Një revistë e re në tregun bullgar –“Përjeto Bullgarinë”, i vë vetes për detyrë të tregojë për historinë, për jetën tradicionale, kulturën dhe natyrën e Bullgarisë. “Që ta njihni, duhet jo thjesht ta vëreni me sytë e veta, por ta ndieni me zemrën tuaj”, nënvizohet në revistë.
Si të zbulosh përpara të huajve, ose përpara bullgarëve, por në një mënyrë të re, më intime, Bullgarinë në të gjithë shumëllojshmërinë e saj? Për këtë mendohesh pas një bisede me kryeredaktoren Svetllana Radeva, e cila propozon që bashkërisht “të përjetojmë frymën dhe traditat e tokës tonë”.
Revista “Përjetoje Bullgarinë” (https://experience-bulgaria.eu/) nuk është broshura e radhës turistike, ajo është përcaktuar si një botim i njohur shkencor dhe po përgatitet prej ekspertëve. U është drejtuar bullgarëve në vend dhe jashtë shtetit, por me versionin e vet në gjuhën angleze ka për qëllim një auditor shumë më të gjerë. Ideja është e menduar gjatë:
“Ajo plotëson boshllëkun e tregut bullgar, me qenë se në themel është etnologjia, por në variantin e njohur, bëhet prej gazetarëve dhe shkencëtarëve – sqaron Svetllana Radeva. Materialet, të cilat janë për regjionet e veçanta, shkruhen prej specialistëve vendas. Ideja është të ndihet fryma përkatëse nga vendi. Në fakt ky është dhe një resurs shumë serioz për një turizëm modern, të cilin mund ta quajmë “butik”. Pak nga pak po largohet koha e bumit të komplekseve të mëdha pushimore, gjithnjë e më interesante bëhet jeta dhe kultura tradicionale.”
Botimi është i paracaktuar për të gjithë familjen, me qenë se përveç teksteve për lexim përfshin dhe “diçka” për t’u bërë – një punim dore modern mbi bazën e artizanaleve tradicionale, receta të vjetra kulinare:
“Ka modele për çorape me vrima të punuara me dorë karakteristike për bullgarët me fe myslimane, ka dhe disa modele për qëndisje, shalli modern i pikturuar me dorë me motiv të qëndisur të mjeshtres së re Violeta Saparevska. Një specialiste prijëse në etnologji, docentja doktoresha Svetlla Rakisheva, përgatiti tekstin për bukën si një pjesë nga tradita kombëtare bullgare.
Ka dhe material për ritualin panagija në qytetin Kjustendill – kjo është një festë e bukës, pagane për nga thelbi i vet. Një ngjarje e jashtëzakonshme, me perspektivë për turizmin, por e papërdorur nga sipërmarrësit turistikë.”
Tani për tani revista del në çdo tre muaj në një variant elektronik dhe të shtypur. Në çdo një numër do të paraqitet një muze dhe trashëgimia kulturore në rajonin e tij. Pas publikimit për Muzeun Historik në qytetin Kjustendill dhe në vetë qytetin e lashtë – të njohur me burimet e veta minerale dhe qershitë, në numrin e dytë do të ketë tregim për trashëgiminë kulturore të qytetin Dupnica dhe për manastirin e Drjanovos.
Jo rastësisht në kopertinën e numrit të parë është këngëtarja e njohur popullore Nikolina Çakërdëkova, e cila flet për folklorin bullgar, për vlerat njerëzore dhe modën etnografike. Në numrin e ri tema vazhdon me Hristo Dimitrovin, një koreograf i njohur bullgar dhe regjisor, krijues i Ansamblit Folklorik Kombëtar “Bullgare”. "I bashkon dashuria ndaj kulturës bullgare” – tregon Svetllana. Bullgarët duhet të mësohen të vlerësojnë atë që kanë dhe të ruajnë folklorin bullgar.”
Revista është në bashkëpunim dhe do të prezantojë projekte të Klubit Kombëtar Shkencor dhe Klubit të Ekspeditës të UNESKO-s. Mes temave të numrit të ri të dytë do të jenë dhe shkollat bullgare jashtë shtetit:
“Ato janë të jashtëzakonshme, kanë mundur të bëjnë gjëra, të cilat asnjë tjetër në Bullgari nuk ka mundur - të bashkojnë që të gjithë politikanët bullgarë nga Parlamenti Evropian, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike, që të arrihet deri aty që në një kohë sa më të shpejtë gjuha bullgare të marrë pjesë në maturën e shkollave evropiane. Në Shtetet e Bashkuara kjo është arritur, taksa për dhënien e maturës në gjuhën bullgare financohet nga buxheti i Shteteve të Bashkuara dhe me këtë maturë hyhet në universitetet amerikane. Bullgarët jashtë shtetit e popullarizojnë kulturën bullgare nëpër të gjithë botën.”
Svetllana Radeva është etnologe, autore e librave dhe të artikujve për qëndisjet bullgare, mbron tezën për trashëgiminë kulturore dhe historike për kapancite – një grup i gjallë etnografik në Bullgarinë Verilindore.
“Unë qëndisa dhe punoja me shtiza që në moshën 4-5 vjeçare, përpara se të kisha filluar të lexoja dhe të shkruaja... Punoja rrobe moderne me qëndisje, në një moment arrita dhe deri tek etnogjeneza, duke analizuar teknikat e punimit me dorë nga ana e tyre shkencore, sepse ato janë shumë konservative, kurse qëndisja bullgare nuk është vetëm një hedhje e thjeshtë e kryqit!”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: experience-bulgaria.eu dhe Elena Paskallova
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..