Ekspozita kureshtare “Jeta kulturore e së kaluarës së Sofjes në afishe dhe fotografi” ishte prezantuar në sallën e Agjencisë shtetërore “Arkivat”. Pavarësisht se theksi i ekspozitës është mbi kulturën, ekspozita tregon në një njëfarë mënyre edhe zhvillimin e Sofjes si kryeqytet. Në fundin e shekullit të XIX-të ajo është një qytet i vogël (me rreth 20 mijë banues para fillimit tlë Luftës së fundit ruso-turke 1877-1878), qendër e një rajoni të vogël dhe të larguar të Perandorisë Osmane. Pas Çlirimit të Bullgarisë dhe shpalljes së Sofjes për kryeqytet në vitin 1879 ajo fillon zhvillim të vrullshëm për të bërë një qytet modern evropiane.
Ekspozita është lidhur me një përvjetor të rëndësishëm. Në vitin 1928 shënohen 50 vjet nga Çlirimi dhe 1000 vjet nga Shekulli i Artë, siç është i njohur kulmi i zhvillimit të letërsisë dhe kulturës mesjetare bullgare në kohën e sundimit të mbretit Simeon i Madh në fillimin e shekullit të X-të. Me këtë rast kryebashkiaku i atëhershëm i kryeqytetit gjeneral Vlladimir Vazov (vëllai i poetit dhe shkrimtarit Ivan Vazov) themeloi Muzeun e Kryeqytetit me Bibliotekë dhe Arkiv, që më vënë përdoret edhe si galeri. Sot këto janë katër institucione të ndryshme, të cilat kremtojnë përvjetonin e 90-të të themelimit të tyre.
„Kemi bërë përpjekje që me këto 90 artefakte – piktura, fotografi, afishe dhe ftesa – t’i prezantojmë këto institucione kulturore të rëndësishme për kryeqytetin tonë. Këto janë institucionet, të cilat përcaktojnë ritmin kulturor, jo vetëm të Sofjes, por edhe të Bullgarisë dhe tërë shoqërisë bullgare në shekullin e gjatë të XX-të. Në këtë mënyrë përpiqemi të tregojmë tërë hovin e kulturës së Sofjes" – tha gjatë ceremonisë së çeljes së ekspozitës kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkivat” Mihaill Gruev.
Artefakti më i vjetër është një afishe “luksoze” nga pikëpamja bashkëkohore, prej mëndafshi. Me të vatra e kulturës “Sllavjanska Beseda” lajmëron për shfaqjen e parë operistike në Sofje. Viti është 1882 – katër vite pasi qyteza e vogël doli nga errësira e sundimit të sulltanit. Ngjarja është koncerti i primadonës gjermane Philippine von Edelsberg. Për shkak të mungesës së orkestrës simfonike, partnerët e saj në skenë janë muzikantët ushtarakë nga trupa e parë e princit bullgar Aleksandër Batenberg. Dhe ky është fillimi. Sot Teatri Operistik Kombëtar është ndër teatrot prijës evropianë, kurse që nga viti 2013 ai e ka edhe Festivalin e vet të Vagnerit, i cili fiton gjithnjë e më shumë adhuruesv nëpër botë.
Afishja teatrore dhe operistike është prezantuar shumë mirë në ekspozitë. Ka afishe të shfaqjeve operistike të para bullgare – ndër ngjarjet e promovuara është vepra e parë operistike e Emanuill Manollovit. Në fakt këto dokumente ruhen në akademinë Kombëtare muzikore. Disa dokumente rikujtojnë për një nga ngjarjet kryesore për adhuruesit e artit të operës në kryeqytet – vizita e këngëtarit të njohur rus Fjodor Shaljapin gjatë vitit 1934. Ai ka marrë pjesë në shfaqjen e “Boris Godunovit” nga Musorgski dhe “Princit Igor” nga Borodin.
Eksponate të tjera kureshtare prezantojnë institucionet kulturore të cilat kanë mbetur në histori. I tillë është “Teatri Popullor Shtetëror për fshatin” i cili ka ekzistuar gjatë periudhës së viteve 1951-59. Ai pasqyron interesin ndaj tematikës së fshatit gjatë ashtuquajturit “realizëm socialist”. Mbase ka pasur publik të gjerë ndër dhjetëra mijë banuesve në fshatrat bullgare, të cilët vijnë atëherë në Sofje që të kërkojnë punë dhe jetë më të mirë në industri dhe në zyrat shtetërore të kryeqytetit.
Ekspozita përfshin periudhën 1882 deri në vitin 1994, qëkurse janë afishet e fundit të prezantuara. Eksponatet janë nga Muzeu Regjional Historik të Sofjes, Arkivi i Shtetit, Biblioteka e Kryeqytetit dhe Galeria e Arteve Figurative e Sofjes.
“Të krijojë, të mbledhë dhe të ruajë veprat e kulturës shpirtërore. Kjo është detyra kryesore e një qyteti, i cili do që të jetojë përjetë në vetëdijen njerëzore” – shkruan kryetari i bashkisë gjenerali Vazov në motivacionin e tij për krijimin e institucioneve kulturore të kryeqytetit. Sot mund të thuhet se, kryeqyteti i Bullgarisë ka kujtesën e vet shpirtërore, ka dhe një publik të madh e të etur për shfaqjet e saj të ndryshme.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Veneta Pavllova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..