Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja e re Donika Hoxha: “Shqipëria do të bëhet më e njohur në Bullgari”

Marrëdhëniet politike ndërmjet Bullgarisë dhe Shqipërisë janë të shkëlqyera, por “mendoj që bashkëpunimi ekonomik nuk e reflekton këtë nivel të marrëdhënieve politike ” – pohoi Ambasadorja Donika Hoxha në intervistën e dhënë posaçërisht për “Radio Bullgarinë” disa ditë pas dorëzimit të letrave të saj kredenciale në Presidencë dhe pas pritjes festive të organizuar nga Ambasada me rastin e përvjetorit të 106 të Pavarësisë së Shqipërisë.

Sipas saj si diplomate ajo mund ta ndihmojë më mirë biznesin duke eksploruar rrugë konkrete për intensifikimin e lidhjeve ekonomike dhe duke dëgjuar drejtpërsëdrejti mendimin e “aktorëve të biznesit”. Pikërisht aty do të fokusojë përpjekjet e saj të mëtejshme. “Prandaj një nga takimet e mia të para ishte pikërisht me presidentin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bullgarisë, por nisur edhe nga pozicioni im i mëparshëm si drejtore e diplomacisë ekonomike” – tha Shkëlqesia e Saj Znj. Donika Hoxha dhe vazhdoi:

Duhet të kemi parasysh se në fillim të viteve 90 Shqipëria iu drejtua Bullgarisë si një nga vendet e para për shkëmbime tregtare, pra nga pikëvështrimi im ka nevojë jo vetëm për rritje të shkëmbimeve tregtare ku duhet punuar shumë, por edhe investime direkte bullgare në Shqipëri, si edhe pjesëmarrje të firmave bullgare në projektet ndërrajonale të ndërlidhjes. Ky është qëllimi kryesor që i kam vënë vetes për të vijuar atë ç‘ka është deri tani edhe për të intensifikuar më shumë nivelin e marrëdhënieve ekonomike.

Një promovim shumë i mirë i Shqipërisë në Bullgari” është çështja tjetër më e rëndësishme sipas Ambasadores Hoxha. Dhe aty do të jenë drejtuar përpjekjet e saj më të mëdha. “Mendoj se duke ndërthurur çdo event me një element promovues, Shqipëria do të bëhet më e njohur”, tha ajo dhe dha si shembull pritjen e Ambasadës shqiptare në Sofje për festën kombëtare, ku të pranishmit patën mundësi të shijojnë pijet tradicionale shqiptare dhe të njihen me bukuritë e Shqipërisë të treguara në disa videoklipe dhe në ekspozitën e vogël të renditur nga vetë Ambasadorja me fotografitë më të mira të konkursit “Colors of Albania”.

Ka një tendencë në rritje për sa u përket vizitorëve shqiptarë në Bullgari dhe atyre bullgarë në Shqipëri. Bullgaria është gjithmonë ndër 15 vendet e para për sa i përket numrit të turistëve me një tendencë në rritje”. Në gjashtëmujorin e parë të 2018 shkëmbimi i vizitave dypalëshe ka qenë në një nivel shumë të mirë, por kjo ka qenë gjithmonë në kuadër të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian. Qëllimi tani do të jetë që kjo tendencë të ruhet dhe në të gjitha aktivitetet e përbashkëta bullgaro-shqiprate të ketë një element promovimi.

Sigurisht që duke u njohur më mirë të dy vendet, kulturat e të dy popujve, duke rritur kontaktet midis bizneseve dhe investitorëve, kjo do të sjellë si rrjedhojë pozitive edhe rivendosjen e një linjeje ajrore midis Sofjes dhe Tiranës” – mendon zonja Hoxha.

Më shumë hollësira ju ftojmë të mësoni nga intervista.





Foto: Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova u tërhoq nga posti i kryetares së Parlamentit

Kryetarja e Parlamentit nga BSP ia dorëzoi postin zëvendëskryetares nga GERB

Paraqita  një kërkesë me të cilën tërhiqem nga detyra e kryetares së Kuvendit Popullor, njoftoi kryetarja e parlamentit, Natalija Kisellova, pasi hapi seancën plenare më 29 tetor. “Sot tërhiqem dhe në këtë mënyrë tregoj se si duhet vepruar me ndjenjë..

botuar më 25-10-29 11.05.PD

Qeveritarët ranë dakord për rotacionin e kryetarit të parlamentit

Këshilli për bashkëqeverisje shqyrtoi në mbledhjen e sotme projektbuxhetin për vitin e ardhshëm dhe propozimin për rotacionin e kryetarit të Kuvendit Popullor. Vendosja e një kryesimi i rotacionit të Kuvendit Popullor do të firmoset të mërkurën, më 29..

botuar më 25-10-28 3.26.MD
 Драгош Пъслару

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania rinegocion me BE-në Planin e saj Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri Komisioni Evropian miratoi variantin e ri të Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Rumanisë, njoftoi ministri për fondet evropiane Dragoș Pîslaru, i..

botuar më 25-10-25 9.00.PD