Akad. Marin Goleminov është ndër personalitetet, që kanë lënë gjurmë të madhe në kulturën tonë kombëtare. Kompozitor, dirigjent, profesor shumëvjeçar të instrumenteve muzikore, orkestrimit, kompozimit dhe dirigjimit, aktivist shoqëror dhe publicist, ai ishte një person tepër magjepsës. Veprat e tij janë në repertorin e interpretuesve të njohur, të kolektivave simfonike në vendin tonë dhe jashtë shtetit. Është autor i katër simfonive, tetë kuarteteve me tela, tri operave, dy baleteve dhe dhjetëra vepra të tjera të dhomës dhe simfonike. Sivjet në lidhje me 110 vjetorin e lindjes së krijuesit të madh u organizuan aktivitete të ndryshme.
Në ditëlindjen e tij, më 28 shtator, në qytetin e tij të lindjes Kjustendil për herë të tretë të radhës ishte dhënë çmimi në emrin e tij, që jepet nga Shoqata muzikore “Marin Goleminov”, e themeluar me ide të së bijës – Lili Goleminova. E mori baleti “Arabesk”, i cili e gëzoi publikun me një shfaqje të mrekullueshme – dramën koreografike “Nestinarka” – një prej veprave klasike të Goleminovit, krijuar në vitin 1940.
“Baleti “Arabesk” ekziston tashmë 50 vjet, ndërsa “Nestinarka” është vënë në skenë për herë të parë në vitin 1978 – tregon Borjana Seçanova, Drejtore artistike e trupës. – Që prej atëherë ajo është vazhdimisht në repertorin tonë, e kemi luajtur në shume vende të botës. Në skenë kësaj here doli brezi i radhës i ri i balerinëve, të cilët me kënaqësi të madhe interpretojnë këtë spektakël. Është çuditshme se si muzika e tij vazhdon të tingëllojë në mënyrë moderne. Mendoj, se ky spektakël i krijuar nga kolektivi – Goleminov – Margarita Arnaudova – Marija Trendafillova (kostume) është ndër të paarritshmet në koreografinë tonë.”
“Kujtimi im është për një njeri jashtëzakonisht delikat dhe shpirtmirë – rrëfen Olesja Pantikina, koreografe e trupës “Arabesk”. – Ai nuk impononte mendimin e vet, por vet prania e një personi të tillë inkurajonte. Para disa vitesh doc. Bogoeva themeloi një konkurs për koreografë të rinj, të cilët të punojnë mbi muzikën e kompozitorëve bullgarë. Goleminovi ishte ndër të parët, që e mbështetën, duke ofruar veprën e tij “Kuartet të vjetër bullgar”. Muzika e tij tingëllon si kozmike.”
Shoqata “Marin Goleminov” jep dhe çmimin “Kuarteti i artë”. Sivjet e mori kuarteti “Frosh”. Petja Dimitrova, pjesëmarrëse në të na tregoi:
“Ky çmim është një nder i madh. Gëzohemi, se puna jonë është vlerësuar aq lart dhe e pranojmë dallimin si një përgjegjësi të madhe. Marin Goleminovi ka krijuar shumë vepra të mrekullueshme. Na pëlqen sidomos shumë “Mikrokuartet” dhe së shpejti do ta interpretojmë.”
Dimitër Bozhillov, violinist amator, anëtar i udhëheqjes së Shoqatës muzikore “Marin Goleminov”, është ndër mbrojtësit më të zellshëm të traditave kulturore në qytet.
“Shoqata tashmë ka vendin e vet në kartën muzikore të Bullgarisë. Festa, kushtuar përvjetorit të 110 të lindjes së Marin Goleminovit, koencidoi me 10 vjetorin e themelimit të shoqatës sonë. Mbaj mend fjalët e tij në ceremoninë e dhënies së çmimit për kontribut të tërësishëm të transmetimit “Alegro vivaçe” pranë Radios Kombëtare Bullgare: “Asgjë nuk mund të mbetet pa u vënë re kur është lidhur me synimin drejt muzikës dhe bukurisë.”
Kujtime dhe hollësira për veprimtarinë e Shoqatës na tregoi dhe Kryetari i saj Rajço Hristov – dirigjent, themelues i Orkestrës Simfonike “Orfeu” në qytetin Pernik.
“Para 10 vjetësh më mori në telefon z. Bozhillov – një grup entuziastësh kishin vendosur të themelojnë Shoqatën dhe më ftuan si kryetar. Në fillim kishim nga - 5 koncerte në stinë, tani janë 10. Programet janë me cilësi të lartë, publiku e vlerëson këtë, sallat janë plotpërplot. Krijuam Festivalin ”Ditët muzikore të Majit”. Njehsha me Gleminovin, pata nderin të ekzekutoj vepra të tij me orkestrën “Orfeu”. Kemi bërë premierën е “Muzika е dhomës №3“ për korno dhe orkestra me tela, interpretuam Koncert për orkestër, Koncert për kuartet me tela dhe orkestër me tela si dhe “Pesë skica”. Ky cikël muzikor është jashtëzakonisht i njohur.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: Allbena Bazovska dhe msmgoleminov.kncity.info
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..