Para disa ditësh në lidhje me miratimin e buxhetit shtetëror për vitin 2019 në Kuvend Kryeministri Bojko Borisov deklaroi se Bullgaria kurrë nuk ka qenë në formë aq të mirë. Po t’u besojmë treguesve makroekonomikë si deficit buxhetor, inflacioni, borxhi shtetëror, rritja nominale e pagave, papunësia etj. del se pohimi i tij është i vërtetë. Për këtë arsye ka njerëz, për të cilët vala e protestave e ditëve të fundit është e vështirë që të shpjegohet. Të gjithë qytetet e mëdha, rrugët republikane dhe autostradat ishin bllokuar nga qytetarë të pakënaqur. Protestat ishin cilësuar si të organizuara në mënyrë spontane në rrjetet sociale, mirëpo e morën përkrahjen e opozitës së djathtë.
Kërkesat kryesore janë ekonomike, por ndihen stimujt politikë. Duket se bullgari nuk dëshiron të vazhdojë të jetë evropiani më i varfër me pagë që i siguron vetëm 52% prej standardit mesatar të jetesës në BE dhe nuk pranon me qetësi rritjen e çmimeve gjatë muajve të fundit, e cila do të bëhet akoma më e ndjeshme gjatë muajve të dimrit. Sepse shtrenjtimi është më i konsiderueshëm tek karburantet – çmimi i tyre llogaritet nën ndikimin e tregut ndërkombëtar, mirëpo të ardhurat nuk mund të sigurojnë komfortin financiar karakteristik për shtetet më të zhvilluara evropiane. Po paguajmë më shumë për korrentin, gazin, karburantet. Ata mbeten më të lirët në BE, por kjo nuk mund t’i qetësojë bullgarët, gjysmë milionë prej të cilave jetojnë me pagën minimale prej 260 euro për muaj. Të mos flasim për pensionistët, të cilët marrin më pak se 200 euro.
Zemërimi i protestuesve nuk zbutet dhe në sfondin e rritjes së pagave në disa sektorë. Që nga 1 janar 2019 10% më shumë do të marrin nëpunësit në administratën publike, 5,7% më shumë do të marrën pensionistët që nga 1 korriku. Janë parashikuar dhe më shumë para për rrogat e mësuesve. “Vetëm dëshirojmë të jetojmë në mënyrë komode dhe të mos mendojnë për ne si për më të varfrit në Evropë”, insistojnë protestuesit në sfondin e ekonomisë kombëtare që zhvillohet relativisht mirë. Ata zemërohen akoma më shumë nga deklaratat e përfaqësuesve të partisë qeverisëse GERB, se secili është i lirë të protestojë. Sepse rritja e çmimeve, e cila akoma më shumë stimulon inflacionin (afër 4%) dhe e ul fuqinë blerëse, regjistrohet çdo ditë. Më të larta janë taksat për makinat e vjetra – makina të tilla ngasin 90% e bullgarëve, rritje do të ketë edhe për sigurimet e detyrueshme për shoferët. Rezultati i shtrenjtimit të energjisë është shtimi i çmimeve të produkteve, kurse gjatë muajve të ftohta do ta ndiejmë në mënyrë të ndjeshme edhe shtrenjtimin e ngrohjes.
Vitin e ardhshëm bashkë me zgjedhjet evropiane do të zhvillohen dhe zgjedhjet lokale në Bullgari. Në se tendenca e rritjes së çmimeve vazhdon edhe atëherë dhe në se efekti i rritjes së të ardhurave nuk është i mjaftueshëm për t’i kompensuar shpenzimet, koalicioni qeverisës mund të lëkundet seriozisht. Nuk duhet harruar se kryeministri Borisov ka përvojë të hidhur, sepse qeveria e tij e parë në vitin 2013 ra për shkak të protestave të lidhura me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Tani ai është në krye të qeverisë së tij të tretë dhe pohon se do të qeverisë deri në fundin e mandatit të saj dhe se një nga objektivat kryesore e programit të kabinetit është rritja e të ardhurave të popullsisë.
Nuk dihet në se Kryeministri do të ketë sukses në politikën e tij, por tani për tani njerëzit duken të pakënaqur për këtë se nuk ndiejnë efekte pozitive në jetën e tyre nga treguesit e mirë makroekonomikë të shtetit.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..