Sportisti më i mirë bullgar në skitë alpine Albert Popov fitoi edhe të dy slalomet për kupën “Ulen”, që u mbajtën sot në vendpushimin Bansko të malit Pirin. Startet janë nga kalendari i Federatës Ndërkombëtare të Skive (FIS) dhe Federatës Bullgare të Skive. Popovi fitoi slalomin e parë me kohën totale 1:22.80 min, të dytin – me 1:23.85 min. Në këto gara që janë të parat tek meshkujt dhe femrat për stinën e re në Bullgari, morëm pjesë 58 skiatorë nga 8 shtete.
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..
Në një ndeshje dramatike, volejbollistët e ekipit kombëtar bullgar mposhtën SHBA-në me rezultatin 3:2 (21:25, 19:25, 25:17, 25:22, 15:13) në Pasay City, Filipine, para 10 181 spektatorëve në një garë për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës...