Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbyllja e shkollave profesionale është problem për ekonominë bullgare

БНР Новини

A mungojnë punëtorë në tregun e punës në Bullgari dhe a mund të presim zgjidhjen e këtij problemi, po të importojmë punëtorë nga shtete të treta – për këtë folën pjesëmarrësit e forumit të organizuar nga fondacioni “Fridrih Ebert” dhe shoqata “Bullgaria Solidare”. Sipas këshilltares ekonomike pranë Konfederatës së Punës “Podkrepa” Vanja Grigorova problemi i vërtetë i ekonomisë sonë nuk është mungesa e kuadrove, por mbyllja e dhe mungesa e shkollave profesionale, të cilat mund të përgatitin nëpunësit e ardhshëm për degët e ndryshme të ekonomisë.Ky është konkluzioni i bërë pas takimeve të zhvilluara mes sindikatave, përfaqësuesve të Agjencisë së punësimit dhe punëdhënësve në tri qytete bullgare – Plovdiv, Kazaknllëk dhe Varna. Sipas Grigorovës profesioni i punëtorëve nuk është prestigjioz dhe prandaj nuk ka shumë njerëz që dëshirojnë të aplikojnë për pozitat e lira në uzinat dhe ndërmarrjet industriale. Ajo komentoi dhe kërkesat e biznesit për planifikim nga ana e shtetit, në mënyrë që secili njeri që ka mësuar në shkollë profesionale të detyrohet punojë në përputhje me specialitetin e tij. Edhe pse përkohësisht, një propozim i tillë mund të lehtësojë situatën e rëndë me mungesën e kuadrove , por vetëm në se ka garanci përkatëse nga ana e punëdhënësve. Të gjitha aspektet e problemit janë përshkruar hollësisht në një raport, ku ka dhe propozime konkrete për amendamente legjislative në tri drejtime:

СнимкаNë vend të parë duhet të ndalojmë migracionin e punëtorëve, d.m.th. duhet të ndalojmë importin e njerëzve nga shtete të treta, të cilët janë gati të punojnë për pak para” – komentoi Vanja Grigorova.  – “Në vend të dytë – duhet të përqendrohemi mbi shkollat profesionale, por me garanci nga ana e punëdhënësve për këtë se pas diplomimit në specialitetin përkatës njerëzit do të fillojnë punë dhe do të marrin një rrogë të mirë. Gjëja e tretë me rëndësi është që biznesi të detyrohet të informojë zyrat e punësimit për vendet e lira pune. Kështu ata që janë në tregun e punës do të kenë informacion të saktë dhe qeveria do të disponojë me të dhëna të sakta për nevojat e tregut dhe për pagat në sektorët e ndryshëm. Mendojmë se këta tre hapë do të japin rezultate pozitive.

Në forum u komentua dhe një temë tjetër aktuale nga rendi evropian i ditës, e lidhur me transportin ndërkombëtar të mallrave. Rezultatet e anketës zyrare me pjesëmarrjen e 100 bullgarëve, të zhvilluar posaçërisht në lidhje me raportin e përmendur tregojnë se si ndihen shoferët e transportit ndërkombëtar në vendet e tyre të punës. Po të pranojmë se ata marrin mesatarisht 2 mijë euro (rreth 4 mijë leva) për muaj, paga e tyre siguron një standard të mirë të jetesës vetëm për familjet e tyre në Bullgari, kurse jo për ta jashtë shtetit, ku shoferët ndodhen në pjesën më të madhe të kohës. Një problem tjetër të madh janë të ardhurat në bazë të të cilave llogariten kontributet e tyre shoqërore dhe shëndetësore. Zakonisht pagat e tyre për efekt të llogaritjes së kontributeve janë shumë të ulëta – afër pagës minimale për Bullgarinë. Të gjitha të ardhurat e tyre mbi rogën mujore i marrin si dietë, me të cilën shoferët duhet të paguajnë shpenzimet e tyre të ditës jashtë shtetit. Shpesh ata punojnë jashtë orarit dhe i manipulojnë tahografët.

Prapë së prapi, po të zgjedhin të mbeten në Bullgari, njerëzit në moshë pune mund të gjejnë vendin e tyre të përshtatshëm për zhvillim profesional, sepse sipas të dhënave të Agjencisë së punësimit vendet e lira pune në Bullgari për datën 5 nëntor 2018 kanë qenë pak më shumë se 13 mijë. Njerëzit e regjistruar në Zyrat e punësimit janë 193 mijë, d.m.th. për çdo vend pune ka 15 të papunë. Sipas Vanja grigorovës për shumë prej këtyre vendeve pune s’ka nevojë për kualifikim të posaçëm – vetëm për dëshirë për punë.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kompanitë bullgare po tregojnë interes në rritje për panairet e specializuara në Gjermani

89% e investitorëve gjermanë në Bullgari do të zgjidhnin sërish vendin tonë për investimet e tyre – sipas një sondazhi të Dhomës Gjermano-Bullgare të Industrisë dhe Tregtisë (GBITK), të kryer në vitin 2024. Gjermania vazhdon të jetë një partner kyç përsa..

botuar më 25-03-04 7.30.PD
Temenuzhka Petkova

Ministri i financave pret buxhetin e vitit 2026 të jetë në euro

Buxheti i vitit 2025 është buxheti i mundshëm dhe mendoj se do të jetë i fundit që Bullgaria e pranon në leva. Këtë e tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova për bTV. Projektligji për buxhetin e shtetit për vitin 2025 u përgatit pa parashikuar..

botuar më 25-03-03 11.28.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD