5-6 vitet e fundit bullgarët u mësuan të jetojnë në kushtet e çmimeve relativit të qëndrueshme dhe të përballueshme, pa rritje apo ulje drastike në nivelet e tyre. Ky qëndrueshmëri ishte kryesisht në sajë të deflacionit. Po, kishte dhe rrije në çmimet e produkteve të ndryshme, por edhe të ardhurat shënonin rritje (mesatarisht 7% për vit). Ky bilanc stimulonte konsumin e brendshëm, i cili u bë motori kryesor i rritjes së Produktit të Brendshëm Bruto (rreth 4% për vit). Duket se kjo periudhë e qetësisë po merr fund dhe ndoshta që nga 1 tetori balanca mes çmimeve dhe të ardhurave duhet të kërkohet në ndonjë nivel tjetër.
Sinjali më i rëndësishëm për këtë është rritja e çmimit të gazit 14% dhe e ngrohjes qendrore – mesatarisht 8%. Në fakt çmimet përfundimtare për bizneset dhe për konsumatorët do të rriten rreht 8%. Por këtu do të shtojmë dhe rritjen gjatë muajit korrik, kur ishte marrë vendimi se vlera e gazit do të aktualizohet 11%, përkatësisht ajo e ngrohjes – 7%. Tani vjen koha kur këto rritje do të ndikojnë në mënyrë komulative fuqinë tonë blerëse dhe shtimi do të jetë midis 9 dhe 23%. Për shumicën e bullgarëve, të cilët marrin paga rreth 260 euro (sa është rroga minimale në shtet), kjo do të jetë një sfidë e re. Jo vetëm sepse gazi dhe ngrohja qendrore bëhen në të shtrenjta, por sepse çmimet e tyre do të ndikojnë vlerën e mallrave dhe shërbimeve të tjera, sepse do të shtohen shpenzimet e përbashkëta të prodhuesve dhe të tregtarëve. Kuptohet se shpenzimet më të larta do të paguhen nga konsumatorët me anë të çmimeve më të larta të mallrave në dyqan. Këtu duhet përmendur edhe inflacioni, i cili arriti 3,6% dhe gjatë disa muajve të fundit ndikon të gjitha çmimet në treg. Kështu aktualisht Bullgaria renditet në vend të dytë në BE për nga shtimi i çmimeve. Këto rrethana mund të tingëllojnë në mënyrë pak të frikshme, posaçërisht po të përdoren nga popullistët, por në të vërtetë situata nuk është aq shqetësuese, sepse në vend ekziston dhe punon një sistem i ndihmës financiare për plotësimin e nevojave energjetike të njerëzve me të ardhura të ulëta. Sistemi në fjalë disponon me 40 mln. euro për të ndihmuar 205 mijë familje.
Fajin për rritjen e çmimeve e kanë edhe pagat dhe pensionet. Kohët e fundit ato vazhdimisht rriten dhe megjithëse akoma janë larg niveleve të tyre evropiane, në përgjithësi mund të thuhet se mirëqenia e qytetarëve është duke u rritur. Ata kanë më shumë mundësi të blejnë dhe të kursejnë. Dhe duke folur për kursime, duhet përmendur se ato tashmë e tejkalojnë kufirin psikologjik prej 50 mlrd. leva (26 mlrd. euro). Duke blerë më shumë dhe më shpesh konsumatorët vetë e gjenerojnë inflacionin, d.m.th. rritjen e çmimeve. Duket se kjo tendencë nuk do të jetë e afatshkurtër, siç bëhet nganjëherë, dhe në të ardhmen mund të presim çmime akoma më të larta. Kjo është për shkak të shtimit të planifikuar të pagave në sektorin shtetëror (10%) dhe të pensioneve (6%) që nga fillimi i vitit të ardhshëm. Me të do të rritet fuqia blerëse, por në të njëjtën kohë edhe mundësitë për tregtarët të rritin çmimet e mallrave. Këtu funksionon njëfarë rrethi vicioz – rritja e të ardhurave shkakton rritjen e çmimeve – diçka që përsëri sjell rritje në të ardhurat.
Por më në fund mund të them se tani për tani për një efekt shokues për shkak të rritjes së çmimeve, nuk mund të flitet. Aktualisht njerëzit janë më të qetë për të ardhmen e tyre, sepse kanë grumbulluar më shumë përvojë në kapërcimin e krizave dhe nuk e dramatizojnë situatën në mënyrë të panevojshme. Këtë e tregon dhe studimi i fundit sociologjik i agjencisë AFIS, sipas të cilit 62% prej bullgarëve nuk gjejnë më shumë arsye suplementare për pakënaqësi se para një viti, kur në vend kishte deflacion.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..