija Petrov (1903-1975) etj.
Janë prezantuar dhe modernistët si Zhorzh Papazov (1894-1972) – ai ka punuar kryesisht në Francë. Dhe një gjë kureshtare – në ekspozitë mund të shihen veprat e piktorit Sirak Skitnik (Panajot Todorov,1883-1943) – ai është drejtori i parë i Radios Kombëtare Bullgare. Para se ta zinte këtë post ai tashmë ishte i njohur si shkrimtar dhe piktor.
„Të dashur bullgarë, jam shumë krenar me ju sonte në hapjen e ekspozitës së koleksionit tim” – tha Bojan Radevi. “Krenohuni për këtë se jeni bullgarë, respektoni dhe ndihmoni njëri-tjetrin. Nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar sa shumë ju falënderoj dhe nuk mund të them më shumë se sa tha drejtoresha e muzeut. I uroj asaj më shumë kryevepra të tilla të mbushin sallat e galerisë. Ajo duhet të krenohet me këtë që e bën për artin bullgar. Paçi shëndet dhe mirësi në jetë!”
Kjo nuk do të jetë ekspozita e fundit e veprave prej koleksionit të Bojan Radevit në Galerinë Kombëtare. Në mënyrën karakteristike për të, pa dhënë hollësi, ai la të kuptohet se në të ardhmen e afërt do të ketë një ekspozitë të re me po kaq piktura, por prej një autori të vetëm.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Veneta Pavllova dhe BGNES
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Interpretuesit e vallëzimeve klasike indiane do të zhytin Burgasin në ritmin e kulturës indiane më 14 gusht në orën 20:30 në skenën e hapur "Kërmilli" në Kopshtin e Detit, njoftoi Bashkia e Burgasit. Programi Rasa-Nishpatti përmban..