Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shqiptarët në Republikën Socialiste të Maqedonisë gjatë dekadës së fundit të Jugosllavisë së Titos (1981-1991)”

Libri i shkencëtares bullgare doc. dr. Marijana Stamova me përkthim në gjuhën shqipe

БНР Новини
Nga e majta në të djathtë: dr. Bobi Bobev, doc. Marijana Stamova, historiani ushtarak kolonel Stanço Stançev dhe botuesi Ivan Sapunxhiev

СнимкаInstituti i Ballkanistikës pranë Akademisë Bullgare të shkencave u bë mikpritësi i promovimit të përkthimit në gjuhën shqipe të librit të historianes doc. dr. Marijana Stamova “Shqiptarët në Republikën Socialiste të Maqedonisë gjatë dekadës së fundit të Jugosllavisës së Titos (1981-1991)”. Libri sapo doli nga shtypi në sajë të punës ekipore të autores, përkthyesit dr. Anton Pançev,  Komisionit Ushtarak Historik dhe Vatrës së Kulturës “Zora” në qytetin e Kjustendilit.

Projekti ynë i përbashkët me docenten Marijana Stamova filloi në vitin 2012: frytet e kësaj pune janë dy librat: “Faktori shqiptar në Republikën Socialiste të Maqedonisë (1945-1981)” dhe “Shqiptarët në Republikën Socialiste të Maqedonisë gjatë dekadës së fundit të Jugosllavisës së Titos (1981-1991)” – shpjegoi zv.kryetari i Komisionit Ushtarak Historik dhe kryetari i Vatrës së Kulturës “Zora” Ivan Sapunxhiev. “Për botimin e librave dhe për përkthimin e tyre në gjuhën shqipe doc. Stamova mori përkrahjen tonë teknike dhe jemi gati të bashkëpunojmë me të edhe në të ardhmen.

Kënaqësinë e tij për faktin se studimet e doc. Stamova janë në dispozicion edhe të lexuesve bullgarë, kështu edhe të atyre shqiptarë, e shprehu diplomati dr. Bobi Bobev, ish ambasador i Bullgarisë në Shqipëri:

Para shumë vitesh pasi e mbarova Universitetin dhe isha ftuar në Institutin e Ballkanistikës, puna e lidhur me studimin e historisë shqiptare dhe në përgjithësi me studimin e kulturës dhe gjuhës shqipe ishte shumë perspektive, sepse në Bullgari mungonin specialistë të përgatitur. Por jam i lumtur se kohët e fundit  po punon brezi i ri i shkencëtarëve, të cilët kanë përgatitje të mirë dhe ata e zhvillojnë albanologjinë në të gjitha aspektet e saj. 20 vitet e fundit bëhen më shumë përkthime letrare nga gjuha shqupe në bullgarisht dhe anasjelltas. Po të  fillojmë të përkthejmë më shpesh letërsinë shkencore, kjo do të jetë akoma një kontribut i rëndësishëm për njohjen reciproke të popujve tanë dhe projekti i docentes Stamova është një hap i rëndësishëm në këtë drejtim.”

СнимкаVetë docentja Stamova shpjegoi se interesi i saj shkencor ndaj çështjes shqiptare në Jugosllavi lindi akoma me fillimin e punës së saj në Institutin e Ballkanistikës në vitin 2000. “Që nga fillimi theksi është mbi studimin e shqiptarëve në kuadrin e Jugosllavisë në të gjitha republikat e saj. Disertacioni im ishte për problemin shqiptar atje deri në vitin 1974, pastaj doli libri me studimin tim deri në vitin 1981 dhe habilitimi im si docente ishte për periudhën deri në shpërbërjen e federatës jugosllave. Por në vitin 2012 me kolegët nga Komisioni Ushrarak dhe Historik e filluam këtë projekt për studimin e shqiptarëve në Maqedoni dhe ideja ishte që ta ofronim atë edhe në gjuhën shqipe për të gjithë shqipfolësit e interesuar. Kështu tani kemi dy libra me përkthimet e tyre.  Në librin që po e prezantojmë  përshkruaj periudhën e viteve të 80 – një periudhë e shkurtër, por turbulent, me forcimin e nacionalizmit në Jugosllavi, me shqetësimet ekonomike, me keqësimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, me ndikimet e forcave të brendshme dhe të jashtme kundër Jugosllavisë. Këto rrethana janë të favorshme për shqiptarët brenda federatës dhe për ata nga diaspora dhe nga Shqipëria, që t’i “internacionalizojnë” problemet e tyre dhe t’i parashtrojnë edhe para komunitetit ndërkombëtar. Shpresoj se në të ardhmen do të vazhdoj studimet e mia në të njëjtën drejtim, duke përfshirë në to periudhat në vijim.”

СнимкаGatishmëri për punë të ardhshme me doc. Marijana Stamova tregoi përkthyesi Anton Pançev, i cili është profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes dhe doktor i politologjisë me njohuri të thelluara për rajonin e Ballkanit, sipas të cilit “teksti i librit është i qartë dhe i shkruar në një gjuhë të përsosur shkencor, pa fjala të koklavitura dhe pretencioze – diçka që lehtëson përkthimin dhe leximin dhe në të njëjtën kohë flet shumë pozitivisht për autoren si shkencëtare.

Foto: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një kuadr nga filmi

Filmi "Tufa" hap edicionin e 38-të të "Kinomania"

Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..

botuar më 24-11-13 6.25.PD

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” fillon me një theks në Ukrainë

Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Filmit, Bashkisë së Kryeqytetit, Ambasadës së Ukrainës dhe Derzhkino të Ukrainës. Këtë vit,..

botuar më 24-11-08 6.20.PD
Foto: Ambasada e Republikës së Bulgarisë në Shqipëri

Ditët e Kulturës Bullgare u zhvilluan në Tiranë

Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita e Iluministëve të Popullit që e festuam së fundmi, ne bëmë çmos për t'i njohur miqtë tanë..

botuar më 24-11-06 8.25.PD