Shëndetësia bullgare është e sëmurë rëndë dhe kjo jo që sot. Të gjithët janë të pakënaqur me të. Mjekët mendojnë se nuk marrin mjaft mjete financiare dhe preferojnë të kërkojnë punë jashtë Bullgarisë, spitalet ankohen se janë të nënfinancuara, kurse 80% e pacientëve shprehin pakënaqësi për shkak të shërbimeve mjekësore dhe për faktin se pavarësisht se paguajnë kontributet e tyre të detyrueshme shëndetësore, duhet të paguajnë më shumë se gjysmën e vlerës së mjekimit dhe të medikamenteve. Shumë spitale grumbulluan borxhe të mëdha dhe duke përpjekur t’i shlyejnë ato, e lënë personelin e tyre pa paga, të sëmurët – pa medikamente dhe aparaturë moderne. Për 10 vitet e fundit shumica e ministrave të shëndetësisë ishin zëvendësuar para përfundimit të mandatit të tyre. E njëjta është situata me Arkën e vetme Kombëtare të Shëndetësisë.
Gjërat u përkeqësuan së tepërmi kur u bë e qartë se bile me rritjen e subvencioneve të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë me afro 2 mlrd. euro dhe me pagesat shtesë private të pacientëve për pothuaj kaq shumë, gjërat nuk mund të përmirësohen. Ministri i fundit i shëndetësisë Kirill Ananiev propozoi dy paketa masash për kapërcimin e problemeve. E para parashikon heqjen e monopolit të Arkës Kombëtare të Shëndetësisë në tregun e kujdeseve shëndetësore dhe hyrjen në këtë sferë të siguruesve privatë. Paketa e dytë parashikon sigurim të detyrueshëm shëndetësor suplementar në ndonjë kompani private për 9 euro për muaj. Por ky propozim i fundit nuk miratohet nga 94% e bullgarëve, duke pasur parasysh se njerëzit përsëri do të duhet të paguajnë për shërbimet mjekësore me vlerë mbi 360 euro. Nga ana tjetër shumë ekspertë pohojnë se këto 9 euro janë kaq pak, se në fakt ato nuk do të kontribuojnë për përmirësimin e gjendjes së sistemit të shëndetësisë.
Reagimi i politikanëve, ekspertëve, mjekëve dhe pacientëve ishte i ashpër dhe kontradiktor. “Ky debat është tepër i vonuar, por është i detyrueshëm, sepse së bashku e kemi mundësinë të shkëmbejmë mendime për ndryshimet e domosdoshme në fushën e shëndetësisë në mënyrë që sektori të fillojë të punojë në favor të pacientëve bullgarë. Ndryshimi është i detyrueshëm” – tha Kirill Ananiev në një tryezë të rrumbullakët për të ardhmen e shëndetësisë në Bullgari.
Në Bullgari, ku popullsia është 7 mln veta, ka mbi 340 spitale me 52 000 shtretër. Borxhet e tyre tejkalojnë 260 mln euro. Këto janë spitale më të ndryshme – të specializuara, universitare, rajonale, qytetare, bashkiake, private. Në të gjitha ato bullgarët, që i kanë paguar kontributet shëndetësore, duhet të marrin kujdes mjekësor, kur të kenë nevojë për këtë, intervenca dhe ilaçe pa pasur nevojë për të paguar suplementarisht cash. Mirëpo, sipas praktikës situata është e ndryshme – është vështirë të gjeni pacient, i cili të mos ketë paguar suplementarisht, pavarësisht nëse bëhet fjalë për ryshfet, ose për çmimet e shpallura zyrtarisht. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për ilaçet që blihen nga farmacitë me recetat e mjekëve familjarë. Arka Kombëtare e Shëndetësisë paguan mesatarisht 50 për qind prej çmimit të ilaçeve që janë miratuar për reinbursim. Të tjerat 50 për qind paguhen nga pacienti. Sipas llogaritjeve në sistemin e shëndetësisë çdo vit harxhohen rreth 4 mlrd euro për një shtet me popullsi prej 7 mln vetash.
Në fund të fundit ka para të mjaftueshme për shëndetësinë, megjithë kontributet relativisht të ulëta shëndetësore prej 8 për qind. Pikërisht këtij rasti i janë kushtuar kritikat më të ashpra të kundërshtareve të dy modeleve të propozuara në reformat e shëndetësisë. Nuk ndalojnë qortimet ndaj autoriteteve se problemet nuk janë vetëm në paratë, ku e vënë theksin edhe të dyja modelet e reformave. Akoma më të rëndësishme sipas kundërshtarëve të ndryshimeve janë mënyra, sipas së cilës harxhohen mjetet, udhëheqja jokompetente e sistemit të shëndetësisë, fakti se shumë prej rregullave, mbi të cilat ai funksionon, janë të gabuara, të vjetruara dhe nuk u përgjigjen kushteve dhe kërkesave të reja. Këtu duhet shënuar edhe problemi lidhur me 50 000 bullgarët që nuk paguajnë kontribute shëndetësore dhe megjithatë mjekët në spital nuk mund të mos i mjekojnë, po të kenë nevojë.
Ministri i ri i Shëndetësisë nënvizoi se po kërkon konsensusi në shoqëri, por opozita nuk është e këtij mendimi. Partia e majtë Socialiste në opozitë, e cila është duke përgatitur parashtrimin e mocioniot të radhës të mosbesimit ndaj qeverisë të hënën tjetër mendon se politika e shëndetësisë në vend është “gjenocid”. Ka pak të ngjarë që mocioni i mosbesimit të ketë sukses, por kjo tregon se sa të rëndësishme janë problemet në shëndetësinë bullgare, të cilat i përkasin tërë popullsisë së vendit. Prandaj autorët e projekteve të reformave nënvizojnë se nuk do të shpejtohet, derisa të gjitha çështjet e diskutueshme nuk zgjidhen, gjë që nuk do të bëhet sivjet sipas Komisionit të Shëndetësisë në Parlament.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova, Vesella Mançeva
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..