Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukët e ritit nga Dita e Shën Ignat Hyjmbajtësit deri në Krishtlindje

Ditë e re, vit i ri, kanë thënë dikur në ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit. Sipas kalendarit popullor, që nga kjo ditë, e cila bie gjithënjë më 20 dhjetor, fillon “Viti i Ri”. Është me rëndësi të madhe se kush do të hyjë i pari në shtëpi – në qoftë se është njeri i mirë, me pasuri dhe me fat, do t’i siguroj kësaj familjeje bereqet dhe mirësi. Ja përse në ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit (Ignazhden) nuk duhet të shkohet për vizitë pa ftesë. Njerëzit nuk duhet të dalin nga shtëpia pa ndonjë shkak të caktuar, por në qoftë se është nevojitur ta bëjnë, duhet të kthehen patjetër duarplot, duke sjellë dhe kashtë. Këtë ditë kanë parashikuar se si do të jetë viti i ardhshëm, kanë zhvilluar praktika të ritit për sigurimin e një mbarështimi më të mirë tek kafshët shtëpiake, më në veçanti tek pulat. Në disa krahina të Bullgarisë kundrejt ditës së Ignazhdenit është zhvilluar dhe darka e parë e bekuar me temjan në të cilën po kështu kanë vënë gjellë pa mish, grurë të gjallë e gjëra të tjera.

Sipas besimeve, që nga dita e Ignat Hyjmbajtësit fillojnë dhimbjet e lindjes të Shën Mërisë. Fillon dhe cikli festiv i festave lidhur me Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, të shoqëruar me tavolina të bollshme dhe bukë të ndryshme riti, pite, kulaçe e të gjitha këto të shoqëruara me këngë dhe rite të posaçme...

Herët në mëngjes në ditën e Shën Ignat Hyjmbajtësit gratë kanë përgatitur brumin. Pasi brumi ka ardhur, kanë marrë nga pak brumë dhe e kanë caktuar: “kjo është për kadiun!”. Në këtë rast “kadiu” është emri i caktuar i koduar  kundër sëmundjeve të ndryshme. Pas kësaj kanë formuar një kulaç të vogël prej këtij brumi, por nuk e kanë pjekur, por e kanë lënë diku që të thahet. Më vonë e kanë përdorur këtë kulaç për shërim – kanë vënë copëra të vogla prej tij në mjaltë  dhe ia kanë dhënë të sëmurit. Nga po ky brumë kanë këputur me dy gishta dhe kanë bërë kryq mbi ndonjë prej tjegullave të shtëpisë, që të mund të ikë e keqja prej tyre. Dhe pas të gjitha këtyre kanë filluar drejt përgatitjes së kuleçve. Kanë bërë kaq kulaçe, sa janë dhe anëtarët e familjes dhe një më tepër , të cilin e kanë ruajtur që të kalohet me thimjam gjatë Natës së Buzmit. Në shumë vende kanë gatuar dhe bukra të tjera. Për shembull në rrethin e qytetit Teteven në çdo një shtëpi kanë përgatitur kulaç dhe kukull, të lyer me mjaltë. Në qoftë se njeriu i parë i cili vjen për vizitë dhe quhet poleznik është mashkull i kanë dhënë kulaçin, në qoftë se është femër – i kanë dhënë kukullën. Në Bullgarinë Verilindore kanë përgatitur një bukë ë veçantë të quajtur pitja e Ignazhdenit. E kanë kaluar me thimjam dhe u kanë dhënë nga pak të gjithë pjesëtarëve të familjes, kurse në depot e grurit dhe në shportat me misër kanë hedhur copëza të vogla.

Një traditë shumë interesante përshkruan Dimitër Marinov, të ruajtur akoma në kohën e tij /në fund të shekullit të 19 dhe në fillim të shekullit të 20/ vetëm në disa fshatra të qytetit Ruse. Kjo traditë quhet ruajtja e majasë. Siç sqaron etnografi, kjo traditë ka një karakter magjistar dhe për shkak të kësaj ka qenë e ndaluar nga priftërinjtë. Duhet të ekzistojë dhe në vende të tjera, por e fshehin – shkruan akoma Marinovi.

Për tavolinën e Natës së Buzmit përgatiten disa lloj bukë, të cilët kanë përkushtime të ndryshme. Më i rëndësishëm është buka e quajtur "bogovica", e njohur edhe si Buka e Zotit, bozhiçnjak, shenjtor. Kjo bukë i është kushtuar Zotit dhe shtëpisë. Zbukurimi i bogovicës patjetër përfshin kryqin. Shkopinjtë prej brumi me të cilat bëhet janë me anë pak të thurur me dhëmbëza. Në mes vihet vula me meshanik. Në shumë fshatra kanë gatuar dhe bukë të quajtur paraklis, kushtuar Zotit të Ri.

Kategoria e dytë e bukëve për festën i janë kushtuar bujqësisë, blegtorisë, shtëpisë dhe orendisë shtëpiake... Buka e quajtur gumno mbulohet sipër me pamje të ndryshme nga jeta e familjes, me barin e thatë të oborrit, me kafshët e shtëpisë, me derrat, qentë. Pas bekimit të kësaj buke i jepet lëruesit të tokës, një pjesë prej saj vihet në ushqimin e qeve, me të cilët ai lëron tokën. Buka, e cila quhet bucelë, ka të njëjtën formë. Ajo është e paracaktuar për ata të cilët e punojnë vreshtin, kurse një kafshatë prej saj shpihet në vresht. Është e përhapur dhe tradita të bëhet bukë, mbi të cilën të vihen simbolet e bariut dhe të kopesë, qeve dhe lëruesit, e të tjera.

Pasi buka bekohet, zbukurimi hiqet mënjanë dhe buka u ndahet njerëzve të cilët merren më veprimtarinë përkatëse. Pas kësaj buka ndahet copa-copa dhe çdo një merr nga një copë që ta verë nën jastëk. Çfarë ëndrre të shikoj natën – i tillë do t’i jetë fati gjatë gjithë vitit të ardhshëm.

Bukë u kanë dhuruar dhe kolendarëve, të cilët vizitojnë të gjitha shtëpitë në mbrëmjen duke u gdhirë Krishtlindja – një kulaç i thurur me kryq në mes.

Çdo një shtëpiake i ka punuar vetë bukët në varësi nga dijet e trashëguara dhe mjeshtëritë e veta. Por më e rëndësishmja ka qenë të mund të ruhet kuptimi i thellë i çdo një riti dhe ai të shënohet me të gjitha hollësirat – që nga përgatitjet deri në tavolinën festive.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe arkiv

Më shumë nga rubrika

50 çeverme të Rodopeve i presin mysafirët e Farmfestës në Momçillgrad

Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..

botuar më 24-05-25 6.40.PD

Lojëra, beteja dhe atraksione - festivali antik "Nike - loja dhe fitorja" pranë Veliko Tërnovos

Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..

botuar më 24-05-25 5.05.PD

Festojmë Ditën e Shën Llazarit

Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..

botuar më 24-04-27 8.05.PD