Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Reaksionet e Sofjes për ndryshimet kushtetuese në Maqedoni – të shpejta dhe të pritura

БНР Новини
Foto: BGNES

Ndryshimet kushtetuese të miratuara të premten e kaluar në Shkup, të cilat kanë të bëjnë me shndërrimin e emrit të Republikës së Maqedonisë në Republikën e Maqedonisë Veriore, shkaktuan reaksione shumë të shpejta dhe të pritura në Sofje. Herët ditën e shtunë pas votimit, Ministria e Jashtme e Bullgarisë i quajti një ngjarje me rëndësi të madhe për perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, për tërë regjionin dhe për marrëdhëniet bilaterale.

Rëndësia e lartë e ngjarjes është e qartë. Siç shkroi para pak kohe kolegu Kostadin Filipov, “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” do të mbetet në të kaluarën, tashmë do të ketë “Maqedoni Veriore” dhe kjo do të thotë se në kufirin perëndimor Bullgaria do të ketë një fqinj me emër të njohur nga të gjithë dhe përkatësisht do të ketë një aleat të ri të sigurt në NATO dhe partner të mirë nga BE-ja. Është me rëndësi të themi se vetë Bullgaria kurrë nuk e ka pranuar emrin “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” dhe ishte shteti i parë në botë, i cili e njohu fqinjin tonë perëndimor me emrin e tij kushtetues – Republika e Maqedonisë. Ndryshimi i pritur në të ardhmen e afërt nuk supozon që Bullgaria të njohë një emër krejtësisht të ri shtetëror. Në fakt ajo do të njohë të njëjtin emër me një shtojcë pranë tij që ka të bëjë me përkatësinë gjeografike të shtetit – “Veriore”.

Deri para pak kohe Bullgaria kishte rezerva për shkak të dyshimeve se kjo do të supozonte pretendime eventuale kundër krahinës së vet gjeografike “Maqedonia e Pirinit”. Mirëpo, realitetet e reja politike në marrëdhëniet dypalëshe, të cilat u krijuan me nënshkrimin e Traktatit të Fqinjësisë me Maqedoninë, çuan në revizionin e këtij mendimi. Kjo ishte e dukshme që gjatë qershorit të këtij viti, kur Shkupi u mor vesh me Athinën për emrin “Republika Veriore e Maqedonisë”. Atëherë forcat politike të paraqitura në Parlamentin bullgar shprehën qëndrim të ri pozitiv ndaj emrit të ri, ndërsa partia në pushtet GERB madje e caktoi si variantin më të mirë nga të gjitha të mundshmet. Bile një prej nacionalistëve më të mëdhenj, si lideri i VMRO-së Krasimir Karakaçanov, vuri në dukje se marrëveshja për emrin “Maqedonia Veriore” nuk përmban pretendime territoriale ndaj Bullgarisë dhe emri nuk duhet të na shqetësojë, duke pasur parasysh faktin se para afro 30 vitesh Bullgaria tashmë e ka njohur emrin “Republika e Maqedonisë”.

Kur gjatë qershorit në Parlament ishte shprehur qartë qëndrimi pozitiv ndaj emrit “Republika e Maqedonisë së Veriut” Partia Socialiste Bullgare (BSP) kërkoi që qeveria të ngulë këmbë që Shkupi të garantojë se nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj Bullgarisë. Lideri i VMRO-së atëherë komentoi se në Traktatin e Fqinjësisë të nënshkruar me fqinjin tonë perëndimor tashmë ka garanci të tilla, por megjithatë MPJ-ja siguroi se do të kërkojë garanci suplementare. Në fakt Maqedonia do të jetë e detyruar t’i japë garanci të tilla NATO-s dhe BE-së si kusht për aderimin e vendit në këto struktura. Ndryshimi i emrit u ndërmor pikërisht me këtë qëllim dhe kjo në një shkallë të madhe do të thotë se kushti për garanci tashmë është apriori i miratuar.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

7 parti në parlamentin e ri, 7 pikëpamje për qeverisjen e ardhshme

​ Shtetësia vuan nga përçarja. Votuesi bullgar dëshiron ndryshime dhe detyra e politikanëve është t'i zbatojnë ato - të planifikuara, të ndërgjegjshme dhe të arsyetuara. Jetojmë në një kohë jashtëzakonisht dinamike, jetojmë në një kohë të ndarë. Me..

rinovuar më 24-06-19 4.41.MD
Prof.Ognjan Gerxhikov

Prof. Ognjan Gerxhikov: Ka ardhur koha për një ndryshim në sistemin zgjedhor dhe për shfaqjen e një projekti të ri politik kuptimplotë

Data 19 qershor 2024 është një datë themelore për Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë. Presidenti Rumen Radev thirri 240 përfaqësuesit e sapozgjedhur të popullit në seancën e parë. Me votimin e parakohshëm parlamentar, bullgarët..

botuar më 24-06-19 6.55.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Me zgjedhjet për PE në Slloveni, votuan edhe për votim preferencial, eutanazi dhe kanabis për qëllime mjekësore. Në zgjedhjet për Parlamentin Evropian në Slloveni më 9 qershor, pjesëmarrja tejkaloi 41%  dhe ishte më e larta që nga viti..

botuar më 24-06-14 5.35.MD