Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tempulli i librit në kryeqytetin e Sofjes – me të kaluar dhe të ardhme

БНР Новини

“Rritet, por nuk plaket” është motoja e kryeqytetit tonë Sofje, por mund ta përdorim edhe për Bibliotekën e Kryeqytetit, e cila sivjet mbushi 90 vjeç. Lexuesit e saj këtë vit, i cili ende nuk është mbaruar, tashmë janë 50 mijë. Tendenca e qëndrueshme gjatë disa viteve të fundit është që gjysma prej tyre të jenë njerëz të rinj. Këto janë disa prej të dhënave të shpallura lidhur me përvjetorin e themelimit të bibliotekës. 

Si ditëlindje zyrtare e Bibliotekës së Kryeqytetit konsiderohet data 24 tetor 1928. Atëherë me urdhër të kryetarit të atëhershëm të Bashkisë së Kryeqytetit Vlladimir Vazov u krijua muzeu bashkiak me tri degë të veçanta: muze, bibliotekë dhe arkiv. Sigurisht që biblioteka e re nuk ishte një rast i veçantë i ringjalljes shpirtërore të popullit bullgar gjatë periudhës së Rilindjes sonë kombëtare. Vatra e parë popullore kulturore me bibliotekë u hap në vitin 1867 gjatë zgjedhës osmane. Ajo u ndihmua nga sipërmarrësi i njohur i Rilindjes dhe bamirës i shquar Ivan Denkoglu /9 vjet më herët ai krijoi edhe shkollën e parë për vajza në Sofje/. Pak pas Çlirimit të Bullgarisë, në vitin 1878, u themelua edhe Biblioteka Kombëtare “Kirill dhe Metodij”.

Historia e Bibliotekës së Kryeqytetit është jo vetëm e gjatë, por edhe plot fakte interesante, madje momente dramatike. Bashkia ndërtoi për bibliotekën një godinë të mrekullueshme në sheshin “Banski”, jo larg banjës së njohur me ujë mineral. Mirëpo, kjo godinë u asgjësua gjatë bombardimit të madh më 30 mars 1944, kur një pjesë e madhe e Sofjes u dogj.

СнимкаAtëherë ishin djegur 40 prej gjithsej 50 vëllimeve, përfshi këtu dhe bibliotekën e Denkoglusë, e cila na ishte dhuruar – na tregon drejtoresha e Bibliotekës së Kryeqytetit Julia Cinzova. – U jemi shumë mirënjohës sofjanasve gjatë të gjitha këtyre viteve. Pikturat, që disponojmë, janë rreth 350. Kemi 13 mijë botime të rralla dhe të vlershme – të gjitha ato i janë dhuruar bibliotekës.

СнимкаPërvjetori u shënua me shumë aktivitete, ku Radioja Kombëtare Bullgare është partner mediatik. Një prej tyre ishte një ekspozitë dokumentare, që u hap në Kopshtin e Qytetit.

Biblioteka e Sofjes, e cila ka mbi një mln libra dhe mbi 50 mijë lexues mbushi 90 vjet. Do ta paraqitim historinë e saj në ekspozita fotografike, libra dhe konferenca” – tha gjatë hapjes së ekspozitës Julia Cinzova. Ajo vuri në dukje gjithashtu se biblioteka disponon mbi një mln vëllime. Ajo ka edhe 250 mijë libra në gjuhë të huaja. Ka një sallë amerikane leximi, një “kënd” korean, një sallë të madhe leximi të vendeve skandinave, një qendër ruse. Përveç kësaj lidhur me përvjetorin e 90 u organizua Salloni i 11 i Vjeshtës në Sofje për poezi, i cili u mbajt në Qendrën Amerikane të Bibliotekës së Kryeqytetit. U mbajt gjithashtu Bineali Kombëtar i Ilustrimit.

Ndër shfaqet më interesante të lidhura me përvjetorin e bibliotekës është ekspozita “Fati i librave”. “Prezantojmë libra me histori interesante, të cilat mendojmë se do të jenë interesante edhe për lexuesit” – tha Ana Anastasova, udhëheqëse e sektorit “Dituri për krahinat e vendit dhe trashëgimia letrare”. Fatet e librave janë të ndryshme, si ato njerëzore. Do të paraqiten libra të vlershëm, të marrë si dhuratë nga personalitete të shquara, ose të shpëtuara nga zjarri në vitin 1944, si dhe libra të ndaluar gjatë regjimeve të ndryshme politike dhe të shpëtuar nga asgjësimi /të ruajtur në mënyrë diskrete në fondet e bibliotekës, pa “ekzistuar” zyrtarisht në kartotekë/. Dhe shumë të tjera.

Libra të dhuruara nga personalitete të shquara. Gjatë bombardimeve në vitet 1943-44 Biblioteka e Kryeqytetit u propozoi bibliofilëve të shquar për t’i ruajtur dhe evakuuar bibliotekat e tyre, bashkë me fondet e tyre. Një pjesë e librave mbeten si dhuratë.

Libri më i vjetër në fondet e Bibliotekës është “Mbretëria e sllavëve” i Mavro Orbinit (1601). Ai është një ndër burimet, mbi të cilat është shkruar “Historia sllavo-bullgare” e murgut Pajisij Hilendarski – profeti i Rilindjes Kombëtare Bullgare dhe historiani i parë i kësaj epoke.

Krahas veprave të vlershme klasike me letër të trashëgimisë sonë kulturore dhe asaj botërore, që biblioteka disponon, ajo zhvillohet edhe në rrugën e teknologjive të larta. “Biblioteka ka qendrën më të madhe digjitale ndër institutet kulturore në Sofje, ndoshta edhe në vend”, shënoi drejtoresha Julia Cinzova.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Pavllova dhe Biblioteka e Kryeqytetit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Arti transformon vendet e preferuara në qendër të Plovdivit

Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..

botuar më 24-10-02 7.35.PD

"Triumfi" - kandidati bullgar për "Oscar" triumfoi në "Trëndafilin e Artë"

Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..

botuar më 24-09-27 11.47.PD
Prof. i Asociuar Marco Scarpa

Prof. i Asociuar Marco Scarpa: Gjuha dhe alfabeti nuk duhet të shërbejnë për të kundërshtuar njëri-tjetrin, por duhet të vlerësohen si një pasuri e përbashkët

Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..

botuar më 24-09-26 7.20.PD